question_selector
stringlengths
4
121
question_title
stringlengths
4
121
question
stringlengths
20
3.91k
answers
stringlengths
78
7.96k
Perfitim nga dhenia e tokes per pallat
Perfitim nga dhenia e tokes per pallat
Pershendetje. Dua te jap token per pallat dhe kam informacion qe perqindja eshte 35% por nuk e di si mund ta llogaris perfitimin. Gjithastu dua te di nese perfitoj me shume nga numri i kateve apo perfshihen vetem metrat e truallit ne llogaritje.
Përshëndetje, Se pari per përcaktimin e pjeseve takuese e rendesishme është marreveshja qe ju lidhni me shoqërinë sipërmarrëse, ku përveç perqindjes duhet te përcaktohen edhe modalitetet specifike, koha, afati, mënyra se si do të ndahen pjesët, penalitetet, etj.. Së dyti, llogaritja e përqindjes bëhet duke llogaritur përqindjen e sipërfaqes së truallit në pronësinë tuaj, në raport me sipërfaqen totale për ndërtimin e pallatit, dhe me pas ky koefiçent shumëzohet me koefiçentin e zhvillimit të pronës, i cili është i përcaktuar në lejen e ndërtimit. Koefiçenti i zhvillimit të pronës ka të beje me sipërfaqen ndertimore ne volum (katet mbi dhe nen toke) qe do te realizohen per kete ndërtim. Si përfundim sipërfaqja llogaritet sipas te gjitha njesive te ndarjes se nje objekti pallat, qe jane: apartament, njesi shërbimi dhe vende parkimi; gjithmone nese objekti ka te tille. Ju faleminderit!
DHURIMIN E BIZNESIT DJALIT
DHURIMIN E BIZNESIT DJALIT
Pershendetje ! Jam administrator i subjektit regjistruar si person fizik dhe me pergjegjsi tatimore tatim mbi fitimin. Dua te ja kaloj gjithe biznesin djalit dhe heq dore nga gjithcka ne lidhje me kte biznes ! Si duhet te veproj ?
Pershendetje. Persa kohe veprimtaria tregtare eshte e regjistruar si person fizik, atehere ju nuk jeni administratori, por vete personi tregtar. Kjo veprimtari nuk mund te kalohet me veprim juridik, pasi eshte e lidhur me vete personin. Megjithate ju mund te mbyllni personin tuaj fizik dhe djali te hape nje subjekt tjeter tregtar, e cila do te ushtroje te njejten veprimtari qe ju ushtornit me pare.
Përdorimi i aktit të dhurimit
Përdorimi i aktit të dhurimit
A mund të përdoret një akt dhurimi i lëshuar pas 10 vjetësh?
Përshëndetje, Së pari akti i dhurimit nuk ka kufizime kohore, apo afate vlefshmërie në parim, por që të mund të përfitosh nga një kontratë dhurimi duhet të plotësohen apo të mos cënohen elementë që Kodi Civil dispozitat 761-771 përmbajnë. Disa prej tyre janë: – Nuk përbën dhurim heqja dorë nga një e drejtë para se të fitohet ajo, ose heqja dorë nga trashëgimi ( neni 761); – Dhurimi nuk mund të përmbajë veçse pasurinë e tashme të dhuruesit. Në qoftë se përfshin pasurinë e ardhshme, dhurimi është i pavlefshëm për sa i takon kësaj( neni 762); – Dhurimi, që ka për objekt detyrimet periodike, shuhet me vdekjen e dhuruesit, përveç rasteve kur në kontratë është parashikuar ndryshe(Neni 763) – Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Pranimi mund të bëhet me po atë akt, ose me akt të mëvonshëm. Në këtë rast dhurimi quhet i përfunduar nga momenti kur akti i pranimit i është njoftuar dhuruesit(Neni 764); Disa nga dispozitat që ju referova janë kufizime të cilat sjellin pavlefshmëri të kontratës së dhurimit apo aktit të dhurimit dhe duhet të mbahen në konsideratë nga palët sidomos kur hartojnë një kontratë të tillë. Si përfundim dua të sqaroj faktin se nuk është kalimi i kohës, fakti që sjell mos përfitimin nga akti i dhurimit, por janë një sërë elementësh të tjerë të cilët duhet të zbatohen në të kundërt nuk përfitohet nga ky akt. Ju faleminderit!
Sqarim për akt dhurimi
Sqarim për akt dhurimi
Një akt dhurimi që është dhënë për një sipërfaqe të caktuar, a mund të përdoret mbas 11 vitesh, kur kam fituar me trashëgimi dhe legalizim një sipërfaqe tjetër, vite më vonë?
Përshëndetje, Nëse ju keni përfituar një pasuri nëpermjet aktit të dhurimit, e cila është pranuar dhe ka hyrë në fuqi, bazuar në nenin 761 të Kodit Civil:Dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës tjetër një send të caktuar ose një të drejtë reale të cilat kjo i pranon. Nëse kontrata e dhurimit është e vlefshme sipas dispozitave 761-771 të Kodit Civil, dhe nuk ka shkaqe të cilat e bëjnë të pavlefshme, pasuria e cila është vendosur në aktin e dhurimit pavarësisht përdorimit të saj në atë moment apo vite me vonë, ajo njësoj është e vlefshme. Nëse po i njëjti subjekt është përfitues nga trashëgimia e personave të cilët i kanë dhuruar pasurin me akin e dhurimit, nga kjo pasuri që do të trashëgohet nuk do të përfshihet pasuria e dhuruar. Subjekti nëse është trashëgimtar ligjor apo testamentar referuar dispozitave ligjore të Kodit Civil, do të jetë përfitues dhe i kësaj pjese të pasurisë. Për ta theksuar se pavarësisht përdorimit apo jo, sendi i dhuruar nuk mund të përfshihet në pasurine trashëgimore dhe të përdoret nga trashëgimtarët kur akti i dhurimit ka qënë i vlefshëm. Gjithashtu nëse ju është legalizuar ndërtesa apo keni përfituar pasuri të tjera që ndodhen në sipërfaqen e tokës të dhuruar, kjo nuk ndikon në dhurimin apo perjudhën kohore të përdorimit të saj. Ju faleminderit!
Procedura per Kontrate Shitje-Blerje
Procedura per Kontrate Shitje-Blerje
Doja te dija kujt i Talon me ligj pagesa e 3% gjat shit dhe blerjes se shtepis,Shitesit Apo Bleresit?Po Per sherbimet Noteriale i paguan Shitesi Apo Bleresi?Cila Jan te gjitha Prozedurat Per Blerjen e shtepis Tek Noterja dhe Kur merret Certifikata e Pronesis.
Pershendetje, Legjislacioni shqiptar parashikon se shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të ( shpenzimet noteriale), janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe. Pra palet me marreveshje mund te ngarkojne detyrimet pales shitese, apo ti ndajne ato mes tyre. Ndersa ne lidhje me tatimin, personi qe shet pasurine dhe qe perfiton te ardhurat nga kjo shitje, paguan detyrimet perkatese. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Pasuria e paluajtshme e kaluar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Pai jane kryer te gjitha veprimet nga zyra noteriale mbi hartim, perpilim, nenshkrim kontrate shite- blerje, mbi fitimin e pronesise duhet te nderrmerrni marrjen e masave per te regjistruar kontraten e shiteblerejes prane ASHK, nga ku te aplikoni me per leshim certifikate pronesie, kopje fragment harte, kopje kartele te pasurise se paluajtshme, sherbime te cilat kryhen ne portalin e- albania ose mund te kerkoni ndihmen e sherbimit noterial. Faleminderit!
Kontrat sipermarrje
Kontrat sipermarrje
Pershendetje Jemi 11 bashkpronar dhe kemi nje certifikat pronsie. Nga viti 2021 jemi ne gjygj per pjestim pasurie . Un si bashkpronar kam rregjistruar ne hipotek akt padin e gjykates ,.Kur un i kerkoj hipotekes kartel pasurie shikoj qe ne kete kartel jtani shpejt me date 12/05/2023 10 nga bashkpronaret kan bere tek noteri kontrat sipermarrje me nje firme ndertimi dhe e kan rregjistruar ne kartelen e pasurise un bashkpronari i 11 nuk di gje per kete kontrat aq me teper jemi ne gjygj per pjestim pasuri ? Me shpjegoni ju lutem esht e drejte qe te rregjistrohet kjo kontrat sipermarrje me 10 bashkpronar ku un s kam firmosur dhe esht e ligjshme sepse ne jemi ne gjygj ? ku esht interesi ose me sakt pislliku qe kan bashkpronaret me rregjistrimin e kesaj kontrate ? dhe mbi te gjitha a esht e ligjshme kur mungon nje bashkpronar te behet kjo kontrat dua tju theksoj qe kemi vetem nje certifikat pronsie flm
Përshëndetje, Tjetërsimi i sendit të përbashkët bëhet vetëm me pëlqimin e të gjithë bashkëpronarëve. Kontrata e sipërmarrjes e lidhur ndërmjet palëve, pa pëlqimin dhe firmën e të gjithë bashkëpronarëve, nuk është në përputhje me ligjin dhe kundërshtimin e saj mund ta bëni vetëm në rrugë gjyësore. Përsa i përket numrit të certifikatave të pronësisë, duhet të keni aq certifikata pronësie sa është dhe numri i bashkëpronarëve (neni 17, pika 3 i Liigjit nr. 111/2019 ”Për Kadastrën”). Faleminderit.
Shitje
Shitje
Pershendetje, dua te di nje informacion ne lidhje me shitjen e nje apartamenti. Kam nenshkruar kontrate porosie me nje sipermarres per blerjen e nje aparatamenti qe eshte ne ndertim, nderkohe kam bere dhe bllokimin e prones ne Ashk sipas Kontrates se porosise, aparatmentin qe kam porositur dua ta shes. Mund ta kryej aktin e shitblejes me pelqimin e sipermarresit edhe pse kestin perfundimtar te pageses se aparamentit te porositur kundrejt sipermarresit nuk i kam shlyer . Faleminderit!
Përshëndetje, Po, mund të realizoni shitjen e të drejtave reale të apartamentit, të cilat i zotëroni nga kontrata e porosisë, me kusht që në kontratë të jetë palë dhe të nënshkruaj dhe investitori/sipërmarrëi, si dhe të përcaktoni qartë të drejtat dhe detyrimet që do kalojnë te blerësi. Faleminderit!
Kontratë dhurimi te nipi
Kontratë dhurimi te nipi
Përshëndetje mami dhe tezja kanë një pasuri të paluajtshme apartament të përfituar me testament nga gjyshi. Tani tezja do tja dhuroj pjesën e saj takuese mamit dhe më pas mami do që të më dhuroj mua. Por a ka mundësi që tezja dhe mami të ma dhurojnë direkt mua që të mos bëjmë unë dhe mami proçedura të tjera më pas Faleminderit.
Pershendetje, Po, patjeter qe mund te realizohet pasi nuk ka kufizime ligjore. Secila prej tyre mund te ja u dhuroje drejtperdrejt ju. Faleminderit.
Shlyerje detyrimi
Shlyerje detyrimi
Pershendetje Ne lidhjen e Kontrates nga te dy palet kontraktore nuk eshte percaktuar qe ne rastet kur pagesa e faturave per sherbimin e kryer ne kohe do te mbahen kamat vonesa. Dhe tani ndodhemi ne proces gjyqesor per kerkimin e shumes plus kamat vonesat. A kane te drejte te kerkojne kamat vonesat kur ate se kemi percaktuar ne kontrat? A egziston nje ligj qe e kundershton kerkimin saj? Faleminderit
Përshëndetje, Bazuar në parashikimet e Kodit Civil, debitori që paguan detyrimin në vonesë, detyrohet të paguajë edhe kamatëvonesat prej datës së fillimit të vonesës, deri në datën e ekzekutimit të detyrimit. Kamatëvonesat janë një formë e shpërblimit të dëmit të prezumuar si rrjedhim i vonesës së debitorit, prandaj përqindja e tyre është e parashikuar në ligj dhe kjo masë zbatohet në çdo rast kur palët nuk kanë përcaktuar me kontratë vlerën e kamatvonesës. Në rastin tuaj, nuk ekziston një ligj që kundërshton kërkimin e kamatvonesave, por përmes një interpretimi, ju mund të kundërshtoni përmbushjen e këtij detyrimi në mungesë të një parashikimi të tillë në kontratë. Faleminderit!
kontrate
kontrate
Çfarë ndodh nëse një kontratë nuk është noterizuar, por të dyja palët e kanë firmosur?
Përshëndetje, Një kontratë e pa-noterizuar është e vlefshme nëse përmbush kërkesat e përgjithshme për një marrëveshje. Konditat e nevojshme për qenien e kontratës janë: pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma e saj e kërkuar nga ligji. Megjithatë, për kontrata të veçanta, noterizimi është i detyrueshëm për vlefshmëri. Faleminderit!
Pension
Pension
Pershendetje . Kam humbur librezen e punes , dhe tani jam 65 vjec si mund te aplikoje per pension , ku mund ti gjeje vitet e punes Faleminderit
Përshëndetje, Mbledhja e viteve të punës, që duhen për plotësimin e kushteve të daljes në pension, si dhe vërtetimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, do të sigurohen vetëm nëpërmjet shërbimit online në portalin qeveritar “e- albania”. Kundrejt tarifave zero nga portali online, mund të siguroni të gjitha vërtetimet e duhura mbi vjetërsinë kontributive që duhet për plotësimin e kushteve të daljes në pension. Këto vërtetime do të jenë të pajisura me vulat përkatëse elektronike, ndërkohë që vlefshmëria e tyre do të jetë pa afat. Në e-albania ju do të mund të merrni të gjitha vërtetimet e sigurimeve shoqërore.. Për konfirmimin e vjetërsisë së punës në portalin online mund të aplikohet për vërtetimin për periudha pune të kryera në ndërmarrjet shtetërore para janarit të 1994, vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në përfundim të vitit 2011, vërtetimet për periudha pune në ish-Kooperativat Bujqësore (KB). Nëpërmjet portalin do të mund të aplikohet edhe për vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi ose sigurimin vullnetar (1993-2013), me firmë elektronike. Vërtetimet janë falas dhe mund të shkarkohen në çdo kohë nga çdo aplikues nëpërmjet rubrikës së “dokumentet e mija” që ndodhet në portalin e-albania”, sqarojnë ekspertët e sigurimeve shoqërore. Mbledhja e viteve të punës Procedurat për sigurimin e këtyre dokumenteve janë tejet të thjeshta. Hapi i parë që duhet të ndiqni për sigurimin e vërtetimit për vjetërsinë e punës të kryer sipas periudhave dhe viteve përkatëse për të cilat jeni të interesuar është që të hyni në portal nëpërmjet adresës http://www.e-albania.al, ku fillimisht duhet të identifikoheni si qytetar dhe të vijoni me procedurat e aplikimit. Pasi të bëni identifikimin në portal duhet që të zgjidhni shërbimin përkatës që ju duhet, i cili mund të jetë: “Vërtetim për periudha pune në ndërmarrje shtetërore (para datës 01.01.1994)”, “Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga 01.01.1994 deri 31.12.2011”, “Vërtetim për vjetërsinë kontributive pas viteve nga viti 2012 e në vijim”. Pasi të përzgjidhni rubrikën përkatëse sipas nevojës, duhet të klikoni në butonin “Përdor”. Menjëherë më pas do t’ju shfaqet formulari përkatës në të cilin duhet të plotësoni të dhënat e kërkuara në lidhje me subjektin ku ju keni punuar në vitet përkatëse. Duke bërë plotësimin e formularit me kujdes në të gjitha rubrikat, do të mund të vijoni më pas me dërgimin e tij. Pas procesimit që do të bëhet me verifikimin e formularit nga strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore, ju do të mund të gjeni në çdo kohë vërtetimin përkatës në seksionin “Dokumentet e mia” që ndodhet tek hapësira juaj në portalin “e-albania”. Periudha e vlefshmërisë së këtyre vërtetimeve është pa afat, ndërkohë që nuk kërkohet të paguani asnjë lloj tarife për marrjen e tyre. mund të referoheni në linkun e më poshtëm: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=28-1061&cat_id=28 Ju faleminderit!
Informacion mbi ligjin për shtyrjen e afatit të daljes në pension.
Informacion mbi ligjin për shtyrjen e afatit të daljes në pension.
Pershendetje, aktualisht punoj prane spitalit te burgut Tirane, ne shtator mbush moshen per te dale ne pension, por me ligjin te shtyrjes se afatit te daljes ne pension nje kolege e imja qe duhej te dilte si rregull ne pension ne dhjetor te 2022, me ane te nje kerkese. Ju drejtohem juve pasi dua te informohem rreth ligjit te ri per stafin mjeksor, dhe cfare hapash duhet te ndjek, pasi ne pune nuk me informon njeri. Ju faleminderit.
Përshëndetje, Nga dita e parë e janarit 2023 që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç e 6 muaj. Rritja me 2 muaj në vit e moshës së pensionit për gratë është përcaktuar në reformën e pensioneve, e cila parashikon edhe rritje të viteve të vjetërsisë në punë për burrat. Një person ka të drejtën e pensionit të pjesshëm në moshën 65 vjeç (për meshkujt) dhe 60 vjeç e katër muaj (për femrat) me të paktën 15 vite por më pak se 35 vite dhe dhe tetë muaj kontribute. Pensioni i pjesshëm është një përqindje e pensionit të plotë, në varësi të numrit të viteve të kontributeve të derdhura. Ju keni të drejtë të pretendoni, marrjen e dy muajve të pensionit nga mosha e daljes në pension. Gjithashtu sa i përket mbledhjes së viteve të punës, që duhen për plotësimin e kushteve të daljes në pension, si dhe vërtetimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, do të sigurohen vetëm nëpërmjet shërbimit online në portalin qeveritar “e- albania”. Kundrejt tarifave zero nga portali online, mund të siguroni të gjitha vërtetimet e duhura mbi vjetërsinë kontributive që duhet për plotësimin e kushteve të daljes në pension. Këto vërtetime do të jenë të pajisura me vulat përkatëse elektronike, ndërkohë që vlefshmëria e tyre do të jetë pa afat. Në e-albania ju do të mund të merrni të gjitha vërtetimet e sigurimeve shoqërore.. Për konfirmimin e vjetërsisë së punës në portalin online mund të aplikohet për vërtetimin për periudha pune të kryera në ndërmarrjet shtetërore para janarit të 1994, vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në përfundim të vitit 2011, vërtetimet për periudha pune në ish-Kooperativat Bujqësore (KB). Nëpërmjet portalin do të mund të aplikohet edhe për vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi ose sigurimin vullnetar (1993-2013), me firmë elektronike. Vërtetimet janë falas dhe mund të shkarkohen në çdo kohë nga çdo aplikues nëpërmjet rubrikës së “dokumentet e mija” që ndodhet në portalin e-albania”, sqarojnë ekspertët e sigurimeve shoqërore. Mbledhja e viteve të punës Procedurat për sigurimin e këtyre dokumenteve janë tejet të thjeshta. Hapi i parë që duhet të ndiqni për sigurimin e vërtetimit për vjetërsinë e punës të kryer sipas periudhave dhe viteve përkatëse për të cilat jeni të interesuar është që të hyni në portal nëpërmjet adresës http://www.e-albania.al, ku fillimisht duhet të identifikoheni si qytetar dhe të vijoni me procedurat e aplikimit. Periudha e vlefshmërisë së këtyre vërtetimeve është pa afat, ndërkohë që nuk kërkohet të paguani asnjë lloj tarife për marrjen e tyre. Mund të referoheni në linkun e më poshtëm: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=28-1061&cat_id=28 Ju faleminderit!
Pension Suplementar?
Pension Suplementar?
Pershendetje! Dua te aplikoj per pension pleqerie pasi kam mbushur moshen e pensionit. Jam ne proces te mbledhjes te dokumentacionit te kerkuar, por gojarisht me kane thene qe mund te perfitoj dhe pension suplementar. Kam punuar rreth 8 vite ne polici(1996-2004) dhe jam i interesuar nqs mund te perfitoj pension suplementar dhe si duhet te veproj qe te marr kete shtese? Faleminderit!
Pershendetje, Aplikimi per pension pleqerie kryhet ne portalin e- Albania, ne linkun si ne vijim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=6156 Gjate kryerjes se aplikimit duhet te specidfikoni llojin e pensionit qe do aplikoni i cili do jete pleqerie dhe Suplementar , ne kryerjen e aplikimit duhet te ngarkoni akt verifikime, libreze pune, si dhe ç’do dokument qe verteton periudhen e punes. Kerkesa e aplikimit dhe dokumentacioni i vjetersise ne pune duhen te dergohen prane sigurimeve shoqerore me ane te sherbimit postar. Faleminderit!
Pension pleqërie
Pension pleqërie
Përshëndetje , jam grua 63 vjeç dhe kam bërë aplikim për pension edhe pse duhet ta kisha bërë që 61 vjeç por nuk kisha vitet e punës dhe po prisja që ti bëja , gjithsesi u interesova dhe më thanë që nuk ndryshonte shumë prandaj në janar 2023 bëra aplikimin . Doja të dija a përfitoj pagesën e pensionit nga data që duhet të dilja në pension(61 vjeç e 4 muaj ) apo nga data që kam bërë aplikimin (janar 2023 ) . Sepse deri në janar 2022 kam qënë e siguruar nga punëdhënësi im . Më pas nga shkurti 2022 deri në janar 2023 kam qënë e vetëpunësuar . A duhet të paktën të marr pensionin nga shkurti 2022 ? Faleminderit .
Pershendetje, Mbeshtetur ne ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, perkatesisht ne nenin 62 pika 2 percaktohet se: 2. E drejta e pensionit nuk parashkruhet. Personit, i cili kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për pension. – E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së drejtës për përfitimin e tyre. Pra ju do te perfitoni pension pleqerie qe nga data e paraqitjes se kerkeses. Gjithashtu neni 33 i po ketij ligji eshte shprehur si me poshte vijon: I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie të plotë, sipas neneve 31 e 92 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,34 për qind të pensionit të plotë, për çdo muaj që vazhdon të punojë dhe që paguan kontribute. Përfituesi i pensionit të plotë të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,34 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes. Per informacion me te detajuar si dhe per te perfituar asistence juridike falas mbeshtetur ne ligjin Nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju orientojme prane Qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj. Faleminderit!
Pensioni
Pensioni
Pershendetje, Po ju drejtohem lidhur me rastin e nje te afermes sime, mbi perfitimin e pensionit te pleqerise. Di qe nje person mund te perfitoje pension minimal por kushtet e pranueshmerise mbi kete perfitim nuk i kam te qarta. E afermja ime ka vetem 3 vite te siguruara, cfare mund te beje per te perfituar pensionin? Ajo eshte ne moshen 60 vjecare. Faleminderit paraprakisht!
Pershendetje, Per te perfituar pension duhe te plotesohet kushti 15 vite periudhe sigurimin, e shprehur ne nenin 31 te ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar 1. Personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, të këtij ligji, per me teper informacion per te perfituar pension drejtohuni prane sigurimeve shoqerore per te derdhur kontribute vullnetare. Faleminderit!
Njohja e viteve te punes
Njohja e viteve te punes
Pershendetje, ne se dua te me njihen vitet e punes per te cilat mungon dokumentacioni, a mund te hap gjyqin edhe ne se nuk kam arritur moshen per daljen ne pension ( duhen edhe 2 vite) ? Faleminderit
Përshëndetje, Po ju kund ti drejtoheni gjykatës me objekt vërtetim fakti juridik të qënjes në marrdhënie pune, edhe pse ende nuk keni mbushur moshën e pensionit. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike (avokat falas), drejtohuni pranë Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në vendbanimin tuaj, për të përfituar akses falas në sistemin e drejtësisë. Faleminderit!
Ne lidhje me kodin e pensionistit
Ne lidhje me kodin e pensionistit
Pershendetje! Doja te dija nese mund te deklaroj me kod pensionisti nese jam i vetpunesuar me punemarres, por ne pune kam gruan, pra punonjes pa page, por qe rregjistrohen vetem per efekt sigurimesh. Shpresoj te kem qene i qarte, pasi sapo kam dale ne pension dhe nuk e di nese duhet ta mbyll niptin dhe ta hap ne emer te gruas apo te vazhdoj me niptin ne emrin tim dhe ta deklaroj veten si pensionist.
Përshëndetje! Në lidhje me pyetjen tuaj, këtu janë disa informacione dhe sugjerime për të kuptuar më mirë se çfarë mund të bëni: Deklarimi si Pensionist: Nëse jeni i vetëpunësuar dhe keni dalë në pension, ju keni të drejtë të deklaroni statusin tuaj të ri si pensionist. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet të mbyllni NIPT-in në emrin tuaj. Ju mund të vazhdoni të mbani NIPT-in tuaj dhe të deklaroni të ardhurat si pensionist. Punësimi i Gruas: Nëse gruaja juaj është punonjëse pa pagë, por e regjistruar për efekt sigurimesh, ajo duhet të deklarohet si e tillë në dokumentacionin përkatës. Nuk është e nevojshme të mbyllni NIPT-in tuaj dhe ta hapni në emër të gruas suaj, përveç rasteve kur dëshironi ta bëni këtë për arsye personale ose biznesi. Deklarimi në Tatime: Duhet të kontaktoni me drejtorinë rajonale të tatimeve për të marrë informacion të detajuar mbi mënyrën e deklarimit si pensionist dhe për të siguruar që dokumentacioni juaj të jetë i saktë dhe i plotë. Ata mund t’ju japin udhëzimet e sakta për mënyrën e plotësimit të deklaratave dhe
Verteti fakti ne pune
Verteti fakti ne pune
Pershendetje , kam punuar ne komisarit ne polici na viti 1992-1996 , tani para dale ne pension me informoje nga sigurime shoqerore qe nuk disponojne bordero per keto vite . Si mund te veproje per veretime fakti qe isha ne pune keto vite . Faleminiderit .
Përshëndetje, Ju mund ti drejtoheni gjykatës me padi me objekt vërtetim fakti të qenies në një marrëdhënieje juridike. Faleminderit!
pensioni
pensioni
pershendetje jam ditelindja 16 mars 1963 ,kur me fillon e drejta per te lidhur pension sipas moshes se grave ne shqiperi.kur mund te beje kerkese dhe ku
Përshëndetje, Sipas ligjit Nr. 7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në republikën e shqipërisë” mosha e përfitimit të pensionit të pleqërisë ne vitin 2024 është 65 vjeç. Ju nevojiten edhe 4 (katër) vite për të përfituar pension sipas moshës. Faleminderit!
Pensioni
Pensioni
Mundet te behet ne rruge ligjore njohja e pensionit ta pa marre ndonjeher
Përshëndetje, Në qoftë se po kërkoni që të ju njihen vitet e punës për përfitim pensioni, ju mund ti drejtoheni gjykatës me padi me objekt vërtetim fakti të qenies në një marrëdhënieje juridike. Faleminderit!
Kosto per aplikim kartele e pronesise
Kosto per aplikim kartele e pronesise
1. Përshëndetje, Dua të di sa është kosto për aplikim lëshim kopje kartele të pasurisë dhe ku paguhet?
Përshëndetje, Kosto e aplikimit për lëshim kopje kartele të pasurisë është 1000 lekë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, sporteleve të Postës Shqiptare si dhe online nëpërmjet Portalit e-Albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë. Faleminderit.
e-albania
e-albania
3. Pershendetje, Cilat jane hapat qe duhet te ndjekin qytetaret nese kane veshtiresi per tu futur ne platformen e-Albania per shkak te ndryshimit te numrit te kontaktit apo adreses elektronike ku marrin kodin e autorizimit?
Dërgoni një mesazh në postën elektronike [email protected]; 2. Paraqisni kërkesën tuaj për marrjen e një kodi të ri. 3. Në mesazh do të duhet të përfshini: a. Foto të letërnjoftimit tuaj (ID); b. Emrin e nënës; c. Datëlindja e nënës; d. Emrin e babit; e. Numrin e telefonit në të cilin do të ju komunikohen kodet e sigurisë; f. Postën elektonike në të cilin do të ju dërgohen kodet e sigurisë dhe komunikime të tjera. Kyçja në platformë do duhet të kryhet duke ndjekur udhëzimet që do të ju kontaktohen në postën elektronike. Fjalëkalimi 6 shifror për vetëm 1 (një) përdorim dërgohet me mesazh/postë elektronike. Për të hyrë në llogari klikoni “Hyr”, zgjidhni opsionin Qytetar/Biznes dhe vendosni: o Kodin e perdoruesit: numri personal ID/Nipt o Fjalëkalimin: fjalëkalimi 6 shifror që do të merrni me postë elektronike. o Kodi i autorizimit:kodi 6 shifror që do të merrni me sms/postë elektronike. Pasi të hyni me kodin 6 shifror i cili përdoret vetëm një herë, do t’ju kërkohet që të vendosni kodin e autorizimit 6 shifror i cili ju dërgohet me mesazh/postë elektronike dhe pasi të aksesoni llogarinë do t’ju kërkohet të konfirmoni dy herë një fjalëkalim të ri të personalizuar. Pasi të keni hyrë në llogarine tuaj, shkoni te “Hapësira ime” -> “Ndrysho të dhënat e llogarisë” dhe ndryshoni pyetjen e sigurisë, në mënyrë që ta gjeneroni vetë fjalëkalimin sa here të keni nevojë. Faleminderit.
vertetim
vertetim
pershendetje, si mund te marr vertetim qe nuk kam ne zoterim asnje biznes?
Përshëndetje, Ju mund të merrni vërtetimin që nuk jeni të regjistruar për qëllime tatimore nëpërmjet shërbimit “Vërtetim për individ të paregjistruar”. Fillimisht ju duhet të bëni identifikimin në llogarinë tuaj në e-albania si qytetar dhe më pas dërgimin e aplikimit tuaj. Përgjigjja ju mbërrin në rubrikën “Hapësira ime” => “Dokumentet e mia”. Faleminderit
kontribute vullnetare
kontribute vullnetare
pershendetje, kam paguar kontribute vullnetare per disa vite, ku mund ti shikoj?
Përshëndetje, Ju mund të kontrolloni kontributet tuaja nëpërmjet shërbimit ” Vërtetim i pagesës së kontributeve vullnetare” ne portalin e-Albania, i cili u mundëson qytetarëve të konsultojnë online kontributet e paguara në mënyrë vullnetare dhe të gjenerojnë vërtetimin me vulë elektronike. Ky shërbim i ofrohet çdo personi që ka bërë sigurim vullnetar, për përfitim nga ligji i sigurimeve shoqërore për pensione. Faleminderit
Çrregjistrimi i personit te vdekur
Çrregjistrimi i personit te vdekur
Gjyshja ka nderruar jete para 1 muaji, si mund te marr nje  certifikate vdekje per te?
Përshëndetje, Për të marrë një certifikatë vdekjeje për gjyshjen tuaj, ju duhet të aplikoni online në portalin e-albania. Kërkoni shërbimin ‘Certifikatë nga akti i vdekjes’ dhe plotësoni formularin me të dhënat e kërkuara. Pas përfundimit të procesit, do të merrni certifikatën e vdekjes. Faleminderit!
vertetim pronesie
vertetim pronesie
kam nje dokument vertetim pronesie te vitit 1993 te shtepise qe tregon se eshte e rregjistruar ne nenet hipotekore perkatese ne hipoteke .Tani dua te pajisem me certifikaten e pronesise te shtepise kartele dhe harte.Cilin sherbim te aplikoj dhe cfare dokumentacione te depozitoj
Përshëndetje, Aplikoni në portalin e-albania për shërbimin “Aplikim për lëshim certifikate pronësie” dhe më pas në shërbimin “Aplikim për lëshim kopje kartele të pasurisë” dhe do të pajiseni me dokumentacionin e kërkuar si: Vërtetim pronësie, Hartë treguese të pasurisë, Plan-rilevimi dhe Kartelë të pasurisë. Faleminderit!
Ekstrakt
Ekstrakt
Si jeni, ku mund te marr nje ekstrakt te thjeshte per veten?
Përshëndetje, Mund të merrni shërbimin e interesuar përmes portalit e-albania në rubrikën “Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar)”. Faleminderit!
Proces gjyqesor
Proces gjyqesor
Jam e interesuar rreth çështjes sime gjyqësore administrative, më kanë thënë që mund ta gjurmoj online. Ku mund ta shoh dhe si mund ta ndjek procesin ju lutem?
Përshëndetje, Po, ju mund të gjurmoni cështjen tuaj gjyqësore nëpërmjet portalit e-albania. Kërkoni shërbimin “Gjurmimi i çështjeve gjyqësore” dhe vendosni numrin e çështjes i cili merret nga gjykata. Faleminderit!
E-albania
E-albania
Pershendetje, kam 3 muaj pa marre pagen per raportet e lindjes per shkak te problemeve qe ka e-Albania. Flas me Issh thone qe nuk jane aplikuar raporte per shkak se nuk i del aplikimi.Ndersa te punes me thone qe ka probleme e-Albania. Ka ndonje zgjidhje kjo pune ?
Përshëndetje, Kontaktoni me ekipin e mbështetjes teknike të e-albania në adresën e email-it: [email protected]. Faleminderit!
e-albania
e-albania
pershendetje, kam marr nje certifikate familjare nga e-albania a duhet ta noterizoj?
Përshëndetje, Certifikata e gjeneruar nga portali e-albania është e pajisur me vulë elektronikisht për këtë arsye ajo është e vlefshme si dhe ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë. Faleminderit!
Cfare mund te perfitoj une?
Cfare mund te perfitoj une?
Kam zgjidhur martesen para disa muajsh , kam 2 femije 23 dhe 17 vjec, ne kujdestari nga gjykata kam femijen 17 vjeç , ish burri nuk ka prone te regjistruar ne emrin e tij po ne emer te babait te tij , ke kjo shtepi jetojm une ish burri dhe 2 femijet , pa ish vjerrin , cfar parashikon ligji per grate shqipetare qe kam 30 vjet te martuara dhe mbasi zgjidhet martesa dalim ne rruge bashke me femije te mitur?
Ndarja e pasurisë bashkëshortore si rregull bëhet pas zgjidhjes së martesës (neni 97 i Kodit të Familjes), përveç përjashtimeve që parashikon ligji (neni 98 i Kodit të Familjes). Gjatë zgjidhjes së martesës ligji parashikon që bashkëshortja mund të përdorë banesën e përbashkët deri kur fëmijët të bëhen madhor. Pra ju jeni në fazën që mund të kërkoni ndarjen e pasurisë nga pikëpamja procedurale, por duke qenë se bashkëshorti nuk ka pasuri, e drejta për të kërkuar nuk mund të shtrihet në pasuritë e prindërve të tij. Përfundimisht në qoftë se bashkëshorti juaj nuk ka pasuri të paluajtshme në emër të tij, nuk mund të kërkoni ndarjen e pasurisë pasi nuk keni objekt për të ngritur padi. Ju mund të ngrini padi vetëm për pjesëtimin e sendeve të luajtshme ose të llogarive bankare. I Vetmi përjashtim që parashikon ligji është në rastet kur jeni viktimë e Dhunës në Familja, ku gjykata mund të vendosë të përdorni një pjesë të banesës (qoftë edhe e prindërve të tij), për një periudhë të caktuar ose dhunuesi të paguajë qiranë e banesës ku jetoni ju (germa “gj” dhe “h” e nenit 10 të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006 Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
Informacion per programet sociale te strehimit – Kredite e buta dhe banesa sociale
Informacion per programet sociale te strehimit – Kredite e buta dhe banesa sociale
Pershendetje, Jam nje zonje e divorcuar prej 1 viti . Dua te aplikoj per te perfituar nje banese nga keto te bashkise, pasi nuk kam banese per te jetuar.  Te ardhurat e mia jane ato qe fitoj nga puna ne te zeze (nuk jam e siguruar) dhe pagesa qe marr ne lidhje me detyrimin ushqimor te femijes.  Ju lutem me informoni nese mund te aplikoje une per programet sociale te strehimit, edhe pse nuk jam e siguruar? Nese po, dua te di cfare dokumentash duhen dhe procedura qe duhet te ndjek per aplikim? Faleminderit
Pershendetje, Ju mund te drejtoheni ne Zyren e Strehimit ne Bashkine e qytetit ku ju banoni dhe punonjesit e zyres do ju asistojne ne plotesimin e kerkeses suaj per banese sociale ose nje nga programet e tjera te strehimit social qe interesoheni. Ky eshte hapi i pare qe ju duhet te ndiqni. Si kryefamiljare dhe grua e divorcuar me femije ju beni pjese ne kategorine e individeve te cilet kane perparesi ne perfitimin e strehimit social. Persa i perket dokumentacionit, plotesimi i tij duhet te behet vetem pasi te njoftoheni nga Bashkia se ju përmbushni kriteret për të përfituar nga një prej programeve të strehimit social. Plotesimi i dokumentacionit eshte hapi i dyte qe ju duhet te ndiqni. Ne qofte se ju jeni përzgjedhur për t`u trajtuar me një nga programet e strehimit, atehere do te duhet te plotësoni dokumentacionin sipas përcaktimeve ligjore: Lista e dokumentacionit të nevojshëm: Për të dhënat personale: – Çertifikata e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare (shkarkohet në E-Albania); Për vertetimin e kushteve të banimit: – Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes (shkarkohet në E-Albania); – Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit (shkarkohet në E-Albania); – Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e rregjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret për strehim, për cdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi; – Akt verifikimi nga Bashkia për banesat në rrezik shembjeje; rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat I fatkeqsive natyrore; banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi Ilegalizimit; – Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të të vendimit të gjykatës; – Akt verifikimi nga struktura përgjegjëse e bashkisë për familjet rome/egjiptjane që banojnë në banesa individuale ose struktura, që nuk klasifikohen si banesë; Për vërtetimin e kushteve familjare: – Çertifikatë familjare (shkarkohet në E-Albania); – Vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për femijët; Për vërtetimin e kushteve sociale: – Vërtetimin e Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara, – Vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit; – Dokument që vërteton që ka mbetur pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish pronë e subjekteve të të shpronësuar; – Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”; – Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Cështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të armatosura, të Shërbimit informative, të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve: – Urdhër mbrojtje apo urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje, lëshuar nga gjykata; – Vërtetim të marrë nga qendra kombëtare e shërbimit të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje: – Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore. – Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome apo egjiptjane ose nese i perket grupimit LGBTI; – Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse për familjet e komunitetit rom; – Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin; – Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë. Për vertetimin e kushteve ekonomike: – Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t`i bashkëlidhen dokumente zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune; – Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe e Sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve për të gjithë anëtarët e e vetëpunësuar të familjes (shkarkohet në E-Albania); – Vërtetimin nga zyra e ndihmës ekonomike e bashkisë për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar (sigurohet nga Bashkia; – Vërtetimin nga drejtoria rajonale e punësimit për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë (shkarkohet në E-Albania); – Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension (shkarkohet në E-Albania); Dokumentacioni i sipercituar, i cili mbahet apo përgatitet nga organet publike në vend, sigurohet nga vetë struktura përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, duke përjashtuar aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. Nëse aplikanti nuk e dorëzon apo refuzon të firmosë këtë deklaratë, struktura përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore (Bashkia) shkarkohet nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Strehimit brenda afateve ligjore te percaktuara nga Bashkia. Pershendetje, Statusin e përfituesit nga programet sociale, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura dhe që në momentin e aplikimit per nje nga programet e strehimit social, plotësojnë kushtet e mëposhtme: a)nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave; b)kanë mbetur të pastrehë, si rezultat: i) i fatkeqësive natyrore; ii) i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë; iii) i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve; iv) nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë; c)familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj. Nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ju mund te aplikoni per te perfituar nje prej programeve te strehimit social. Aplikimi për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, me përjashtim të rasteve të nevojës emergjente për strehim, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre, sipas formatit të miratuar, ne njësine e vetëqeverisjes vendore ku jeni te rregjistruar, për të përfituar nga programet e strehimit social. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/ato individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej programeve të strehimit. Bashkia ne kete faze njofton subjektet e përzgjedhur për plotësimin e dokumentacionit sipas përcaktimeve ne VKM nr. 384, date 12.06.2019; Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për aplikantë te cilet nuk kane te ardhura.
Kerkese per informacion mbi programet sociale te strehimit
Kerkese per informacion mbi programet sociale te strehimit
Pershendetje! Jam nga qyteti i Fierit, momentalisht jetoj me familjen. Prej 6 muajsh jam i papune dhe prinderit po ashtu. Jam diplomuar per ing. Ndertimi, mosha 27 vjec. Banesa ku jetojme eshte ne pronesi te prinderve dhe ka nje hapsire 65 m2 1+1. Doja te dija nese mund te perfitoj prej banesave sociale qe ofron Bashkia e Fierit, duke qene se normat tona te strehimit jane nen normalen? Sa mundesi kam te kualifikohem? Faleminderit!
Pershendetje, Ne nenin 13 te ligjit nr. 22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, percaktohen kushtet për fitimin e statusit të përfituesit nga programet sociale të strehimit. Sipas ketij neni, statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit (a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave; Ky parashikim zbatohet vetëm për ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të nenit 3 të këtij ligji (konsultohu me nenin 3 te ligjit per te kuptuar se cfare konsiderohen te ardhura te pamjaftueshme). Pra, kriteret perzgjedhese bazohen ne kushtet e strehimit, kushtet ekonomike, kushtet familjare dhe ato sociale. Keto kritere dhe kushte aplikohen per ato programe sociale te strehimit te cilat ofrohen nga Bashkia Fier. Ne lidhje me proceduren e aplikimit, ju bejme me dije se përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të Bashkise Fier. Nese beni pjese ne kategorine e Individit/familjes pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, per te aplikuar, paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për këta aplikantë. Ligji 22/2018 “Per Strehimin Social” eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 79, viti 2018 dhe per me shume informacion mund ta aksesoni ne linkun ne vijim: https://qbz.gov.al/eli/fz/2018/79/63abe2a7-88f8-4978-912b-681593b9e996 Nese gjate konsultimit me ligjin, ju lind ndonje pyetje, ju mund te shkruani serish ne platforme ose mund te telefononi ne Linjen e Gjelber per ndihme ligjore falas, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00, ne nr.tel. 0800 10 10. Faleminderit,
Dokumentat per bonus qiraje
Dokumentat per bonus qiraje
Pershendetje, Sipas nenit 14 te Ligjit 22/2018 “Per strehimin social” parashikohet si me poshte: “1. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit/ vendqëndrimit të aplikantit. 2. Individi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për këta aplikantë. 3. Dokumentacioni për të përfituar strehim, sipas çdo programi, afatet dhe procedurat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Kam aplikuar vjet ne vitin 2019 dhe kam plotesuar dhe dorezuar vete te gjithe dokumentacionin e nevojshem (shiko formularin e aplikimit bashkelidhur). Tani pas nje viti me duhet te rinovoj dokumentacionin e bonusit te qirase. Pyetja ime eshte e tille: do te duhet serish te plotesoj dhe siguroj vete te gjithe dokumentacionin apo do te jete bashkia, qe ne baze te nenit te mesiperm, do plotesoje dosjen time me te gjithe dokumentacionin e nevojshem? Theksoj se jam me te ardhura te uleta. Ne pritje te pergjigjes tuaj, Faleminderit,
Pershendetje, Aplikimi për të përfituar nga subvencionimi i qirasë, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018. Ndersa ne fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program. Faza e parë e aplikimit pranë Njësive Administrative/ Lagjeve: Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit tip, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. (ky formular administrohet prane njesise administrative) Ne vemendjen tuaj: Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. (ky formular administrohet ne njesine administrative) Ne fazen e pare te aplikimit, formularit tip të strehimit duhet t’i bashkëlidhen dhe dokumentat e mëposhtëm: – Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme (ky formular tip administrohet ne njesine administrative dhe plotesohet nga ana juaj ne momentin e aplikimit); – Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit (ky dokument duhet te depozitohet nga ana juaj si aplikant); – Çertifikatën familjare (edhe ky dokument sigurohet nga njesia administrative, nese keni plotesuar deklaraten per dhenien e pelqimit per mbledhjen/grumbullimin e dokumentacionit si me lartcituar); – Kontratë qiraje të nënshkruar nga të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit dhe numër llogarie të qiradhënësit (ky dokument duhet te sigurohet dhe depozitohet nga ana juaj si aplikant); – Vleresimi social ekonomik (e kryen administratori social prane njesise administrative); – Vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës (kete dokument e leshon njesia administrative); Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 (pesmbëdhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashki Tiranë dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 date 12.06.2019. Nese ju beni pjese ne kategorine e individeve/familjeve pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta dhe keni depozituar ne fazen e pare te aplikimit deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të sipas formatit tip, atehere ne fazen e dyte paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Ne adresen e e-mailit qe na keni vene ne dispozicion, ju kemi derguar formularet tip te cituara sa me lart sipas shtojcave te 384, datë 12.06.2019. Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi, jeni te lutur te shkruani serish ne platforme ose te telefononi pa pagese ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00. Faleminderit Per me shume informacion mund t’i referoheni edhe akteve nenligjore: – VKM nr vendimit nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të srehimit dhe te afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore; – Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane nr. 10, date 05.02.2020 “Per miratimin e procedurave per zbatimin e programit social te strehimit “subvencionimi i qirase” https://www.vendime.al/wp-content/uploads/2020/08/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-TIRANE-NR-10.pdf
Formularet kredi te buta/dhe per bonus qiraje
Formularet kredi te buta/dhe per bonus qiraje
Pershendetje, Dua te aplikoj ne bashki per kredi te bute apo bonus qiraje … Per kete qellim a mund te me vini nese mundeni ne dispozicion keto formulare? Faleminderit per ndihmen tuaj!
Pershendetje, Ligji qe rregullon ndihmen qe jep shteti lidhur me perfitimin e banesave sociale eshte ligji 22/2018 “Për strehimin social”. Se pari, ju duhet te plotesoni kriteret e ketij ligji per te perfituar nga programet sociale (me poshte keni informacion mbi kriretet). Kriteret zbatohen vetëm për ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura. Statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit plotësojnë ke kritere: a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave; b) kanë mbetur të pastrehë, si rezultat: i) i fatkeqësive natyrore; ii) i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë; iii) i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve; iv) nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë; c) familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj. Se dyti, ju bejme me dije se aplikimi për të përfituar strehim, bëhet me dy faza. Në fazën e parë ju duhet te paraqisni kerkesen prane Bashkise tuaj perkatese, sipas formatit qe kjo Bashki ka miratuar. Nese ju kaloni fazen e pare te perzgjedhjes, do te njoftoheni nga Bashkia per te plotesuar dokumentacionin e nevojshem. Lidhur me formularet perkates per te aplikuar, lutem drejtohuni prane Njesise Administrative/Bashkise ku keni vendbanimin. Faleminderit,
Ligji për bonusin e qirase
Ligji për bonusin e qirase
Përshëndetje, Doja të dija ne baze te të ardhurave që kam (te lutem shiko dokumentacionin bashkelidhur), sa do jete masa (vlera) e bonusit te qirase qe duhet te perfitoje? Faleminderit,
Pershendetje, Ne lidhje me subvencionimin e qirase ne banese sociale, masa e subvencionit është në varësi të nivelit të të ardhurave të familjes. Subvencioni mund të mbulojë deri në 100 për qind të qirasë sociale, për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ato që janë në kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike, pavarësisht nëse nuk e kanë përfituar atë, dhe që strehohen në banesa sociale me qira. Ne lidhje me subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, vlera e subvencionit të qirasë mund të jetë deri në 100 për qind e vlerës së qirasë mesatare të banesave në tregun e lirë për njësinë e vetëqeverisjes vendore ku jepet ky subvencion. Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë nuk duhet t’i kalojë 25 për qind të të ardhurave të familjes. Lutem mbani ne konsiderate qe Ligji 22/2018 “Per Strehimin social” percakton se “Të ardhura familjare” janë të ardhurat periodike që siguron familja nga pagat, veprimtaria ekonomike, pagesat që marrin pjesëtarët e familjes që kujdesen për personin me aftësi të kufizuar, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme. Në këto të ardhura, per efekt te perllogaritjes se mases se subvencionit te qirase, nuk përfshihen të ardhura nga ndihma ekonomike, pagesat e papunësisë, përfitimet e personave me aftësi të kufizuara, te ardhurat nga rimbursimi i shpenzimeve për energji elektrike; nga rimbursimet për ilaçe e mjekime për të sëmurët kronikë dhe nga paketa higjieno-shëndetësore për personat me aftësi të kufizuar. Aplikimi i individit/familjes për të përfituar nga subvencionimi i qirasë do të bëhet pranë njësisë administrative ku keni vendbanimin. Nisur nga kategoria qe perfaqesoni, ju keni perparesi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit. Per t’u informuar mbi metodiken e perllogaritjes se mases se bonusit te qirase dhe percaktimin e vleres (mases) konkrete qe ju mund te perfitoni, ju mund te kerkoni informacion prane njesise administrative ku keni aplikuar per perfitimin e bonusit te qirase. Faleminderit,
Bonus qiraje
Bonus qiraje
Cfare procedurash duhen per te perfituar bonusin e qirase? Faleminderit,
Pershendetje, Aplikimi për të përfituar nga subvencionimi i qirasë, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018. Ndersa ne fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program. Faza e parë e aplikimit pranë Njësive Administrative/ Lagjeve: Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit tip, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. (ky formular administrohet prane njesise administrative) Ne vemendjen tuaj: Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. (ky formular administrohet ne njesine administrative) Ne fazen e pare te aplikimit, formularit tip të strehimit duhet t’i bashkëlidhen dhe dokumentat e mëposhtëm: – Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme (ky formular tip administrohet ne njesine administrative dhe plotesohet nga ana juaj ne momentin e aplikimit); – Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit (ky dokument duhet te depozitohet nga ana juaj si aplikant); – Çertifikatën familjare (edhe ky dokument sigurohet nga njesia administrative, nese keni plotesuar deklaraten per dhenien e pelqimit per mbledhjen/grumbullimin e dokumentacionit si me lartcituar); – Kontratë qiraje të nënshkruar nga të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit dhe numër llogarie të qiradhënësit (ky dokument duhet te sigurohet dhe depozitohet nga ana juaj si aplikant); – Vleresimi social ekonomik (e kryen administratori social prane njesise administrative); – Vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës (kete dokument e leshon njesia administrative); Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 (pesmbëdhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashki Tiranë dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 date 12.06.2019. Nese ju beni pjese ne kategorine e individeve/familjeve pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta dhe keni depozituar ne fazen e pare te aplikimit deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të sipas formatit tip, atehere ne fazen e dyte paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Faleminderit
Kerkese padi kunder Bashkise se Tiranes
Kerkese padi kunder Bashkise se Tiranes
Pershendetje, Kam nevoje per ndihmen tuaj. Jam i pastrehe, me gruan dhe me kater kalamaj te mitur ne kujdestari. E vetmja e ardhur e imja eshte nje rroge 300 mije lek te vjetra ne muaj. Nuk kemi as prona dhe as biznes. I jemi drejtuar bashkise per subvencionimin e pageses se qirase (strehim social). Sipas ligjit ato na kane shpallur fitues dhe perfitojme nje pagese mujore 69 mije lek te vjetra ne muaj. Nga keto bashkia do edhe 15% si takse te kontrata e qirase. Dhe ne pastaj na ngelen vetem 39 mije lek te vjetra. Me kete vlere qe mbetet nuk mund te gjej shtepi me qira dhe nuk ta lidh askush kontraten e qirase. Mendoj se Bashkia ben shume pabarazi, pasi une njoh shume familje te tjera qe jane ne listen pefituese dhe marrin nga 130 mije lek te vjetra ne muaj.  Ju lutem, si mund te bej nje kerkese padi ne gjykate kunder bashkise ne lidhje me ceshtjen e mesiperme? Faleminderit,
Pershendetje. Nisur nga sa parashtroni, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni nga ligji per ndihmen juridike falas. Cdo person qe ka te ardhura te pamjaftueshme ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti, i cili do te merret me hartimin e kerekese padise dhe perfaqesimin ne gjyq. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere. Sic ju eshte komunikuar edhe permes bisedes telefonike, ju mund te paraqiteni prane Qendres se Ndihmes Ligjore Falas prane Ministrise e Drejtesise, per t’u informuar dhe asistuar me tej ne plotesimin e dokumentacionit per perfitimin e ndihmes ligjore falas. Faleminderit
Braktisja
Braktisja
Pershendetje, jam i interesuar per nje djale qe kam njohur pasi e kane braktisur ne jetimore qe foshnje dhe sot qe ka mbushur 18 vjec e kane nxjerr nga jetimorja, por ai nuk ka asnje mundesi strehimi as te ardhura, babai tij biologjik eshte ne gjendje te mire ekonomike por nuk interesohet fare per te dhe as nuk e pranon ate. Doja te dija nese ka ndonje forme se si mund ti drejtohet gjykates per te kerkuar dicka, apo ku mund te drejtohet!
Pershendetje Sipas legjislacionit shqiptar (Ligji Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, i ndryshuar, neni 1), përfitojnë statusin e jetimit personat me moshë nga 0-25 vjeç, të rritur ose jo në institucione shtetërore a private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë disa kritere ndër të cilët edhe personat që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre. Përderisa në momentin aktual, personi nuk ka të njohur atësinë dhe ka moshën mbi 18 vjeç e gëzon statusin e jetimit, sepse plotëson kriterin e mësipërm. Prandaj, ai mund të përfitojë nga ky status përkrahje lidhur me disa shërbime. Sipas Ligjit Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, institucionet që janë përkujdesur (edhe ato arsimore), janë të detyruara që me mbarimin e vitit të parafundit të shkollës të dërgojnë statistika të sakta pranë Ministrisë përgjegjëse për çështjet e punës dhe çështje sociale, si dhe pranë zyrave të ndihmës dhe përkujdesit shoqëror në bashki, me qëllim që të merren masa për sistemimin e tyre me punë dhe strehim sipas rregullave që caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Duke qenë se problemi kryesor i tij pas largimit nga konvikti është strehimi, sjellim në vëmendje se ai mund të jetë përfitues i programeve sociale të strehimit të ofruara nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse (programi i banesave sociale me qira, programi i banesave me kosto të ulët…etj), bazuar në kriterin e kushteve sociale, ku kanë përparësi edhe individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç.(Ligji Nr. 22/2018 “Për strehimin social”) Duke gëzuar statusin e jetimit, personi mund të përfitojë edhe shërbime të tjera si: – Bazuar në Ligjin Nr. 57/ 2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, ai mund të jetë përfitues i ndihmës ekonomike si person me statusin e jetimit që nuk ndodhet në institucionet e përkujdesjes shoqërore dhe konsiderohet “individ në nevojë”. Në kuptimin e këtij ligji, “jetim është është fëmija deri në moshën 25 vjeç. (Neni 4, pika g dhe gj; Neni 7, pika b) – Ai mund t’i drejtohet zyrave të punës, për tu regjistruar si i papunë(nëse nuk vazhdon shkollën e mesme apo të lartë). Sipas legjislacionit, punësimi i jetimëve duhet të bëhet me përparësi nga zyrat e punës e përkujdesjes sociale; jetimët e punësuar trajtohen me përparësi nga punëdhënësi, duke krijuar mundësi për mbajtjen në punë gjatë procesit të shkurtimit të veprimtarisë.( Ligji Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, neni 12 dhe 13) – Nëse nuk është në marrëdhënie pune, i sigurohen falas nga shteti shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet si dhe udhëtimi me mjetet e transportit shtetëror e privat qytetas, si dhe ndërqytetas sipas akteve nënligjore përkatëse.(Ligji Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, neni 9 dhe 10) – Nëse ndjek shkollën e mesme ose të lartë përfiton bursë dhe trajtim me veshmbathje për vitet e shkollës së mesme dhe të lartë, sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave.( Ligji Nr.8153/ 1996 “Për statusin e jetimit”, neni 6) – Nëse është duke kryer shërbimin e detyruar ushtarak, duhet t’i jepet nga shteti një kuotë suplementare dhe pasi e mbaron atë duhet të sistemohet me strehim e punë nga bashkia në bazë të kërkesës së bërë 6 muaj më parë nga kryesia e Shoqatës së Jetimëve Shqiptarë. – Ai mund të përfitojë edhe nga shërbimi “strehimi i organizuar”, i cili është një shërbim i kujdesit shoqëror në nivel vendor, që ofrohet për 24 orë në ditë në qendrat rezidenciale, për të përmbushur nevojat themelore sociale, kulturore, arsimore, rekreative nga subjekte publike ose jopublike. Ligji Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” i parashikon shprehimisht edhe jetimët si kategori përfituese.(Neni 23) Faleminderit.
Shembull ndermjetesimi
Shembull ndermjetesimi
Pershendetje Ndjese per shqetesimin. Ju lutem, a mund te me ndihmoni me nje shembull konkret te nje konflikti qe eshte zgjidhjur me ndermjetesim? Faleminderit,
Përshëndetje, Mosmarrëveshjet/konfliktet të cilat mund të zgjidhjen me ndërmjetësim janë: – në mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës, familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve; – në mosmarrëveshjet midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private; – mosmarrëveshjeve në fushën penale që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e viktimës akuzuese/ankim të të dëmtuarit ose në çështjet penale me të mitur. Një shembull i zgjidhjes me ndërmjetësim të një konflikti është arritja e një marrëveshje ndërmjet bashkëshortëve, martesa e të cilëve është tronditur në mënyrë të pakthyeshme, për: – zgjidhjen e martesës me pëlqimin e tyre; – pjesëtimin e pasurisë së fituar gjatë martesës; – caktimin e prindit me të cilin do të jetojë fëmija pas zgjidhjes së martesës; – caktimin e detyrimit për ushqim të prindit tjetër ndaj fëmijës dhe të të drejtës që ai ka për ta takuar fëmijën dhe për të mbajtur marrëdhënie vetjake me të. Duke qenë se Kodi i Familjes, kërkon domosdoshmërisht që zgjidhja e martesës (divorci) të bëhet më vendim gjyqësor, në këtë rast, pas arritjes së marrëveshjes së ndërmjetësimit, duhet të realizohet edhe një seancë e vetme gjyqësore për zgjidhjen e martesës dhe për miratimin e marrëveshjes së bashkëshortëve nga gjykata. Në këtë mënyrë shmangen konfliktet e mëtejshme ndërmjet bashkëshortëve dhe arrihet një zgjidhje martese me mirëkuptimin e të dyja palëve, duke garantuar interesin më të lartë të fëmijëve të tyre të mitur.
Ndermjetesim per ceshtje pronesie
Ndermjetesim per ceshtje pronesie
Pershendetje, Kam nje çeshtje pronësie me vellain dhe dua te di nese mund te zgjidhet me ndermjetesim dhe sa kushton? Faleminderit,
Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734 Në nenin 4 pika 2 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve, si dhe të mosmarrëveshjeve midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private. Çështjet e pronësisë janë mosmarrëveshje në fushën e të drejtës civile. Nëse ju keni vënë në lëvizje gjykatën, atëherë gjyqtarët kanë detyrimin për t’ju njoftuar, udhëzuar dhe informuar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes në çdo fazë të gjykimit. Nëse palët pranojnë zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë gjyqtari e kalon çështjen për ndërmjetësim (neni 158/ç, pika 2, e Kodit të Procedurës Civile/KPrC). Në rast të paraqitjes së aktmarrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim, gjykata vendos miratimin e saj, nëse kjo e fundit nuk është në kundërshtim me ligjin. Në këtë rast gjykata vendos pezullimin e gjykimit për 30 ditë dhe gjykimi i çështjes rifillon kur marrëveshja për ndërmjetësim nuk arrihet ose kur është plotësuar afati prej 30 ditësh (neni 297 ti KPrC). Për sa i përket tarifave, aktualisht ato janë të përcaktuara në Vendimin nr. 10, datë 23/11/2013 “Për miratimin e manualit “Për tarifat e shpërblimit për punën e ndërmjetësit dhe shpenzimet e kryera si rezultat i veprimtarisë së ndërmjetësimit” të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve. Për çështjet civile, në Vendim është parashikuar të aplikohet tarifë shërbimi bazuar në vlerën e objektit të mosmarrëveshjes, si më poshtë vijon; Nr/ Vlera e objektit të mosmarrëveshjes (në LEK)/ Deri në /Tarifa e Shërbimit (LEK) pa TVSH 1. Deri ne 500,000 = 18,000 3. 500,000 – 1,000,000 = 35,000 4. 1,000,000 – 5,000,000 = 50,000 6. 5,000,000 – 10,000,000 = 100,000 7. 10,000,000 – 25,000,000 = 200,000 8. 25,000,000 – 50,000,000 = 400,000 9. 50,000,000 – 100,000,000 = 600,000 10. 100,000,000 – e lart = më shumë se 800,000 Gjithashtu, Vendimi parashikon edhe tarifën e regjistrimit dhe administrimit të çështjes që aplikohet për të gjitha llojet e çështjeve të ndërmjetësimit, në masën minimale 5000 lekë (pesë mijë lekë) dhe mund të rritet vetëm me 1,000 lekë (një mijë lekë) për çdo palë në rast se regjistrohen më shumë se dy. Së shpejti pritet të miratohet udhëzimi i përbashkët i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave “Për tarifat e shpërblimit të ndërmjetësve” i cili do të përcaktoj edhe tarifat e reja të këtij procesi. Deri në miratimit e udhëzimit të përbashkët do ti referohemi tarifave të sipërpërmendura.
Ne lidhje me ndermjetesimin
Ne lidhje me ndermjetesimin
Pershendetje, a mund te me rekomandoni nje ndërmjetës dhe si mund ta kontaktoj ate? Sa kushton procedura? Ju faleminderit
Pershendetje, Kur palët vendosin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim atëherë ato mund të zgjedhin bashkërisht një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licencuar. Regjistrin e ndërmjetësve të licencuar mund ta gjeni në faqen web të Dhomës Ndërkombëtare të Ndërmjetësve http://www.dhkn.gov.al/regjistri ose në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734 Për sa i përket tarifave, aktualisht ato janë të përcaktuara në Vendimin nr. 10, datë 23/11/2013 “Për miratimin e manualit “Për tarifat e shpërblimit për punën e ndërmjetësit dhe shpenzimet e kryera si rezultat i veprimtarisë së ndërmjetësimit” të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe të publikuara në linkun: https://juristionline.al/wp-content/uploads/2021/01/DOC280121-28012021130920.pdf
Ndermjetesim per te mitur
Ndermjetesim per te mitur
Pershendetje, Jam nena e nje djali qe eshte akuzuar per vjedhje dhe kam dëgjuar qe mund te përfitoj ndërmjetësim. A mund te me shpjegoni çfarë eshte dhe si mund te perfitoj? Flm
Çfarë është ndërmjetësimi në rastin e të miturit në konflikt me ligjin? Për çështjet penale ku janë të përfshirë të mitur, ndërmjetësimi zbatohet sipas parashikimeve në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur. Ndërmjetësimi është procesi i zgjidhjes jashtëgjyqësisht dhe përmes dialogut mes një të mituri që ka kryer veprën penale dhe viktimës, i cili realizohet nga një person i tretë asnjanës (ndërmjetësi) dhe synon të zgjidhë mosmarrëveshjen mes tyre dhe pasojat që vijnë nga vepra penale, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet midis tyre, pavarësisht nëse zbatohet ose jo si masë shmangieje Në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, ndërmjetësimi është parashikuar edhe si masë alternative për shmangien nga ndjekja penale e të miturit në konflikt me ligjin që do të thotë që në rast se prokurori vendos këtë masë atëherë ai (prokurori) merr vendimin për mosfillimin e çështjes penale ose pushimin e saj dhe lidh një marrëveshje me të miturin për zhvillimin e procedurës së ndërmjetësimit. Ky vendim i njoftohet viktimës, të miturit, mbrojtësit të të miturit dhe përfaqësuesit ligjor të tij. Ndërmjetësimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas rastit, mund të zbatohet si masë shmangieje por edhe si një mundësi që çon në përmirësimin e marrëdhënieve midis të miturit autor dhe viktimës së veprës penale. Pra, ndërmjetësimi edhe kur nuk ka efekte të tilla që sjellin shmangien nga ndjekja penale mund të zbatohet për të përmirësuar marrëdhëniet midis viktimës dhe të aktuzuarit si një proces më vete që iniciohet me dëshirën dhe zgjedhjen e lirë të palëve. Megjithatë, mundësia e zbatimit të ndërmjetësimit si një masë shmangieje nga ndjekja penale do të thotë që realizimi me sukses i procedurës së ndërmjetësimit do të kishte si pasojë mosfillimin e procedimit penal, pezullimin apo pushimin e tij duke sjellë si rezultat mungesën e përgjegjësisë penale të të miturit të akuzuar për kryerjen e veprës penale, gjë që është mundësia më e mirë që ai të riintegrohet dhe rehabilitohet nga pikëpamja sociale. Si mund të përfitoj një i mitur në konflikt me ligjin? I mituri hyn në konflikt me ligjin kur ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale deri nën moshën 18 vjeç, ndaj të cilit ekziston një dyshim i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale dhe është marrë si i pandehur dhe/ose është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e veprës penale. Të miturit që kanë mbushur moshën e përgjegjësisë penale, 14 vjeç në rastet e kryerjes së një krimi dhe 16 vjeç në rastin e kryerjes së një kundërvajtjeje penale, dhe që nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeç do t’i nënshtrohen procedimit penal përmes sistemit të drejtësisë penale për të mitur. Fëmijët që nuk kanë mbushur moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç) nuk i nënshtrohen përgjegjësisë penale dhe menaxhimi i rastit të të miturit bëhet vetëm nëpërmjet rrugës civile. Në rast se fëmija juaj ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale dhe i nënshtrohet procedimit penal atëherë ndërmjetësimi mund të zbatohet si masë shmangieje nga prokurori. Ndërmjetësimi, si masë shmangieje, mund të propozohet nga prokurori gjatë hetimit nëse vlerëson se kjo alternativë është më e përshtatshme, duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, historinë e të miturit, mundësinë e kthimit të raporteve normale mes të miturit dhe palës së dëmtuar, mundësinë e zvogëlimit të dëmit të palës së dëmtuar, mundësinë e rehabilitimit të të miturit dhe riintegrimin e tij në shoqëri. Në rast se, pas propozimit të prokurorit palët (i mituri dhe viktima) bien dakort të zgjidhin çështjen me ndërmjetësim, atëherë procesi gjyqësor apo hetimor pezullohet për 45 ditë për të vijuar procedurën e ndërmjetësimit jashtëgjyqësisht. Nëse marrëveshja e ndërmjetësimit arrihet, prokurori/gjyqtari vendos pushimin e çështjes. Nëse marrëveshja e ndërmjetësimit nuk arrihet me kalimin e 45 ditëve, pezullimi bie dhe vazhdon hetimi/gjykimi i çështjes. Masa e shmangies ndaj të miturit në konflikt me ligjin mund të kërkohet edhe nga i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij ligjor. Në këtë rast, i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij, me kërkesë të arsyetuar, i kërkon prokurorit zbatimin e masës së shmangies dhe ky i fundit me vendim të arsyetuar vendos për zbatimin ose jo të masës së shmangies. Në rast se prokurori refuzon kërkesën për zbatimin e masës së shmangies, i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij ka të drejtë që të kërkojë zbatimin e masës së shmangies nga ndjekja penale në gjykatë brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit për vendimin e refuzimit. Zbatimi i masës së shmangies mund të vendoset, sipas rastit, edhe nga gjyqtari gjatë gjykimit kur ai vetë vlerëson se kjo alternativë është më e përshtatshme ose me kërkesë të arsyetuar të palëve, punonjësit social ose psikologut. Në këtë rast gjyqtari mund të vendosë kthimin e çështjes prokurorit për të proceduar me zbatimin e masës së shmangies. Para marrjes së këtij vendimi, gjykata dëgjon të miturin dhe merr pëlqimin e tij. Ndërmjetësimi si procedurë jashtëgjyqësore zhvillohet nën drejtimin e një personi të tretë që është ndërmjetësi i licencuar dhe zhvillohet vetëm nëse ekziston pëlqimi i lirë (me shkrim) për ndërmjetësim i shprehur si nga i mituri i akuzuar për veprën penale dhe nga pala e dëmtuar dhe pjesëmarrjes së detyruar të tyre. Para marrjes së pëlqimit, të miturit i sigurohet mundësia e këshillimit dhe ndihmës ligjore, me qëllim që të kuptojë masën e propozuar të shmangies dhe nëse ajo është e përshtatshme dhe e pranueshme prej tij. Gjatë negocimit të marrëveshjes për marrjen e masës së shmangies, i mituri ndihmohet nga mbrojtësi. Marrëveshja nënshkruhet nga i mituri dhe mbrojtësi i tij. Para zbatimit të vendimit për masën e shmangies nga ndjekja penale, i mituri, mbrojtësi i tij dhe, sipas rastit, përfaqësuesi ligjor kanë të drejtë të kenë informacion të detajuar mbi thelbin e masës së shmangies nga ndjekja penale, kohëzgjatjen e saj, kushtet dhe mënyrën e zbatimit, si dhe pasojat për mospërmbushjen e masave të shmangies. Të miturit i shpjegohet gojarisht dhe me shkrim, ose në format e duhura të komunikimit, sipas aftësive të veçanta të të miturit, se pranimi i masës së shmangies nga ndjekja penale është vullnetar dhe se i mituri ka të drejtë të heqë dorë prej masës në çdo fazë.
Ceshtje pune me ndermjetesim
Ceshtje pune me ndermjetesim
Pershendetje, Kam nje çeshtje pune dhe shoqëria me te cilën jam ne konflikt me ka propozuar ndërmjetësimin. Ne fakt une nuk jam shume e bindur nese duhet ta pranoj zgjidhjen e ceshtjes me ndermjetesim apo te shkoj ne gjykate. Ju lutem, a mund te kem me shume informacion qe te me ndihmoje te marre nje vendim ne lidhje me kete ceshtje. Faleminderit,
Pershendetje, Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje (përfshirë në fushën e punës) me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734 Në rast se shoqëria me të cilën ju keni mosmarrëveshjen ju ka paraqitur një ftesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit atëherë, brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, ju duhet të shprehni vullnetin tuaj për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se edhe ju jeni dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ju mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar. Ju, në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër, mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes. Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre. Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ju mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore. Zgjedhja e ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve paraqet disa avantazhe si: • redukton konfliktet midis palëve dhe i orienton ato drejt një zgjidhje të përbashkët, të shpejtë dhe efektive; • përfshin palët në negociimin e marrëveshjes së tyre dhe asnjë vendimmarrje nuk u imponohet atyre; • ka kosto të ulët; • mundëson zgjidhjen e çështjes në një kohë të shkurtër; • shmang kalvarin e gjatë të pritjeve në dyert e gjykatave dhe zvarritjet e shumta të seancave gjyqësore; • shmang bllokimin e çështjes në instanca më të larta; • edhe nëse rezulton e pasuksesshme, palët kanë gjithmon të drejtën ti drejtohen gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. • në kohën e pandemisë Covid-19, paraqet një ndër alternativat jashtëgjyqësore më të përshtatshme dhe efikase pasi mundëson zhvillimin e seancave të ndërmjetësimit nëpërmjet platformave online duke mënjanuar kështu çdo lloj rreziku dhe zvarritje në caktimin e seancave gjyqësore.
Ne vijim te pyetjes: Ceshtje pune me ndermjetesim (2)
Ne vijim te pyetjes: Ceshtje pune me ndermjetesim (2)
Pershendetje serish, Faleminderit per pergjigjen tuaj. Ne rast se ne biem dakord per zgjidhjen e ceshtjes se punes  me ndermjetesim dhe nënshkruajmë marrëveshje, a ka te drejte pala tjetër qe te tërhiqet nga marrëveshja ne te ardhmen? Faleminderit,
Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. Marrëveshja e ndërmjetësimit përbën titull ekzekutiv. Në nenin 22 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se “ kur palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre, së bashku me ndërmjetësit, nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, në kuptim dhe në zbatim të kushteve, rasteve dhe të procedurave të parashikuara në këtë ligj. Kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit. Në aktmarrëveshje përcaktohen: a) palët; b) përshkrimi i mosmarrëveshjes; c) detyrimet e kushtet që palët i vënë njëra-tjetrës dhe mënyra e afati i përmbushjes së tyre; ç) nënshkrimi i palëve dhe i ndërmjetësit. Afati për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje vendoset nga palët në mirëkuptim me njëra-tjetrën. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe lidhet me shkrim, përveç rasteve kur ndërmjetësi dhe palët vlerësojnë se ajo mund të lidhet me gojë, nisur nga natyra e mosmarrëveshjes. Nëse aktmarrëveshja respekton kushtet e përcaktuara në nenin 22 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, të ndryshuar, ajo përbën titull ekzekutiv dhe, në këtë rast, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim, në kuptim të këtij ligji, është e pavlefshme kur: a) realizohet nga persona që nuk janë ndërmjetës të licencuar dhe të regjistruar sipas këtij ligji; b) mosmarrëveshja, sipas ligjit, duhet zgjidhur vetëm në rrugë gjyqësore; c) përmban detyrime të vlerësueshme në të holla dhe nuk formulohet me shkrim; ç) përmban detyrime për subjekte që nuk kanë marrë pjesë në ndërmjetësim; d) ka simulim dhe, për konfliktin real, ka shkaqe pavlefshmërie. Në këto raste, pala që pretendon pavlefshmërinë i drejtohet gjykatës me qëllim që të konstatohet pavlefshmëria e marrëveshjes së ndërmjetësimit. Pra, aktmarrëveshja e ndërmjetësimit është e detyrueshme dhe përbën titull ekzekutiv ndaj palët që e kanë nënshkruar marrëveshjen nuk mund të tërhiqen nga zbatimi i saj përveç kur pretendohet pavlefshmëria e marrëveshjes, për arsyet e sipërpërmendura, dhe kur gjykata e konstaton këtë pavlefshmëri.
Informacion per ndermjetesimin
Informacion per ndermjetesimin
Pershendetje, Doja t’ju pyesja se sa vlere ka marreveshja e arritur me ndermjetesim dhe si ndiqet zbatimi i kesaj marreveshje kur njera nga palet ka detyrime kundrejt pales tjeter?  Nese nuk arrijme nje marreveshje me palen tjeter apo pala tjeter pasi pranon qe do paraqitet ne seancat e ndermjetesimit realisht nuk paraqitet, a i vendoset atij ndonje detyrim apo gjobe mbi kete veprim? Faleminderit,
Pershendetje, Në nenin 22 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se “kur palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre, së bashku me ndërmjetësit, nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, në kuptim dhe në zbatim të kushteve, rasteve dhe të procedurave të parashikuara në këtë ligj. Kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit. Në aktmarrëveshje përcaktohen: a) palët; b) përshkrimi i mosmarrëveshjes; c) detyrimet e kushtet që palët i vënë njëra-tjetrës dhe mënyra e afati i përmbushjes së tyre; ç) nënshkrimi i palëve dhe i ndërmjetësit. Afati për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje vendoset nga palët në mirëkuptim me njëra-tjetrën. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe lidhet me shkrim, përveç rasteve kur ndërmjetësi dhe palët vlerësojnë se ajo mund të lidhet me gojë, nisur nga natyra e mosmarrëveshjes. Pra, aktmarrëveshja e ndërmjetësimit është e detyrueshme dhe përbën titull ekzekutiv ndaj palët që e kanë nënshkruar marrëveshjen nuk mund të tërhiqen nga zbatimi i saj përveç kur pretendohet pavlefshmëria e marrëveshjes, për arsyet e sipërpërmendura, dhe kur gjykata e konstaton këtë pavlefshmëri. Nëse gjatë procesit të ndërmjetësimit njëra nga palët nuk paraqitet ose tërhiqet nga ndërmjetësimi, nuk ka asnjë pasojë/penalitet ligjor. Ndërmjetësimi është një procedurë që bazohet në vullnetin e palëve. Secila prej palëve është e lirë të tërhiqet në çdo moment nga procesi i ndërmjetësimit, pa asnjë pasojë ligjore.
Ndermjetesimi
Ndermjetesimi
Pershendetje! Kam patur nje çeshtje civile ne konflikt me 2 persona, ku me njeren nga palet rame dakort qe ta zgjidhnim problemin me ndermjetesim. Ftuam edhe palen e trete te merrte pjese ne menyre qe te gjenim nje marreveshje te perbashket. Pala e 3-te nuk pranoj te merrte pjese dhe ka ngritur padi ne gjykate, ku i eshte bashkuar edhe pala me te cilin permes ndermjetesimit kishim arritur marreveshjen e perbashket. Pyetja ime eshte: a e merr ne konsiderate gjykata marreveshjen e arritur permes  ndermjetesimit? A mund gjykata ta rrezoje kerkese padine e kesaj pale referuar marreveshjes se arritur? Faleminderit,
Në nenin 23 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet që Nëse aktmarrëveshja respekton kushtet e përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji, përbën titull ekzekutiv dhe, në këtë rast, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e tij. Megjithatë, në paragrafin e fundit të nenit 23 parashikohet që, kur bëhet kundërshtim në gjykatë, gjykata merr parasysh mënyrën e zgjidhjes me ndërmjetësim, por, gjithashtu, nuk ka pengesë ligjore për zgjidhje tjetër, në përputhje me ligjin.
Ndermjetësim
Ndermjetësim
Cfarë duhet te kuptojmë me termin ndermjetësim? Ne cilat fusha eshte i aplikueshem? Cfare procedure duhet ndjekur per te zgjidhur nje ceshtje me ndermjetesim? Faleminderit,
Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previeëdoc.php?file_id=734 . Në nenin 4 pika 2 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve, si dhe të mosmarrëveshjeve midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private. Çështjet e pronësisë janë mosmarrëveshje në fushën e të drejtës civile. Nëse një person ka vënë në lëvizje gjykatën, atëherë gjyqtarët kanë detyrimin për t’ju njoftuar, udhëzuar dhe informuar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes në çdo fazë të gjykimit. Nëse palët pranojnë zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë gjyqtari e kalon çështjen për ndërmjetësim (neni 158/ç, pika 2, e Kodit të Procedurës Civile/KPrC). Në rast të paraqitjes së aktmarrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim, gjykata vendos miratimin e saj, nëse kjo e fundit nuk është në kundërshtim me ligjin. Në këtë rast gjykata vendos pezullimin e gjykimit për 30 ditë dhe gjykimi i çështjes rifillon kur marrëveshja për ndërmjetësim nuk arrihet ose kur është plotësuar afati prej 30 ditësh (neni 297 ti KPrC). Edhe pa investuar gjykatësn, nëse një subjekt ka mosmarrëveshje me një tjetër subjekt, ai ka të drejtë ti paraqesë një ftesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit atëherë. Subjekti të cilit i drejtohet ftesa për ndërmjetësim brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, duhet të shprehni vullnetin për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se palët bien dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ata mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar. Njëra palë në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër mund të përcaktojnë kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes. Nëse arrihet një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre. Nëse njëra nga palët vlerëson se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrihet zgjidhja e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ajo mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në rrugë gjyqësore.
Ndermjetesim- ceshtje pune
Ndermjetesim- ceshtje pune
Pershendetje! Une punoj ne nje kompani private me kontrate pune por per shkak te produktivitetit te kompanise pronari kerkon ta zgjidhi kontraten ne menyre te njeanshme me ndermjetesim. Nese e pranoj, a jam ne ndonje shkelje ligjore? Faleminderit
Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje (përfshirë në fushën e punës) me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734 Në rast se punëdhënësi ju ka paraqitur një ftesë për zgjidhjen e kontratës së punës me anë të ndërmjetësimit atëherë, brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, ju duhet të shprehni vullnetin tuaj për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se edhe ju jeni dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ju mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar. Ju në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes. Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj. Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre. Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ju mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore.
Nen e papun me tre femij
Nen e papun me tre femij
A mund te aplikoj per asistenc?
Pershendetje, Njësia vendore ku kanë vendbanimin, është pika e parë e takimit për të gjitha familjet pa të ardhura, apo me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe kategoritë e tjera, që duan të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike. Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët certifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore. Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson online në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin, llojin e banesës, pasuritë dhe asetet shtëpiake të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë. Autoritetet e Shërbimit Social Shtetëror bëjnë me dije se lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik me të gjitha institucionet dhe pasi përfundon ky verifikim në lidhje me saktësinë e informacionit merret vendimi për këto familje. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla, si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale. Ju faleminderit!
Rregullore
Rregullore
Rregullorja e bashkise kruje
Pershendetje, Zyra e Informacionit : [email protected]. Koordinator i të Drejtës së Informimit: Drini Masha email : [email protected] tel : 069 26 04 823.
Hapja e nje dege te univeristetit te huaj
Hapja e nje dege te univeristetit te huaj
Pershendetje! Doja te dija cilat jane procedurat qe duhen ndjekur per te hapur nje dege te nje universiteti te nje shteti te huaj ne Shqiperi dhe ne cfare forme ligjore hapet(sh.p.k,ojf…?). Pra te hap nje universitet te huaj ne Shqiperi.
Pershendetje, Aplikimi per hapjen e nje dege te nje universiteti te huaj behet online nepermjet sistemit E-Albania ne linkun si vijon: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13679. Ju faleminderit!
Vertetim asistence
Vertetim asistence
Pershendetje Une per momentin marr asistence nga zyra e punes si i papune. Do doja te merrja nje vertetim asistence qe tregon qe une jam duke u trajtuar me asistence. Kjo merret tek zyra e punes apo ne e albania?
Pershendetje. Vertetimi qe ju kerkoni merret online, ne portalin E-Albania ne linkun si me poshte vijon: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=7182
Qertefikat familjare
Qertefikat familjare
Qertefikat famuljare
Pershendetje, Ju mund te pajiseni me certifikate familjare duke klikuar ne linkun si vijon: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=377
Mbiemri
Mbiemri
Une jam regjistruar ne universiteti me mbiemrin e vajzerise,gjate studimeve un bera celebrimin dhe mora mbiemrin e bashkëshortit,por ne universitet nuk e ndryshova ,tani pres per te marre diplomën e Bachelorit por tani qe bera regjistrimin per ne master mi shënuan te dy mbiemrat Mos ndoshta diploma me del jofunksionale sepse as vete sekretaret nuk po me shpjegonin si duhet
Pershendetje. Fakti qe ke ber lidhje martese dhe ke marre mbiemrin e bashkeshortit nuk ndikon tek vlefshmeria e diplomes.
Pension
Pension
Si jeni Ne prill aplikova per pension ,por tek kerkesa kisha shenuar vitet e kooperatives ,sigurimet dolwn me vendimin qe nuk plotesoj 15 vite,pasi 4 vite te koop nuk kisha dite pune.Nderkohe shoqeruar kerkeses kisha cuar dhe vitet qe kisha punuar pas kooperatives ne ndeerrmaje,por ato si kishin pare fare.bera ankim ne drejtori dhe me pas ne komision qendror.Tani tw bej nje aplikim te ri per pension duke perfshire te gjitha periudhat e sakta?apo duhet te pres pergjigjen qe do me vij nga issh qendrore?flm
Pershendetje. Fakti qe po beni nje aplikim te ri nuk e pengon detyrimin e ISsh te ktheje pergjigje dhe tju jape zgjidhje per ceshtjen tuaj
Njohja e viteve te punes per pension
Njohja e viteve te punes per pension
1. Pershendetje, desha te nese nese njihet koha e punes me pak se nje vit per llogaritje pensioni. Pra, nese nje person ndryshon dy pune brenda nje viti, a njihet periudha e punes ne secilin pozicion (rreth disa muaj) si e vlefshme ne llogaritjen e pensionit? Apo duhet plotesuar 1 vit i plote ne nje vend pune per tu njohur? 2. Si mund te vertetoj nese me ka kapur dypunesimi kur kam nderruar?
Pershendetje. Referuar ligjit per Sigurimet shoqerore dhe shendetesore, referuar nenit 59 Baza e Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Nuk eshte e thene qe duhet te plotesosh nje vit pune te plote
Pezullim aktiviteti
Pezullim aktiviteti
Pershendetje! Kemi nje dege ne Shqiperi te nje personi juridik te huaj. Se fundmi ka ardhur nje njoftim per pezullim aktiviteti nga qendra e huaj per degen ne Shqiperi. Doja te dija ku mund te shikoj nese ligjerisht aktiviteti ne Shqiperi rezulton i pezulluar ose jo?
Pershendetje. nese ka ardhur nje njoftim qe Aktiviteti i Personit juridik te huaj qe ushtron aktivitet tregtar ne shqiperi do te pezullohet, atehere si rregull kjo vendimarrje eshte nje vendimarrje per te cilen duhet te kerkohet mbledhja e asamblese se pergjithshme. Pas marrjes se njoftimit asambleja e pergjitshme e ortakeve (aksionareve, ne varesi te formes se organizimit) vendos pezullimin e aktivitetit me votim ne asamble sipas parashikimeve ligjore dhe statutore. Me pas ky vendim dergohet ne Qendren Kombetare te Biznesit dhe reflektohet ne Ekstaktin e Shoqerise.
Gjoba
Gjoba
Përshëndetje, Në rastin kur bëjmë padi kundër vendimit për gjobë nga APP, a e pezullon pagesën e gjobës padia administrative deri në përfundimin e çështjes gjyqësore? Faleminderit
Pershendetje, Jo nuk pezullohet dhe gjoba do duhet te paguhet. Faleminderit.
Avokatia
Avokatia
Pershendetje!Kandindati per Avokat deri ne sa here ka te drejte te japi provim e Avokatise?Pershembull Nuk e mere heren e pare Dhe sa here te tjera mund ta japi?
Pershendetje, Neni 21 i ligjit Nr.Ligjit Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë, parashikon se kandidati për avokat nuk kalon me sukses provimin e kualifikimit herën e parë, ka të drejtë t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit të avokatisë të radhës, me kushtin që të ketë kaluar një periudhë jo më pak se 6 muaj. – Kandidati për avokat mund t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit të avokatisë deri në 4 herë. Bashkelidhur ligji per profesioniin e avokatit https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/LIGJ-nr.-55-2018-date-23.7.2018.pdf Faleminderit!
Legalizim diplome nga Universiteti Kristal
Legalizim diplome nga Universiteti Kristal
Pershendetje. Ju lutem duhet te bej diplomen me vule apostile. Diploma eshte nga universiteti kristal qe eshte mbyllur. SI duhet te procedoj. Me thane tek arkiva dhe ministria e arsimit por askush nuk jep info te sakte dhe te detajuar te procesit
Pershendetje, Drejtohuni prane filialeve te postes Shqiptare nese e dispononi diplome per t’iu ndihmuar me legalizimin/ apostilim. Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore. Për më shumë:http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41 Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës. https://punetejashtme.gov.al/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/ Nese ju nuk e dispononi diplomen drejtohuni prane Ministrise se Arsimit per tu pajisur me diplome ose vertetim perfundim studimesh, dhe me pas dokumenti duhet legalizuar/ apostiluar per tu perdorur jashte vendit. Faleminderit!
A lejohet të zhvillohet praktika profesionale për mesuesi?
A lejohet të zhvillohet praktika profesionale për mesuesi?
Përshëndetje! Lejohet të kryesh praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit në periudhe 3 mujore, kur gjatë kesaj kohe rezulton e punesuar, por je me leje pa të drejtë page dje leje vjetore dhe e frekuenton rregullisht praktiken? Faleminderit!
Përshëndetje, Si fillim nuk ka një ndalim për zhvillimin e praktikës profesionale, nëse ju nuk e kryeni punën në oraret e caktuar për praktikë, ose e thënë ndryshe nëse puna juaj dhe praktika janë në kohë të ndryshme. Në rastin që ju keni marrë leje dhe pa të drejtë page, kjo nuk do të ndikojë në zhvillimin e praktikës profesionale për mësuesi. Gjithashtu për më tepër informacion ju ftoj të lexoni rregulloren e organizimit dhe zhvillimin për profesionin e rregulluar të mësuesit: https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/dok-0004.pdf Ju faleminderit!
Arsimi i lartë universitar/ Cikli Bachelor
Arsimi i lartë universitar/ Cikli Bachelor
Pershendetje, kam nje pyetje lidhur me te drejten e rifillimit te studimeve dhe afatin kohor per kete kerkese. Une si studente e UT, Fakulteti i Shkencave sociale, kam qene studente e brezit 2015-2018 per arsye personale nuk munda te mbyll diplomen me vetem 3 provime te mbatura per ta marre ate. Tani dua te kthehem dhe te perfundoj marrjen e diplomes. Ne paraqitjen time tek sekretariati i shkolles me njoftuan qe e drejta ime per te mbyllur ciklin e studimeve eshte djegur dhe nuk kam mundesi te mbyll provimet dhe te marr diplomen. A eshte e mundur qe brenda 5 viteve pause te digjet e drejta dhe gjithe kreditet per te mbyllur studimet ne ate dege?!
Përshëndetje, Për problematikën që ju keni po ju referoj në Rregulloren e Univeristetit të Tiranës, e cila në nenin 43 shprehet për kohëzgjatjen e studimeve, në paragrafin e parë citohet se kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të zgjatë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të stuimeve që parashikon programi, në këtë periudhë nuk do llogaritet periudha e pezullimit që studenti mund të apikojë, sipas përcaktimeve në rregullore në nenin 78 të saj. Nëse studenti nuk mund të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ai katë drejtën të rifillojë studimet në të njëjtin program apo në program tjetër studimi. Mesa duket ju keni kalur afatin e shlyerjes së detyrimeve. Gjithsesi për më tepër informacion ju referoj në Rreguloren e UT dhe akte të tjera të cilat qatësojnë situatën tuaj. https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/08/rregullore-e-universitetit-te-tiranes.pdf https://unitir.edu.al/rregullore-ut/ Ju faleminderit!
Informacion në lidhje me universitet private
Informacion në lidhje me universitet private
Pershendetje, jam nje studente e vitit te pare ne nje universitet privat ne Tirane. Jam e regjistruar ne universitet si program i dyte studimi dhe kam paguar komplet tarifen e plote te vitit te pare. Problemi lind sepse nuk jam pajisur me numer matrikullimi. E theksoj se ne momentin e regjistrimit nuk kisha plotesuar formular AZ1 qe plotesohet per maturanter e vjeter. Doja te dija nese nuk pajisem me numer matrikullimi a kam te drejte ti kerkoj universitetit pagesen e paguar ne fillim te vitit akademik? E theksoj se ne kontraten e studimit ishte e shkruar nje pjese ku thuhet we studenti nuk diplomohet nese nuk pajiset me numer matrikullimi. Un nuk e mendova qe ekziston mundesia e mos pajisjes me numer matrikullimi duke qene se fakultetin e pare e kam kryer ne shtet dhe nuk kam psur ndonjeher probleme, prandaj edhe pgesene kam kryer ne nje kest te plote. Pervec kesaj ne momentin qe mora info diten e regjistrimit me thane qe duke qene fakultet i dyte nuk eshte e domosdoshme aplikimi me formular mjaftonte te sillja dilomat e noterizuara dhe listen e notave. Cila eshte e drejta qe me lind ne kete rast? Ne pritje te pergjigjes tuaj, falemnderit!
Përshëndetje, Si fillim dua t’u them se çdo Universistet ka statutin, rregullore, vendime të veçanta për mënyrën e funksionimit, kërkesat për ciklet e studimit, pagesat e tarifave, dhe duhet të bazohemi në elementë të trajtuara në aktet përkatëse për të dhënë një përgjigje të saktë mbi problemetikën e adresuar. Gjithsesi pagesa e tarifës nuk mund të jetë e justifikuar për aq kohë sa ju ligjërisht nuk jeni të regjistruar dhe nuk keni një numër matrikulimi e cila më pas ju lejon të merrni diplomën. Ajo që mund të sugjerojmë është se ju mund t’i drejtoheni me kërkesë për kthimin e tarifës vjetore të paguar së bashku me peridhën kohore përkatës, administratorit të Universitetit. Ju duhet të bazoheni në atë çfarë parashikon statuti dhe vendimet që ka nxjerrë Univeristeti. Më poshtë po ju referoj si informacion të përgjithëshëm VKM-në mbi gjenerimin dhe dhënin e numrit të matrikulimit: http://qsha.gov.al/infos/legjislacioni/udhezim_45_matrikullim.pdf Ju faleminderit!
Kam mbaruar studimet bachelor infermieri e pergjithshme ne universitetin kristal
Kam mbaruar studimet bachelor infermieri e pergjithshme ne universitetin kristal
Pershendetje,kam mbaruar studimet infermieri e pergjithshme bachelor ne ish universitetin Kristal ne vitet 2010-2013 pra kur ishte i akredituar. Problemi eshte qe un nuk arrita te mar diplomen “kartonin” dhe ato i mbyllen zyrat. Jam interesuar tek ministria Arsimit e ato nuk me kthejne asnje lloj pergjigjie,me than shkruaj leter me poste arkives shteterore,e bera dhe me ktheu prgj regjistrin e universitetit ku aty figuronte emri im me nr id e gjithcka,dhe ishte shkruar qe “nga kerkimet e bera ne disponojme keto dokumente,dhe ku kane shkruar qe rezulton qe un kam kryer studimet ne ate universitet. Shoket e shoqja ime e bankes sot punojne infermier ndersa un nuk gjej dot asnje zgjidhje. Si mundem ta zgjidh kete gje qofte dhe ne rruge juridike !? Ju faleminderit
Pershendetje, Dokumentet nuk nxirren nga arkiva Qendrore, por ju mund te merrni nje kopje te fletes se Amzes dhe te fletes se regjistrit me vulen e arkives. Kete me pas duhet ta legalizoni prane Ministrise se Arsimit dhe Sportit per ta perdorur ne vendet ku ju do te aplikoni. Faleminderit!
A përbën problem në diplomë ndryshimi i qytetit sipas ndarjes së re administrative?
A përbën problem në diplomë ndryshimi i qytetit sipas ndarjes së re administrative?
Përshëndetje! Kam korrigjuar së fundmi një gabim në shkrimin e fshatit të lindjes, por për shkak të ndarjes së re administrative, ky fshat i ka kaluar një bashkie tjetër dhe për rrjedhojë tani më kanë ndryshuar qytetin e lindjes. Në diplomë do të shfaqet fshati i lindjes, qyteti apo të dyja bashkë? Ne terma të përgjithshëm, a mund të jetë problem për mua kjo gjë në të ardhmen dhe çfarë opsionesh kam për ta zgjidhur?
Përshëndetje, Në diplomë shënohet qyteti i lindjes, ai që rezulton dhe në mjetin tuaj të identifikimit pasaportë apo ID. Elementët më të rëndësishëm të diplomës janë numri i matrikullimit dhe numri i ID së maturës shtetërore. Vendi i lindjes nuk është se konsiderohet element esencial i saj. Megjithatë, nëse i referohemi njohjes së diplomës jashtë shtetit apo procedurave të vizës/llotarisë keni gjasa që të jetë element që mund të paraqesë probleme. Ju këshillojmë që të kërkoni vërtetmin për ndreqjen e gabimit material që keni bërë dhe vërtetimin e ndryshimit të Bashkisë në të cilën fshati ka qenë dhe në të cilën është aktualisht. Ritheksojmë se këto dokumentacione t’i keni nëse dikush do t’ja u kërkojë në një moment të caktuar. Nëse doni siguri të plotë dhe t’i paraprini cdo situate, mund të ndiqni rrugën gjyqësore. Nuk është lloj i procesit që merr shumë kohë. Nëse do ju duhet asistencë juridike mund të na kontaktoni në kategorinë e pyetjeve me pagesë. Faleminderit.
Kartoni Diplomes Master
Kartoni Diplomes Master
Pershendetje! kam mbaruar masterin Por Nuk kam mare kartonin sepse Universiteti nuke ma jep dot per shkak shkak te vonesave procedurale te miratimit te modelit te ri te diplomes nga agjensia pergjegjese pranë MASR. Nderkohe kam listen e notave dhe vertetim qe thote qe studenti ka mbaruar te gjitha detyrimit akademike por nuk ka terhequr kartonin. Pra une kam te drejte qe aplikoje per pune, per licenca etj?
Përshëndetje, Në këtë rast, për aplikime mund të përdorni dhe vërtetimin e student që përmban informacionin e sipërcituar nga ju. Ky vërtetim nuk është ekuivalent me diplomën, që do të thotë mund të ketë dhe institucione ose subjekte që mund të mos e pranojnë nëse nuk është diplomë, megjithatë kur të dorëzoni vërtetimin mund të bëni dhe specifikimet nga ana juaj se pse nuk e dispononi ende kartonin e diplomës. Faleminderit. JuristinOnline
Arsimi i larte kohezgjatja maksimale
Arsimi i larte kohezgjatja maksimale
Pershendetje Nje student mjeksie ka filluar studimet ne 2011-2012. E kap ligji i kohezgjatjes maksimale?
Pershendetje, Bazuar ne ligjin nr. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” ne nenin 90 parashikohet se: “Kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet.” Nese kohezgjatja normale e programit te studimit ne vitin 2011 ka qene 5 vjet, atehere kohezgjatja maksimale eshte 10 vjet. Afat i cili aktualisht ju ka kaluar. Faleminderit.
Keshille
Keshille
Pershendetje, Dua te bej njesimin e diplomes se universitetit ne shqiperi. Tek udhezimet e MASh, permend se duhet te paraqes “ diplomën/certifikatën profesionale, diplomën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë. Ajo cka duhet noterizuar eshte perkthimi apo vete dokumenti orgjinal ne gjuhen e huaj?
Pershendetje, Per perkthimin behet vertetim perkthim dhe jo njehsim me origjinal. Nderkohe qe noterizuar do duhet dokumenti origjinal. Origjinali ju mbetet ju, nderkohe qe Noteri e fotokopjon dhe ben njehsimin me origjinalin. Faleminderit.
Marrja e shtetësisë së Shqipërisë
Marrja e shtetësisë së Shqipërisë
Përshëndetje doja të ju pyes në lidhje me marrjen e shtetësisë së Shqipërisë. Jam nga Kosova. Gjyshi im ka poseduar një pasaportë shqiptare, dhe tani pasaporta është me afat të skaduar, ai ka vdek, deshta të dijë nëse pasardhësit e tij mund të paijisen me pasaportë shqiptare, apo jo.
Përshëndetje, Ju mund kerkoni perfitimin e shtetesise shqiptare me origjine. Kjo menyre fitimi e shtetesise shqiptare është e mundur kur i huaji plotëson kriteret e parashikuara në nenin 6 të ligjit Nr. 113/2020 “Për Shtetësinë” dhe Udhezimi Nr.65, date 04.02.2021. Kërkesa për fitimin e shtetësise shqiptare paraqitet pranë strukturave vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit të vendbanimit të personit. Ne nenin 6 te Ligjit 113/2020 percaktohen kushtet e fitimit te shtetesise me natyralizim: 1. Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të paralindurin. 2. Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë” të pikës 1 të nenit 8 të këtij ligji. 3. Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit. Pika (dh) dhe (ë) e nenit 8 si më poshtë vijon: dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Faleminderit!
Shtetesia greke
Shtetesia greke
A e perfitoj une shtetesin greke nga stergjyshja ime?
Përshëndetje, Kjo është një cështje qe i jepet përgjigje mbi bazën e parashikimeve të legjsilacionit grek. Ju këshillojmë të pyesni pranë Ambasadës Greke në Tiranë në lidhje me këtë pyetje dhe për procedurat që do duhet të ndiqni nëse do të aplikoni për fitimin e shtetësisë. Faleminderit.
Lenia e shtetesise shqiptare
Lenia e shtetesise shqiptare
Kam aplikuar per lenien e shtetesise shqiptare Shtatorin e kaluar. Dosja u kthey ne Mars per gabim ne emrin e nenes. Tani ka kaluar perseri neper institucione dhe shpresoj te kete arritur te presidenti. Jam e interesuar te di sa kohe i duhet Presidentit te dekretoje lenien e shtetesise? A rekomandoni ti dergoj email sekretarise per te pyetur per statusin, apo nuk duhen shqetesuar?
Përshëndetje, Presidenti i Republikës brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga paraqitja e propozimit nga ministria nxjerr dekretin për lënien e shtetësisë së kërkuesit. Kopje e dekretit i dërgohet edhe Ministrisë së Brendshme për të kryer veprimet e nevojshme administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi për gjendjen civile. Po, mund të dërgoni e-mail, nuk ka asnjë problem. Dhe nëse keni ndonje arsye të argumentuar që ju duhet sa më shpejt, mund të provoni dhe kërkesë për mbajtjen në konsideratë të aplikimit në një kohë sa më të shpejtë të jetë e mundur. Faleminderit.
Mos-domosdoshmeria e Lejes se Qendrimit si kusht per te fituar shtetesine shqiptare.
Mos-domosdoshmeria e Lejes se Qendrimit si kusht per te fituar shtetesine shqiptare.
Pershendetje, sic e kuptoj une Nenin 8 para. 3 te Ligjit per Shtetesine, i huaji i martuar me shtetas shqiptar prej me shume se 3 vjetesh duhet te kete pasur te pakten nje vit qendrimi ne Shqiperi per te fituar shtetesine por NUK kerkohet qe ai/ajo te kete leje qendrimi te vlefshme domosdoshmerisht ne momentin e aplikimit. Pra i huaji mund te kete jetuar ne Shqiperi vitin e pare te marteses ndersa 2 vitet e tjera bashkeshortet te kene jetuar jashte dhe prape se prape i huaji i ploteson kushtet e dispozites se cituar per fitimin e shtetesise pavaresisht se ne momentin e aplikimit ai/ajo nuk ka leje qendrim. A eshte leximi im i sakte, pra a kerkohet leje qendrim si kusht per fitimin e shtetesise nga i huaji i martuar me shqiptar? Flm paraprakisht
Përshëndetje, Do duhet që i huaji i martuar me shtetas shqiptar të ketë leje qëndrimi në Shqipëri. Ky interpretim është rezultat i porcedurës së aplikimit që i huaji do duhet të realizoj. Në këtë link gjeni dokumentacionin e kërkuar për fitimin e shtetësisë me natyralizëm nga të huajt e martuar me shtetas shqiptar https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9627/9627_dokumentacioni.pdf ku rezulton se dokumentacioni i kërkuar, vec të tjerave është edhe: 3. Kopje e lejes së qëndrimit, (fotokopje e noterizuar). 4. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qera të banesës (fotokopje e noterizuar). Po ashtu dhe në momentin që bëhet aplikimi në e-albania, do duhet të bashkëngjisni këto akte (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627) . Faleminderit.
Shtetesia Shqiptare
Shtetesia Shqiptare
Pershendetje, pyetja ime lidhet marrjen e shtetesise. Jam e martuar prej me sh se 3 vjetesh me shtetas Shqiptar. Vitin e pare te marteses (2021-2022) kam jetuar ne Shqiperi dhe kam leje-qendrimin perkates. Pas asaj kohe nuk kam jetuar me ne Shqiperi, pra aktualisht nuk kam leje-qendrim Shqiptar sepse nuk jetoj ne Shqiperi. Ligji per Shtetesine parashikon qe shtetesia fitohet me bashkim familjar nese personi eshte martuar prej me shume se tre vjetesh dhe ka jetuar te pakten nje vit ne Shqiperi (pa e specifikuar vitin). Une i plotesoj keto kushte, dhe kushtet e tjera, por aktualisht nuk jetoj ne Shqiperi dhe s’kam leje-qendrim te vlefshem. Pyetja eshte: a e ndalon ligji fitimin e shtetesise nese aplikuesi i ploteson kushtet e Nenit 8 par. 3 te Ligjit per Shtesise por nuk jeton ne Shqiperi ne momentin e aplikimit?
Përshëndetje, Do duhet që i huaji i martuar me shtetas shqiptar të ketë leje qëndrimi në Shqipëri. Ky interpretim është rezultat i porcedurës së aplikimit që i huaji do duhet të realizoj. Në këtë link gjeni dokumentacionin e kërkuar për fitimin e shtetësisë me natyralizëm nga të huajt e martuar me shtetas shqiptar https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9627/9627_dokumentacioni.pdf ku rezulton se dokumentacioni i kërkuar, vec të tjerave është edhe: 3. Kopje e lejes së qëndrimit, (fotokopje e noterizuar). 4. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qera të banesës (fotokopje e noterizuar). Po ashtu dhe në momentin që bëhet aplikimi në e-albania, do duhet të bashkëngjisni këto akte (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627) . Faleminderit.
Kerkese per informacion lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Republikes se Kosoves”
Kerkese per informacion lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Republikes se Kosoves”
Pershendetje, Kerkoj te bej nje aplikim per fitimin e shtetesise shqiptare nga nje qytetar i Republikes se Kosoves i cili eshte rezident ne territorin e Republikes se Shqiperise. Pyetjet jane si me poshte vijon: 1-Referuar ligjit nr.113/2020 “Per shtetesine” cila do te jete menyra dhe rrjedhimisht dhe kriteret per fitimin e shtetesise per nje shtetas nga Republika e Kosoves, ajo me origjine apo me natyralizem, ne kushtet kur qytetari ka lejeqendrimi te perhershme? 2-Aplikimi behet nepermjet dorezimit te dokumentacionit ne platformen online E-albania ? Nese jo, ne cilin institucion duhet dorezuar dokumentacioni i kerkuar? Sipas mundesise, lutem asistimin persa mundeni lidhur me dokumentacionin qe duhet dorezuar ne nje rast te tille? Duke ju falenderuar,
Përshëndetje, Për fitimin e shtetësisë me origjinë do duhet: 1. Të vërtetohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të paralindurin shtetas shqiptar; 2. Nuk keni qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; 3. Nuk përbëni kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Për fitimin e shtetësisë me natyralizëm do duhet të plotësoni këto kushte: a) ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç; b) ka zotësi juridike për të vepruar; c) qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ka përfituar leje të përhershme qëndrimi, të vlefshme në momentin e paraqitjes së kërkesës, sipas ligjit për të huajt; ç) ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë; d) disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë, që përkojnë me standardin minimal të jetesës, të indeksuar çdo vit në lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të parashikuar në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore; dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë; ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. I. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË ME ORIGJINË 1. Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinë shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurit. a) kërkesë e shtetasit drejtuar Presidentit të Republikës; b) certifikatë personale dhe familjare; c) certifikatë apo çdo dokument tjetër mbi bazën e të cilit vërtetohet origjina shqiptare e kërkuesit, në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, qoftë dhe nga njëri prind; d) dëshmi penaliteti, të lëshuar nga shteti ku është rezident e) vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë. II. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE ME NATYRALIZIM 1. I huaj mbi 18 vjeç, me qëndrim të rregullt në Shqipëri: a) kërkesë e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës; b) dokumentet për nivelin A2 të njohurive të gjuhës shqipe (lëshuar nga institucioni përkatës arsimor) dhe të ketë kaluar testin e njohurive bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë; c) leje e përhershme qëndrimi e lëshuar nga autoritetet kompetente në Republikën e Shqipërisë, sipas kritereve të ligjit për shtetësinë (fotokopje e noterizuar); d) vërtetim nga Autoriteti i Kufirit dhe Migracionit që ka qëndruar në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë; e) akti i pronësisë së banesës ose kontrata e marrjes me qira të banesës (fotokopje e noterizuar); f) dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë, si: garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noterizuar); g) kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga organet tatimore për të vetëpunësuarit (fotokopje e noterizuar); h) dëshmi e gjendjes gjyqësore e marrë në vendin e origjinës, në një shtet të tretë dhe në vendin ku kërkuesi ka pasur qëndrim të ligjshëm për gjashtë muajt e fundit; i) mendimi me shkrim i komisariatit të policisë vendore, për sjelljen dhe qëndrimin e aplikuesit në Republikën e Shqipërisë (përpilohet nga seksioni i policisë kriminale); j) fotografi e aplikantit, tri copë (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre); k) mandatpagesë. Përsa i përket procedurës do duhet fillimisht të aplikoni në e-albania dhe të ngarkoni në formatin pdf dokumentacionin e kërkuar. Më pas do të njoftoheni për dorëzimin e dokumentacionit origjinal fizikisht. Faleminderit.
Kerkese per informacion lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Republikes se Kosoves”
Kerkese per informacion lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Republikes se Kosoves”
Pershendetje, Kerkoj te bej nje aplikim per fitimin e shtetesise shqiptare nga nje qytetar i Republikes se Kosoves i cili eshte rezident ne territorin e Republikes se Shqiperise. Pyetjet jane si me poshte vijon: 1-Referuar ligjit nr.113/2020 “Per shtetesine” cila do te jete menyra dhe rrjedhimisht dhe kriteret per fitimin e shtetesise per nje shtetas nga Republika e Kosoves, ajo me origjine apo me natyralizem, ne kushtet kur qytetari ka lejeqendrimi te perhershme? 2-Aplikimi behet nepermjet dorezimit te dokumentacionit ne platformen online E-albania ? Nese jo, ne cilin institucion duhet dorezuar dokumentacioni i kerkuar? Sipas mundesise, lutem asistimin persa mundeni lidhur me dokumentacionin qe duhet dorezuar ne nje rast te tille? Duke ju falenderuar,
Përshëndetje, Për fitimin e shtetësisë me origjinë do duhet: 1. Të vërtetohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të paralindurin shtetas shqiptar; 2. Nuk keni qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; 3. Nuk përbëni kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Për fitimin e shtetësisë me natyralizëm do duhet të plotësoni këto kushte: a) ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç; b) ka zotësi juridike për të vepruar; c) qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ka përfituar leje të përhershme qëndrimi, të vlefshme në momentin e paraqitjes së kërkesës, sipas ligjit për të huajt; ç) ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë; d) disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë, që përkojnë me standardin minimal të jetesës, të indeksuar çdo vit në lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të parashikuar në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore; dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike; e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë; ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. I. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË ME ORIGJINË 1. Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinë shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurit. a) kërkesë e shtetasit drejtuar Presidentit të Republikës; b) certifikatë personale dhe familjare; c) certifikatë apo çdo dokument tjetër mbi bazën e të cilit vërtetohet origjina shqiptare e kërkuesit, në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, qoftë dhe nga njëri prind; d) dëshmi penaliteti, të lëshuar nga shteti ku është rezident e) vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë. II. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE ME NATYRALIZIM 1. I huaj mbi 18 vjeç, me qëndrim të rregullt në Shqipëri: a) kërkesë e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës; b) dokumentet për nivelin A2 të njohurive të gjuhës shqipe (lëshuar nga institucioni përkatës arsimor) dhe të ketë kaluar testin e njohurive bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë; c) leje e përhershme qëndrimi e lëshuar nga autoritetet kompetente në Republikën e Shqipërisë, sipas kritereve të ligjit për shtetësinë (fotokopje e noterizuar); d) vërtetim nga Autoriteti i Kufirit dhe Migracionit që ka qëndruar në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë; e) akti i pronësisë së banesës ose kontrata e marrjes me qira të banesës (fotokopje e noterizuar); f) dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë, si: garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noterizuar); g) kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga organet tatimore për të vetëpunësuarit (fotokopje e noterizuar); h) dëshmi e gjendjes gjyqësore e marrë në vendin e origjinës, në një shtet të tretë dhe në vendin ku kërkuesi ka pasur qëndrim të ligjshëm për gjashtë muajt e fundit; i) mendimi me shkrim i komisariatit të policisë vendore, për sjelljen dhe qëndrimin e aplikuesit në Republikën e Shqipërisë (përpilohet nga seksioni i policisë kriminale); j) fotografi e aplikantit, tri copë (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre); k) mandatpagesë. Përsa i përket procedurës do duhet fillimisht të aplikoni në e-albania dhe të ngarkoni në formatin pdf dokumentacionin e kërkuar. Më pas do të njoftoheni për dorëzimin e dokumentacionit origjinal fizikisht. Faleminderit.
a e humbet shtetesine shqiptare nje azilkerkues i deportuar nga anglia?
a e humbet shtetesine shqiptare nje azilkerkues i deportuar nga anglia?
a e humbet shtetesine shqiptare nje azilkerkues i deportuar nga anglia? Pasi kom nipin qe eshte deportuar nga anglia, pasi i eshte refuzuar kerkesa per azil?
Përshëndetje, Jo nuk e humbet. Rastet e humbjes së shtetësisë janë vetëm me anë të kërkesës për lënien e shtetësisë ose heqja e saj në rastet kur vërtetohet se shtetasi ka paraqitur dokumente të falsifikuara për fitimin e shtetësisë ose kur shtetasi përkrah, kryen veprimtari apo është anëtar i organizatave, aktiviteti i të cilave synon cenimin e sigurisë kombëtare dhe të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Faleminderit.
fitimi i nenshtetesise shqiptare nga shtetasit kosovare
fitimi i nenshtetesise shqiptare nga shtetasit kosovare
Sa kohe duhet per te mare nenshtetesi shqipatre nje shtetas kosovare me origjine ?
Përshëndetje! Koha e parashikuar e procesit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare është 6 muaj. Për më tepër informacion mund të klikoni në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627 . Faleminderit.
Aplikim per pashaport Bullgare
Aplikim per pashaport Bullgare
Persh . Kam nusen Shtase Bullgare jemi te martuar afersisht 3 vite bashk Dhe aktualisht jetoi ne gjermani punoi prej dy vitesh I Paisur me leje qendrimi,Dhe dua te aplikoi per pashaport bullgare dua te di cfare procedurash duhet te ndiek Dhe si te veproi,faleminderit.
Përshëndetje, JuristiOnline ofron këshillim ligjor për cështje të cilat lidhen me zbatimin dhe interpretimin e legjislacionit shqiptar. Për fitimin e shtetësisë do duhet t’i referoheni legjislacioni të shtetit në të cilin do të aplikoni për fitimin e shtetësisë. Faleminderit.
Ndihme ekonomike
Ndihme ekonomike
Pershndetje. Jam nje banor i kombinatit. Jam 30 vjec, kam bere 17 here operime pa pune jam. Nuk perfitoj asgje as ndihme ekonomike edhe as kemp.  Po patet mundesi na ndihmoni. Pres pergjigje nga ju.
Pershendetje Ne rast se ju nuk jeni kategori perfituese e Kmacp per shkak te ligjit, ju mund ti drejtoheni Sherbimit Social Shteterore per tu trajtuar me pension e paaftesise. Per kete ju duhet te dispononi dokumentacionin si meposhte : 1. Flete drejtim + ekazaminime (merren ne spital) 2. kopje dokumenti identifikimi 3. certifikat familjare 4. vertetim 5 vitet e fundit nuk kane se paku 12 muaj sigurim shoqeror, ne vijim ju mund te beni aplimin ne bashki dhe kjo e fundit ia percjell sherbimit Shteterore Social. Faleminderit
Bonus I bebes
Bonus I bebes
Pershendetje.jam shtatzan me femijen e 4.Dua te di a e perfitoj bonusin e bebes ju lutem dhe sa lek mund te mar
Pershendetje Po ju e perfitoni bonusin e bebes. Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë; Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë; Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë; Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë. Ne rastin tuaj bonusi i bebes eshte ne masen 120 mije leke. Faleminderit
Ndihmë ekonomike
Ndihmë ekonomike
Përshëndetje , Ju lutem më ndihmoni për një padrejtësi që më është bërë nga drejtorija rajonale e ndimes ekonomike Shkodër, duke më hequr padrejtësisht ( me asyetimin pse janë shkëputur nga trungu familjar dy vajzat e mija për të jetuar me forcat e veta ) të vetemen mundësi për mbijetesë, ndihmën ekonomike. Pyetja: A ekziston ndonjë ligj në drejtësinë shqipëtare kur përfiton një familje një ndihme ekonomike , dhe shkeputen një, dy, a më shumë nga familja për të jetuar me forcat e veta si në këtë rast, a mund të penalizohet e gjithe familja duke ja hequr të vetemen mundësi për mbijetesë . Me shumë rrespekt dhe besim të plotë!
Përshëndetje, Bazuar në problemin që ju shtroni ka referim të qartë ligjor, pavarësisht nëse ju mund ta vlerësoni jo të arsyeshëm, në neni 15 i ligjit Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, parashikon përjashtimi nga ndihma ekonomike si më poshtë: 1. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë gjashtëmujore familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme: a) kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë-nënë; e) kanë anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim dhe banojnë në fshat; ë) anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të familjeve që kanë anëtarë, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç. Këto raste ligjvënësi i ka parashikuar si përjashtime dhe abuzim me nidmën ekonomike, si në rastin e ndarjeve të qëllimshme për të arritur plotësimin e kushteve ashtu edhe në rastin kur ka persona të aftë për punë madhor me qëllim nuk rezultojnë punëkërkues. Gjithashtu ju keni të drejtën të ankoheni, si fillim në rrugë administrative dhe më pas me padi në gjykatë. Neni 29 i ligjit u jep palëve mundësinë e ankimit administrativ dhe me pas gjyqësor, si më poshtë: 1. Aplikuesit për përfitimin e ndihmës ekonomike, kur gjykon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i padrejtë dhe personi me aftësi të kufizuar, kur gjykon se i është shkelur një e drejtë e garantuar nga ky ligj, mund të paraqesin ankesë me shkrim pranë bashkisë/njësisë administrative brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit. Struktura vendore shqyrton ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. 2. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e përgjigjes nga struktura vendore, pas ezaurimit të ankimit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni. 4. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar, që pretendojnë se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzojnë të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Ju faleminderit!
Nenë e vetme
Nenë e vetme
Unë jam një nënë e vetme, me një djalë 13 muajsh. Do doja të dija çfarë përfitimesh kam nga shteti në këtë gjendje që jam? Nuk kam shtëpinë timen dhe rroga ime është neto 50.000 Lekë. Falemidnerit!
Përshëndetje! Bazuar në ligjin nr.57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.597, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për Ndihmën Ekonomike”. Neni 7, i ligjit nr.57/2019 shprehet se përfituesit e ndihmës ekonomike janë: a) familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; b) jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre; d) viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Ku aplikohet për ndihmë ekonomike? Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategoritë e tjera mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin. Kur aplikohet për ndihmën ekonomike? Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore. Si aplikohet? Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson on-line në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë. Nëse ju jemi në kategoritë e përfituesve të asistencës sociale apo ndihmës ekonomike, kjo është rruga që mund të ndiqni. Ju faleminderit!
Perfitimet nga shteti per nenat beqare
Perfitimet nga shteti per nenat beqare
Unë jam një nënë e vetme, me një djalë 13 muajsh. Do doja të dija çfarë përfitimesh kam nga shteti ? Nuk kam shtëpinë time dhe kam marre nje urdher mbrojtje per ish bashkejetuesin.
Pershendetje, Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, janë përfitues të skemave sociale, ndihmë ekonomike, Për këtë ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social. Gjithashtu ju mund të përfitoni nga skemat e punesimit si dhe praktikave profesionale per nxitjen e punesimit, praktika profesionale te cilat ofrohen nga zyrat e punes. Faleminderit!
Nënë e vetme
Nënë e vetme
Pershendetje! Jam nje nene e vetme pa asnje te ardhur per te jetuar pervec nje ndihme ekonomike nga fondi 6 % i Bashkise me nje shume 2970 Leke ne muaj dhe pa asnje te ardhur tjeter. Jetoj vetem me ushqime qe me falin komshinjte. Une jam e semure e operuar dhe e pa afte per te punuar.Kam nje femije 10 vjece per te rritur e vetme . Doja te dija cfare mund te perfitoj ndonje te ardhur nga shteti ne kete gjendje qe jam. A mund te me ndihmoni me ndonje informacion ne baze te ligjit per ndihmen sociale per personat ne nevoje? Faleminderit
Pershendetje, Bazuar në ligjin nr.57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.597, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për Ndihmën Ekonomike”, ju jeni tashme perfituese nga ky ligj. Gjithashtu, une ju sugjeroj t’i drejtoheni me shkrese Njesise per Mbrojtjen e Femijeve prane Bashkise, per te pyetur nese mund te perfitosh ndonje ndihme ne ushqime, duke qene se ata jua shperndajne familjeve ne nevoje ne rastin kur ata i disponojne. Ju sugjeroj gjithashtu te kontaktoni edhe me organizatat jofitimprurese te cilat mund t’ju vijne ne ndihme me ushqime apo vlera monetare te caktuara. Gjithashtu, ju mund te aplikoni edhe ne programet e strehimit social prane Bashkise tuaj ne momentin qe hapen aplikimet, ne rast se ju nuk dispononi banese, duke kerkuar banese sociale apo subencionimin e qerase rast pas rasti, ne respektim te ligjit “Per strehimin social” Faleminderit!
Ndihme Sociale
Ndihme Sociale
Pershendetje . Kam 6 muaje qe marre ndihme sociale , por sot me kane informuar qe jam penalizuar per 6 muaje pasi djali im kishte 2 muaj qe kishte blere nje makine edhe nuk e deklaronte tek njesia administrative . Mund te nderpresin ndihem sociale? Faleminderit.
Përshëndetje, Po, kanë të drejtë të ja u ndërpresin pasi sipas legjislacionit në fuqi, Ligji nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet se: Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë gjashtëmujore familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme: ç) fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë; d) nuk paraqiten për deklarim dhe/ose nuk deklarojnë ndryshimet e situatës social-ekonomike çdo tre muaj pranë administratorit shoqëror. Faleminderit JuristinOnline
Ndihme ekonomike
Ndihme ekonomike
Pershendetje, Si mund te verifikoje nese mund te perfitoje ndihme ekonomike ne kushtet ne te cilat ndodhem?
Përshëndetje, Bazuar në Ligjin nr 57, datë 04.09.2019 “Për asistencën sociale në RSH”, VKM nr. 597, datë 4.09.2019 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, Përfituesit e ndihmës ekonomike janë: a) familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme; b) jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre; d) viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Aplikimin mund ta beni ne portalin e-albania. Faleminderit.
Pyetje per perfitimin e ndihmes ekonomike
Pyetje per perfitimin e ndihmes ekonomike
Cfare kriteresh duhet te permbushen qe te perfitoj ndihme ekonomike ??
Pershendetje, Lutem te konsultoheni ne detaje me aktin perkates nenligjor duke klikuar ne linkun si vijon ku specifikohen kriteret e te qenurit kategori perfituese si dhe procedura e aplikimit: https://qbz.gov.al/share/0GCljNIgSuWW5I74RqBMTw Gjithashtu, nese ju nevojitet asistence per kryerjen e procedurave te aplikimit mund te drejtoheni prane Qendres se Sherbmit te Ndihmes Juridike Paresore me te afert me vendbanimin tuaj, ne adresat si me poshte vijon: https://ndihmajuridike.gov.al/index.php/ndihma-juridike-paresore/ Ju faleminderit!
Kredi e bute
Kredi e bute
Pershendetje . Jam nje familje prej 3 vetash dhe vetem bashkeshorti punon yaxi dhe te ardhurat mujore i shkojn 2.2 mln ne muaj . A mund ta perfitojme ne kredine e bute ?? Nuk ka asnje banese ne pronesi dhe eshte kryefamiljar. Jetojme me prinderit e bashkeshortit por nuk kemi hapesire te mjaftushme per te jetuar te gjithe?
Përshëndetje, Programi “Subvencionimi i Interesave të Kredisë targeton familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Gjithashtu synon të mbështesë të gjithë individët dhe familjet që kanë vendbanim në territorin e Bashkisë Tiranë si dhe janë brenda kufirit të përcaktuar të të ardhurave, miratuar me Vendimin nr.103 datë 8.10.2024 të Këshillit Bashkiak për “Miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët/ familjet për t’u trajtuar me programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”. Referuar pikës 3 të këtij vendimi, individi/familja duhet të paraqesë kërkesën për të përfituar (Faza 1) nga ky program përmes portalit qeveritar “e-albania”, brenda 30 ditëve kalendarike nga njoftimi publik për hapjen e thirrjes, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Në momentin e hapjes së thirrjes për këtë program do të ketë një njoftim publik për fazën e parë, fazën e dytë dhe afatet përkatëse. Për të marrë asistencën e duhur, lutemi të paraqiteni pranë njësisë administrative ku jeni e regjistruar ose në faqen zyrtare http://www.tirana.al. Faleminderit!
Kontratë Dhurimi (pasuri e luajtshme) nga të tretët tek një SHPK
Kontratë Dhurimi (pasuri e luajtshme) nga të tretët tek një SHPK
Përshëndetje, Ne momentin kur nje person i trete (individ),(kuy person eshte ortak i nje shoqerie X, e cila eshte 100% ortak i shoqerise Y), i dhuron nje pasuri te luajtshme (ne rastin konkret nje makine) Shoqerise Y, por ne cilesine si Individ dhe jo ortak. A fiton kuote ky person tek Shoqeria Y, pra a behet ortak tek kjo shoqeri duke qene se ka dhuruar nje pasuri te luajtshme si individ? Faleminderit!
Përshëndetje, Po i referohem mënyrave të fitimit të pronësisë, konkretisht nenit 73, kuotat e kapitalit të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar e të drejtat që rrjedhin prej tyre mund të fitohen apo kalohen nëpërmjet: a) kontributit në kapitalin e shoqërisë; b) shitblerjes; c) trashëgimisë; ç) dhurimit; d) çdo mënyre tjetër të parashikuar me ligj. Në rastin e kalimit të kuotave me kontratë, kontrata duhet të bëhet me shkrim. Gjithashtu, statuti mund të kushtëzojë kalimin e kuotave, veçanërisht duke përcaktuar miratimin e shoqërisë ose të drejtën e parablerjes në favor të shoqërisë apo të ortakëve të tjerë. Kuota dhe aksioni, edhe pse janë tituj pronësie të një lloji pasurie të veçantë, në çdo rast rrjedhin nga kontribute që janë bërë për qëllim të krijimit ose zhvillimit të shoqërisë. Mbajtësi i tyre, në çdo rast, zotëron nëpërmjet tyre, në mënyrë të tërthortë të drejta mbi sende të luajtshëm apo të paluajtshëm, nga të cilat burojnë kuotat apo aksionet. Megjithatë, bazuar në rrethanat të cilat ju citon, kuptohet se dhurimi nuk është bërë në kuadër të investimit si ortak kundrejt fitimit të kuotave në shoqëri,por në cilësinë e një invividi i cili shpreh vullnetin e tij për të dhuaruar një pasuri në favor të një personi juridik privat duke mos e kthyer këtë individ në ortak. Gjithashtu nëse jemi para rastit të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar neni 68 shprehet se:Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. 2. Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas këtij raporti. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara nuk mund të ofrojnë kuotat e tyre si mjete investimi për publikun e gjerë.Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme/të paluajtshme apo të drejta). Statuti përcakton mënyrat e shlyerjes së kontributeve. Ortakët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar i vlerësojnë kontributet në natyrë në marrëveshje të ndërsjella me njëri-tjetrin dhe i shprehin vlerat e tyre në para. Ju faleminderit!
NDRYSHIM I VENDIMIT TE ORTAKUT
NDRYSHIM I VENDIMIT TE ORTAKUT
A mund te anullohet nje vendim i ortakut te vetem te nje SHPK-je, pasi e ka dhene vendimin 5vjet me pare per likujdimin me kompensim? Cila eshte referenca ligjore ne rast se po?!
Përshëndetje, Bazuar në nenin 81 të ligjit nr.9901/2008, nëse shoqëria zotërohet nga një ortak, të drejtat dhe detyrimet e asamblesë së përgjithshme ushtrohen nga ortaku i vetëm. Të gjitha vendimet e marra nga ortaku i vetëm regjistrohen në një regjistër të vendimeve, të dhënat e të cilit nuk mund të ndryshohen ose të fshihen. Duhen regjistruar në veçanti, por pa u kufizuar në to, vendimet për: a) miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë; b) shpërndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve; c) investime; ç) vendimet për riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. Vendimet e paregjistruara në regjistrin e vendimeve janë absolutisht të pavlefshme. Shoqëria nuk mund t’i kundrejtojë pavlefshmërinë të tretit, që ka fituar të drejta në mirëbesim, përveç rastit kur shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni për pavlefshmërinë, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të. Përsa i përket Shoqërive me përgjegjësi të kufizuar i referohemi neni 104 likuidimi në gjendjen e aftësisë paguese, me përjashtim të rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi, prishja e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese, sipas neneve 190 deri në 205 të këtij ligji. Ju faleminderit!
Hapja e degës së huaj nga kompania mëmë
Hapja e degës së huaj nga kompania mëmë
Pershendetje, Ne rast se kompania x ka selin dhe veprimtarine e saj e ushtron ne Tirane. Nderkohe hap ne vendet e rajonit, degen e kompanise meme. A eshte detyrim qe hapja e deges te regjistrohet ne QKB ne Tirane? Faleminderit
Përshëndetje, Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar. Aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend biznesi. Për hapjen e vendeve të tjera dytësore të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një çertificatë regjistrimi, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm. Tatimpaguesit, në interes të tyre, por dhe të administrates tatimore, janë të detyruar të njoftojnë edhe çdo ndryshim që ka të bëjë me adresën/adresat e veprimtarisë ekonomike dhe të banimit, si dhe të numrit të telefonit e të adresës elektronike, të dhëna që shërbejnë si pikë kontakti pë marrjen e informacioneve në një një kohë sa më të shpejtë. Të dhënat e deklaruara nga subjektet në QKB, njëherazi përditësohen automatikisht edhe në regjistrin elektronik të administratës tatimore. Për më tepër informacion po ju referoj më poshtë: https://www.qkb.gov.al/informacion-mbi-proceduren/regjistrimi-i-biznesit/regjistrimi-i-ndryshimeve/ Ju faleminderit!
Vendimet e Asamblese
Vendimet e Asamblese
Pershendetje! Nje sqarim ju lutem! Ne rastin e nje shpk me ortak shtetas te huaj individe dhe administrator shqiptar, vendimet e asamblese duhet te jene ne dy gjuhe apo vetem ne shqip? duhet te perkthehen dhe noterizohen nga perkthyes te autorizuar perpara raportimit ne QKB apo mjafton qe vendimi te shprehet ne 2 gjuhe dhe ortaket ta kuptojne cfare fismosin? FAleminderit
Përshëndetje, Vendimet duhet të jenë në të dyja gjuhët, të përkthyera nga një përkthyes zyrtar si dhe duhet të bëhet vërtetim përkthimi pranë një Noteri. Kjo referuar dhe rregullimit ligjor që bëhet nga Ligji nr. 110/2018 “Për Noterinë”, i ndryshuar. Faleminderit.
Aksionet
Aksionet
Jane dy aksioner, kane bere shitjen e aksionit dhe ka blere tjetri me noter, u aplikua qkb, kontrata, ai i pendua per shitjen dhe ka bere nje deklarat noteriale per anullim, revokim me kontrate nuk ka bere,ka aplikuar qkb, per rezfuzim, a duhet qkb ta regjistroi kontraten e shitjes? Ne rast se jo cfare behet me kete kontrate nqs nuk regjist qkb , se pala tjeter nuk pranon per revokim?
Përshëndeje, Normalisht QKB do duhet të procedojë me regjistrimin e kontratës së shitjes pasi për anulimin e saj dhe për të penguar QKB-në në kryerjen e regjistrimit do duhet të depozitohej revokimi i kontratës i nënshkruar nga të dyja palët (shitës dhe blerës) ose nëse nuk është plotësuar ndonjë nga kushtet kontraktore me rëndësi, mund të procedonit me zgjidhjen e kontratës dhe më pas vënien në dijeni të QKB-së. Ndryshimi i dëshirës/mendimit të shitësit i pashprehur në format e duhura dhe të lejuara ligjore, nuk mund të jetë detyrues për QKB-në. Faleminderit.
A duhet vendim asambleje per saktesim adrese?
A duhet vendim asambleje per saktesim adrese?
Pershendetje te nderuar, Faleminderit per pergjigjet dhe punen qe po beni. Dua te di nese ka nevoje per vendim asambleje kur behet saktesim i adreses se selise kryesore te shoqerise. Pra jo ndryshim, por saktesim per te shprehur adresen sipas formatit te prashikuar nga ligji nr. 9270 dhe sipas adresarit (https://adresari.mb.gov.al/map/). Ne secilin nga rastet, a eshte procedura e saktesimit ne e-albania e njejte e njejte me ate te ndryshimit te adreses/selise? Po ashtu, a duhet vendim asambleje per ndryshime te te dhenave te tjera (email / numer telefoni)? Faleminderit dhe pune te mbare!
Përshëndetje, Për kryerjen e veprimeve të përmendura nga ju (ndryshim kontakti, e-mail dhe saktësim adrese) është i nevojshëm vendimi i Asamblesë së Përgjithshme pasi janë veprime të cilat lidhen me ndryshimin e Statutit. Ndërkohë përsa i përket rolit të administratorit/përfaqësuesit të shoqërisë ata kanë si detyrë vetëm të kryejnë regjistrimet dhe dërgojnë të dhënat e detyrueshme të shoqërisë, siç parashikohet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Përsa i përket saktësimit të adresës, gjykojmë se është e njëjta procedurë me atë të ndryshimit të saj. Faleminderit.
Detyrimet ne nje SHPK
Detyrimet ne nje SHPK
Doja te dija se deri ne çfare mase mban pergjegjesi ne shlyerjen e detyrimeve nje SHPK? Dmth ne rast te detyrimeve kreditore ndaj Bankave etj Ju faleminderit!
Përshëndetje, Shlyerja e detyrimeve do të mbahet nga fitimi i realizuar. Nëse ky fitim është i pamjaftueshëm, përgjegjësia e SHPK-së shtrihet deri ne vlerën e kapitalit fillestar. Faleminderit.
Cfare dokumentash duhen per te hapur nje biznes perkthimi?
Cfare dokumentash duhen per te hapur nje biznes perkthimi?
Pershendetje, Cfare dokumentash duhen per te hapur nje biznes perkthimi? Jam nje profesionist i cili ka mbaruar per Mesimdhenie Anglisht, dhe do te doja te isha i certifikuar per perkthyes ligjor. Me ndihmoni dot me informacionin ju lutem?
Pershendetje, Varet se ne cfare forme do e themeloni biznesin tuaj, si person fizik, SHPK apo forma te tjera. Procedurat realizohen nepermjet portalit e-albania respektivisht ne linqet https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15356 ose https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15186 . Ne secilin prej linqeve gjeni dhe dokumentacionin e nevojshem per aplikim. Faleminderit.
Personi fizik
Personi fizik
Ne rastin embledhjes me force te detyrimeve tatimore te prapambetura, a shtrihen detyrimet e prapambetura tatimore te nje tatimpaguesi person fizik edhe ne pasurine e tij personale?
Përshëndetje, Po, kjo pasi tregtari/personi fizik, për detyrimet që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara, përgjigjet personalisht me të gjithë pasurinë e të drejtat e tij të tashme dhe të ardhshme, përfshirë pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, pronësitë industriale e intelektuale, kreditë ndaj të tretëve e çdo të drejtë apo pasuri tjetër, vlera e të cilave mund të shprehet në para. Faleminderit.
Per sa kohe mund te operoje nje shoqeri tregtare pa administrator?
Per sa kohe mund te operoje nje shoqeri tregtare pa administrator?
Ne rastin kur administratori i nje shpk heq dore nga administrimi, referuar nenit 15 te ligjit 129/2014 dhe ligjit nr.9723 per QKB-ne; Per sa kohe mund te operoje nje shoqeri pa administrator? Kush e zevendeson ne te tilla raste?
Përshëndetje, Në bazë të nënit 15 të Ligjit nr. 129/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar”, në pikën 7 parashikohet se: Administratori mund të heqë dorë në çdo kohë nga detyra e tij, nëpërmjet një njoftimi me shkrim drejtuar asamblesë së përgjithshme. Administratori, që jep dorëheqjen, duke pasur parasysh rrethanat e veprimtarisë së shoqërisë, është gjithashtu i detyruar të thërrasë asamblenë e përgjithshme për emërimin e administratorit të ri, përpara datës në të cilën dorëheqja të hyjë në fuqi. Pra, me dorëheqjen e administratorit, lind detyra për emërimin e një administrator të ri, për të cilin sipas ligjit është i detyruar të thërrasë asamblenë e përgjithshme për këtë emërim. Nëse Asambleja e Përgjithshme nuk vendos emërimin e administratorit të ri në datën e përcaktuar në thirrjen e bërë nga administratori i dorëhequr, atëherë administratori e njofton me shkrim Qendrën Kombëtare të Biznesit për dorëheqjen e tij, duke i bashkëngjitur kopjen e thirrjes së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme. Qendra Kombëtare e Biznesit regjistron largimin e administratorit sipas procedurave të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, ‘Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit’, të ndryshuar. Faleminderit!
Per legalizim
Per legalizim
Pershendetje, Me ka dal legalizimi i shtepise mirepo une ne familje kam nje femije 16 vjeç me aftesi te kufizuara dhe di qe eshte miratuar nje ligj qe kush ka nje person te tille ne familje e perfiton pagesen me 50%. A eshte e vertete kjo dhe nese po, ju lutem a mund te ma dergoni si ligj qe ta printoj? Ju faleminderit,
Pershendetje! Ne piken 4 te VKM Nr. 488, datë 22.7.2014 “Për përcaktimin e çmimit favorizues të shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier, të subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, si dhe të mënyrës e afateve të pagesës” (i ndryshuar) percaktohet se: “Për poseduesit e ndërtimeve pa leje, që kanë në përbërjen familjare persona me statusin e invalidit paraplegjik dhe/ose tetraplegjik, detyrimi financiar për parcelën ndërtimore zbritet në masën 50% nga vlera e llogaritur në bazë të kreut I të këtij vendimi”. Ne linkun ne vijim mund te gjeni VKM e sipercituar https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/VKM-nr.-488-date-22.07.2014-i-ndryshuar.pdf . Pavaresisht se kjo VKM ka dale ne zbatim te ligjit 9482, datë 3.4.2006, ligj i cili eshte shfuqizuar nga Ligji 20/2020, referuar nenit 78 te ketij te fundit, deri në nxjerrjen e akteve nënligjore, sipas ligjit 20/2020, aktet nënligjore ekzistuese vazhdojnë të mbeten në fuqi, për aq sa nuk bien ndesh me parashikimet e ligjit 20/2020. Faleminderit.