question_selector
stringlengths
4
121
question_title
stringlengths
4
121
question
stringlengths
20
3.91k
answers
stringlengths
78
7.96k
Legalizim objekti
Legalizim objekti
Pershendetje, Kam nje ndertese 4-kateshe e cila eshte perfshire ne proces legalizimi. Vetedeklarimi fillestar i objektit per perfshirje ne proces legalizimi eshte bere ne emer te babait tim (prone e tij) ne vitin 2006, por ne vitin 2010 babai ka nderruar jete. Ne vitin 2015, ne 4 femijet qe jetojme ne kete ndertese kemi bere nje vetedeklarim te ri per perfshirje ne procedure legalizimi. Tashme rezulton se prane ASHK Tirane jane bere dy vetedeklarime per te njejtin objekt. Si veprohet ne keto raste? Ju faleminderit,
Përshëndetje! Në bazë të ligji 20/2020 neni 26 percakton: Mosmarrëveshjet për të drejtat mbi ndërtimin që legalizohet. Kur gjatë procedurave të legalizimit konstatohet se për të njëjtin ndërtim pa leje ka aplikime nga dy ose më shumë subjekte, procedurat e legalizimit vijojnë në favor të subjektit që ka aplikuar i pari në kohë. Pra, në rastin tuaj ju duhet të bëni celjen e trashëgimis te personit që ka ndërruar jetë dhe ta depozitoni pranë ASHK, ne menyre që ajo të vazhdoje me procedurat për legalizimin e objektit. Faleminderit.
Me ka humbur numri i protokollit te legalizimit
Me ka humbur numri i protokollit te legalizimit
Pershendetje, Kam bere nje vetedeklarim per ndertim informal qe ne vitin 2017. Kane ardhur punonjësit e ALUIZNIT dhe kane bere matje, por aktualisht mua me ka humbur numri i protokollit. Rezulton se vetedeklarimi im nuk eshte fare ne sistem. Jam interesuar prane zyrave te hipotekes dhe nuk me japin zgjidhje. Ju lutem si  duhet te veproj? Faleminderit,
Pershendetje, Per t’u pajisur me vertetim per aplikim per legalizimin e ndertimit informal, Ju mund t’i drejtoheni zyrave ADISA-s ose te aplikoni nepermjet portalit E-albania. Ju do të merrni vërtetimin në mënyrë elektronike dhe me postë, pa patur nevojën për të shkuar personalisht në zyrat e Agjencisë Shtetërore së Kadastrës, në drejtorinë tuaj rajonale. Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet të jeni personi që keni bërë vetëdeklarimin e ndërtimit informal. Ne vijim gjeni linkun ku mund te aplikoni https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12411 Pavaresisht se mund te keni humbur numrin e protokollit, objekti i deklaruar nga ana juaj mund te identifikohet ne sistemin (bazen) e te dhenave te objekteve informale te deklaruara per legalizim duke kerkuar ne baze te emrit/mbiemrit tuaj si vetedeklarues ose mbi bazen e te dhenave te pasurise. Ndërtimet pa leje, për të cilat poseduesit nuk kanë aplikuar për legalizim deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020, trajtohen nga ASHK-ja, kryesisht, gjatë proceseve të regjistrimit fillestar ose përmirësimit të zonës kadastrale apo nëpërmjet procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje. Faleminderit,
Legalizim Apartamenti
Legalizim Apartamenti
Pershendetje.A mund te ndoldhe qe pas Legalizimit te nje Apartamenti te anullohet Legalizimi nga ana e Kadastres?Nese po,cilat mund te ishin Arsyet ?Apartamenti (Pallati)ka 15 Vite qe eshte ndertuar dhe para 6 Muajsh eshte bere Legalizimi dhe kam Certifikate Te rregullt Pronesie.Ju falenderoj per Pergjigjen.
Pershendetje, Bazaur ne LIGJ nr. 9482, Datë 03.04.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE” ne nenin 40 te tij citohet se “Në rastet kur, si pasojë e shqyrtimit të një mosmarrëveshjeje në gjykim ndërmjet subjektit dhe pronarit të truallit privat/kufitar, gjykata ka vendosur masë sigurimi, procedurat për legalizimin e shtesës së objektit pezullohen dhe rifillojnë sipas këtij ligji, kur masa e sigurimit humb fuqinë e saj, me kusht që shtesa pa leje të jetë vetëdeklaruar, brenda afatit të përcaktuar në pikën 1.1 të nenit 7 të këtij ligji” Nga sa ju referoni vleresoj se per aq kohe sa jeni pajisur me certifikate pronesie, procedura e legalizmit quhet e mbyllur dhe nuk mund te anullohet. JU faleminderit !
Marrje certifikate pronesie
Marrje certifikate pronesie
Pershendetje Jemi vendosur ne nje prone qe ne vitin 95 por nuk kemi dokumenta. Fillimisht kemi qene ne nje ndertese te ndertuar ne 92 si magazina. Pastaj ndertuam nje shtepi tjeter ne 2002 dhe eshte ne proces legalizimi me date vetedeklarimi perfundim ndertimi viti 2005. Per sa i perket prones te kjo prone ka pretendime dhe nje person tjeter qe thote ma ka dhene ligji 7501. Kemi bere nje aplikim ne Ashk ne 2015 dhe morem nje pergjigjie qe eshte prone shtet dhe kemi mbivendosje me personin qe pretendon se eshte e tij. Para disa kohesh morem legalizimin e baneses, planin e rilevimit dhe ishte e shkruar qe trualli baneses eshte ne prone te te treteve. Dmth kete prone po e perdorim nga 25 vite Me kontrate energjie e vitit prill 2002 e uji qe ne vitet 2000. Ekziston ndonje mundesi per ta marre pronesine ju lutem, nuk jam i sigurte nese personi qe ka pretendime e ka nxjerr apo jo certifikaten e pronesise akoma, e di qe ka aplikuar per ta nxjerre certifikaten e pronesise. Dhe nese e ka nxjerre, behet verifikim nese e ka marre ne menyre te paligjshme, pasi pergjigjia e 2015 saktesonte qe eshte prone shtet Faleminderit
Pershendjetje, Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju bejme me dije se ne rastin kur per nje prone ka mbivendosje, rruga ligjore per zgjidhjen e ceshtjes eshte ajo gjyqesore. Ju keshillojme te drejtoheni ne Gjykate me padi per njohje pronar duke paditur palen tjeter qe pretendon pronesine mbi token, duke pretenduar pronesine mbi token. Njohja pronar mund te jete ne nje nga menyrat origjinale te fitimit te pronesise sic eshte fitimi me parashkrim fitues pa titull parashikuar nga neni 169 i K.Civil, qe parashikon: Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzet vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj”, ose me bashkim dhe perzjerje sipas nenit 175 te K.Civil, i cili ne paragrafin e kater te tij parashikon: “Kur me mirëbesim është ngritur një ndërtesë në tokën e huaj dhe vlefta e saj është më e madhe se vlefta e tokës, personi që ka ngritur ndërtesën mund të njihet pronar edhe i tokës, me vendim të gjykatës kompetente.” Referuar kontratave te energjise, jeni i sakte sa i perket te provuarit me ane te tyre te posedimit te qete, te panderprere dhe me mirebesim te sendit te paluajtshem, tokes truall ku keni ngritur banesen. Mbi pyetjen e dyte, nese mund te verifikoni a eshte kryer certifikata e pronesise nga personi tjeter qe pretendon pronesine mbi token, per kete duhet te drejtoheni institucioneve kompetente me ankesa, kallezime, etj, sipas rastit. Faleminderit.
Pronesia per objekt ne Proces Legalizimi
Pronesia per objekt ne Proces Legalizimi
Pershendetje, Interesohem te di rreth hapave qe duhet te ndjek per perfitimin e pronesise te nje objekti ne proces legalizimi. Kjo prone ka vetem dokumentin (Vetedeklarimit per procesin e Legalizimit). Si mund te mundesohet qe persona te tjere familjare te perfitojne gjithashtu pronesine mbi objektin (me dakortesine dhe vullnetin e vete pronarit qe posedon dhe dokumentin e vetedeklarimit). Faleminderit
Pershendetje. Nese ende nuk ka perfunduar procedura e legalizimit te objektit, pra nuk eshte miratuar ende leja e legalizimit, personi ne emer te te cilit eshte bere deklarimi per legalizim, pra personi qe prezumohet ligjerisht pronar i objektit informal, ka te drejte qe me ane te nje deklarate noteriale, te beje kalimin pjeserisht apo teresisht te te drejtave te tij mbi objektin ne pronesi. Pra nese personi qe rezulton si vetedeklarues, ka te drejte te njoh nje person tjeter si bashkepronar. Ne mungese te sa me siper, personi qe pretendon pronesine duhet ta provoje kete perpara Agjencise Shteterore te Kadastres dhe nese nuk i njihet, prane gjykates.
Mundesite per legalizimin e prones permes parashkrimit fitues
Mundesite per legalizimin e prones permes parashkrimit fitues
Pershendetje te nderuar, Qe ne vitin 1998 kam ndertuar nje shtepi mbi nje toke (babe) ne pronesine time, pasi humbem apartamentin ne skemat piramidale te viteve 1996-1997. Por nuk kam akoma nje certifikate pronesie te truallit. Kam bere nje aplikim per legalizim te objektit ne vitin 2006, por i pezulluar pasi nuk arrita dot te dergoja dy dokumente te nevojshme: certifikaten e pronesise se truallit dhe nje certifikate familjare, pasi ne komunen ku kam pronen duhej te paguaja taksat dhe gjendja ime civile gjendej ende ne njesine nr.5 te Tiranes. Ne ate kohe nuk kisha shumen e parave te deshiruara, si per pasoje nuk mundesha te beja me asnje veprim. Jeta me mori ne pasivitetin e saj dhe sot e kesaj dite po kerkoj te legalizoj pronen time. Keshtu, jane bere 24 vjet qe prej momentit qe kam hapur themelet e kesaj shtepie, komuna me ka dhene edhe nje vertetim ne te cilin njohin faktin qe ne kemi ndertuar nje shtepi qe prej vitit 1998 dhe banojme nga kjo kohe deri me sot. Ajo qe deshiroj te di eshte nese mund te perfitoj pronesine e kesaj shtepie, ne forme ligjore, duke qene se banojme ne te qe prej 24 vitesh dhe shtepia eshte e ndertuar ne token ne pronesine time? A eshte rruga e duhur ligjore ajo e gjykates permes nje padie per parashkrim fitues, sipas nenit 168 dhe 169 te Kodit Civil? Faleminderit,
Pershendetje. Ne rastin tuaj nuk mund t’i drejtoheni gjykates per fitimin e pronesise me parashkrim fitues, pasi kjo padi dhe ky institut juridik zbatohen vetem per prona qe tashme ekzistojne juridikisht, pra per prona qe jane ne qarkullimin civil. Shtepia juaj nuk ekziston juridikisht, por vetem faktikisht dhe i vetmi proces ligjor qe mund ta perfshije si nje pasuri te njohur juridikisht, eshte procesi i legalizimit. Me ligjin e ri per agjencine shteterore te kadastres, ju keni te drejte qe te aplikoni tani per legalizimin e objektit.
Proces legalizimi i pezulluar.
Proces legalizimi i pezulluar.
Kam nje ndertese qe ndodhet ne proces legalizimi por i cili eshte bllokuar per shkak qe jam ne proces gjygjesor dhe aktualisht jam ne gjykaten e larte. Por gjykata e larte aktualisht po merrer me ceshtjet me vitin 2015, kurse une e kam rekurs ne vitin 2018, dhe ceshja ne shqyrtim mund te zgjase edh 5- 10 vjet tjera. Pyetja eshte: a ka ndonje menyre per te zhbllokuar procesin e legalizimit pavarsisht qe ndodhemi ne proces gjyqesor? Sepse i bie qe gjithe jeten do jemi ne gjygj dhe pa nje objekt te sakte ku te fusim koken. Faleminderit
Pershendetje, Heqja e pezullimit ne kete rast behet me vendim gjykate dhe procedura e legalizimit mund te rifilloje vetem pasi pezullimi te kete humbur fuqine e tij. Ne kushtet ne te cilat ndodheni ju, ju sugjerojme qe te beni nje kerkese per pershpejshtim ne Gjykaten e Larte duke e mbeshtetur ne rrethanat tuaja konkrete, se sa i rendesishem eshte per ju ky proces dhe se si kohezgjatja e tij mund te ndikoje ne jeten tuaj. Faleminderit.
Legalizim doc
Legalizim doc
Cilat jane procedurat dhe institucionet qe duhet ti drejtohem per perdorimin e nje doc ne nje shtet ku kerkohet legalizimi? Duhet te drejtohem vetem ne ministi te jashtme apo ka edhe ndonje institucion tjeter qe duhet te drejtohem? Flm
Përshëndetje, Dokumenti që do të përdorni jashtë shtetit duhet të dërgohet te Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me postë për të kërkuar vulën e apostilës. Pas marrjes së dokumentit të apostiluar, duhet ta përktheni dhe noterizoni. Pas këtyre hapave, dokumenti mund të përdoret. Faleminderit!
Heqje prokure
Heqje prokure
Pershendetje Dua te heq prokuren avokatit qe kam ngarkuar per ndjekjen e ceshtjeve te pronave te familjes se bashkeshortit tim Ai ka te drejta ne gjykata hipotek aluizem per zbardhjen e vkm etj . Nuk ka te drejta vetem ne bank Por problemi eshte se avokati eshte zhdukur dhe nuk po mundemi te kontaktojm prej 5 muajsh dhe spo dime cfare po ben me pronat tona Une kam prokur nga gjithe pronaret dhe me lindi e drejta qe te emeroja nje avokat Tani qe ta heq kete avokat me duhet te jem po perseri une qe ta shkarkoj nga kjo prokur Nderkoh qe une jam ne usa dhe s mund te udhetoj per shqipri si mund te veproj prej ketej A i lind e drejta njerit prej pronarve te anulloj kete prokur
Përshëndetje, Në këtë rast, mund të revokoni prokuren. Prokuren mund ta përpiloni ne vendin ku keni vendbanimin, sipas ligjit dhe rregullave të shtetit të huaj. Duhet të kini kujdes në hartimin e prokurës, në të cilën objekti të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, Prokura e huaj, për të patur vlerë ligjore në Shqipëri, duhet të jetë e përkthyer dhe e legalizuar. Më pas i’a dërgoni avokatit nëpërmjet postës ose formave të tjera të kontaktit, në mënyrë që ai të marrë dijeni mbi këtë veprim të kryer nga ana juaj. Faleminderit!
Biznes i vogel, forme ligjore SHPK, a duhet te paguaje tatim mbi dividentin
Biznes i vogel, forme ligjore SHPK, a duhet te paguaje tatim mbi dividentin
Pershednetje po ju shkruaj per te marr nje interpretim teknik , fiskal dhe ligjor Se shpejti do te hap nje biznes dhe dua te informohem cfare taksash dhe tatimesh kam detyrim per te paguar. 1.Forma ligjore do te jete SHPK 2.Aktiviteti : Tregti me pakice ( ene guzhine , gota/pjata porcelan,qelq , abazhura etj ) 3.Xhirro e parashikuar vjetore : 5.000.000 Lek ne vit 4.Fitimi vjetor : 20-30% e xhirros vjetore ( maksimalisht 1.500.000 Lek ne vit ) 5.Vendi ku do ushtroje aktivitet eshte nje dyqan ne pronesi time 70m2 Nga cfare kam lexuar ne faqen e tatimeve online ne internet kam detyrim per te paguar : -sigurimet shoqerore dhe shendetsore ( per vete dhe cdo punonjes ) -taksat vendore ( i nxjerr bashkia , per pronen , pastrim , tabele etj ) – tatim i thjeshtuar mbi fitimin 0% ( e vlefshme si pergjegjesi tatimore per subjektet me xhirro vjetore me pak se 8.000.000 Lek ) – TVSH 0 % ( per bizneset me xhirro vjetore deri ne 10.000.000 Lek , por nese e gjykoje te nevojshme mund te rregjistrohem me TVSH pavaresisht xhirros vjetore se parashikuar prej 5.000.000 Lek ne vit duke i bere kerkese administrates tatimore ) -Te blej cdo produkt me fature tatimore -Te leshoje fature per cdo shitje (me ose pa para ne dore ) – Te fiskalizohem , te bleje certifikaten elektronike nga AKSHI dhe te lidh kontrate me nje kompani per program software per fiskalizimin . Por gjithashtu kam lexuar se nqs biznesi eshte SHPK , atehere vepron sipas ligjit 9901 dt 14.04.2008 “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare ” , dhe duhet te paguaje tatim mbi dividentin 8% , per fitimet qe merr pronari , sipas nenit 33 , pika 1. dhe cdo vit duhet te bej destinim te fitimit sipas nenit 33/1 brenda dates 31 korrik , te ligjit 8438 dt 28.12.1998 Per tatim mbi te ardhurat (indryshuar ) . Pra pavaresisht se mund te jem biznes i vogel , subjekt tatim i thjeshtuar mbi fitimin (pra nuk jam subjekt i tatim fitimit sipas nenit 33/1 ) , per fitimet qe marr si pronar i biznesit duhet te paguaje 8% si tatim mbi dividentin , vetem sepse biznesi eshte SHPK . Nderkohe kam lexuar gjithashtu se ne nenin 33 , te ligjit 8438 dt 28.12.1998 Per tatim mbi te ardhurat (indryshuar ) , ne piken 2 , ka nje perjashtim si vijon : 2. Pika 1 e këtij Neni nuk zbatohet për : personat rezidentë shqiptarë, të regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe të tatimit mbi vlerën e shtuar ose personat e regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi bisnesin e vogël. Ne kuptim te fjales “person” , sipas nenit 2 PERKUFIZIME Pika b , te ligjit 8438 dt 28.12.1998 Per tatim mbi te ardhurat (indryshuar ) , fjala “person” nenkupton Person fizik i), individ ii) , person juridik pika iii ) , pra perfshihet edhe personi juridik . Ne kuptim te “Tatimpagues te takses vendore te biznesit te vogel ” jane te gjithe subjektet me xhirro me pak se 8.000.000 Lek ne vit , subjekte te tatim te thjeshtuar te fitimit . Pra ne kete pjese une personalisht e kuptoj qe biznesi vogel , subjekt i tatim te thjeshtuar mbi fitimin , eshte i perjashtuar sipas pikes 2 te nenit 33 nga tatimi mbi dividentin 8% . Duke qene se vet ligji , ne njeren ane shprehet se duhet paguar tatim mbi divident 8% , ne anen tjeter e perjashton, me duhet nje interpretim teknik fiskal dhe ligjor nga ana juaj, a duhet paguar tatim mbi dividentin, nga nje biznes i vogel, i rregjistruar si SHPK, subjekt i pergjegjesise tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin te biznesit te vogel, apo jo ? Pra nese fitimin si pronari i biznesit , une e perdor per shpenzime personale, familjare , te jetuar , femije,shkollim , a duhet te paguaje tatim mbi dividentin sipas pikes 1 te nenit 33 ? dhe te bej destimin fitimi sipas nenit 33/1 ? Apo jam i perjashtuar sipas pikes 2 te nenit 33 ( ose personat e regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi bisnesin e vogël ) dhe nuk paguaj tatim mbi dividentin ? Faleminderit Me falni nqs u zgjata , por doja ta shpjegoja sa me mire .
Pershendetje. Interpretimi qe ju i beni dispozites 33 te ligjit 8438/1998 eshte i pasakte dhe ju konfuzon. Perkufizimet e dhena per termin “person” ne kete ligj nuk jane kumulative, qe do te thote se sipas rastit dhe qellimit te perdorimit te ketij termi, varesisht permbajtjes se nenit ku perdoret, termi “person” do te marre nje nga kuptimet e dhena ne perkufizim. Ne rastin e shoqerive tregtare qe rregullohen sipas Ligjit Tregtar, rregullimi gjendet ne nenin 33 dhe ritheksohet edhe ne nenin 33/1 i cili qartesisht percakton detyrimin e shoqerive tregtare per te paguar dividentin.
Akt dhurimi
Akt dhurimi
Pershendetje, Jemi te interesuar te dime nese perjashtohet nga tatimi 15 % ne rast se babai ben nje akt dhurimi tek e motra e tij (halla jone) ne lidhje me nje apartament, ku jetojne se bashku, pasuri e trasheguar nga prinderit e tyre. Jane te ndare ne certifikata te ndryshme. Babi eshte me mua dhe me mamin ne certifikate familjare, kurse halla vetem. Une jam bashkepronare tek ai apartament nuk dua te ndodh kjo gje, pasi babi shpesh me thote qe do ja dhuroje halles dhe une nuk dua. Ju lutem me ndihmoni me nje informacion. Faleminderit,
Pershendetje, Te ardhurat e perfituara nga kalimi i pronesise per pasurite e paluajtshme brenda lidhjes gjinore në familje, me ane te kontratave te dhurimit, apo te heqjes dore nga e drejta e pronesise, nuk tatohen vetem ne rast te lidhjeve gjinore te aferta, si: bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, dhe kjo vetëm një herë. Nuk eshte hequr tatimi mbi te ardhurat e fituara nga kontrata e dhurimit per pasuri te paluajtshme, si rezultat i kontrates se dhurimit midis vellezerve dhe/ose motrave. Pra, ne rast dhurimi nga babai tek e motra e tij (halla juaj) te pjeses se tij takuese mbi apartamentin, ky kalim pronesie do i nenshtrohet tatimit 15 % sipas parashikimeve ligjore per tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise. Faleminderit,
Taksat në bashki
Taksat në bashki
Përshëndetje kam biznesin me qera sapo e kam hapur doja të dija që taksat e bashkisë kush i paguan qeradhënsi apo qeramarrësi? Edhe për tatim në burim kush ka të drejtë për ta paguar?
Përshëndetje! Nëse ju i referoheni taksave të biznesit që ju operoni, ato paguhen nga subjekti që zhvillon biznesin, të paktën kështu mund të interpretohet në dispozitat e ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE” i ndryshuar, neni 10 dhe vijues i referohet subjektit që kryen biznesin për të paguar taksat. Gjithashtu ju sot mund të referoheni në shërbimi elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia Tiranë”,e cila u mundëson bizneseve dhe pronarëve që operojnë të paktën në Bashkinë e Tiranës të informohen për taksat dhe tarifat e papaguara vendore, si dhe t’i paguajnë ato online. Taksat dhe tarifat vendore kyesore mbi të cilat bizneset që operojnë në Bashkinë e Tiranës mund të informohen dhe t’i paguajnë ato online, janë të listuara si më poshtë: – taksa e hotelit; – taksa e ndërtesës; – taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore; – taksa e reklamës; – taksa e tabelës informuese; – taksa e tokës bujqësore; – taksa mbi truallin; – tarifa e pastrimit; – tarifa e zënies së hapësirës publike. Mund të ketë taksa dhe tarifa vendore të tjera përveç atyre të sipërpërmendura, të vendosura nga institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, ku Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore luan rolin e agjentit, të cilat do të shfaqen në listën e detyrimeve të subjektit. Baza ligjore: – Ligji nr. 139/2015, datë 17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”; – Ligji nr. 9920, datë 15.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërise”, i ndryshuar; – Udhëzim nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”; – Ligji nr. 9632, datë 30.10.2006,“ Për sistemin e taksave vendore“, i ndryshuar; – VKB nr. 59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, i ndryshuar; – Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar; – Ligji nr. 44, datë 30.04.2015, “ Kodi i procedurave administrative”, i ndryshuar; – Ligji nr. 10279, datë 20.05.2010, “Për kundërvajtjen administrative”, i ndryshuar. Dokumentacioni i nevojshëm – NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t’u identifikuar në portal. Ju faleminderit!
Llogaritja e tatimit mbi fitimin nga shitja e pasurive te paluajtshme
Llogaritja e tatimit mbi fitimin nga shitja e pasurive te paluajtshme
Kam nje toke truall ne Surrel me certifikate pronesia 1000 metra katror. Brenda kesaj siperfaqe kam ndertim godine social ekonomike 444 metra me leje legalizimi ne vitin 2019. Dua ta shes kete prone me gjithe ndertesen brenda sot, si llogaritet vlera e blerjes? sepse vlera e shitjes eshte ne kontraten e shitblerjes. dhe nga diferenca mes tyre, 15% eshte tatimi.
Pershendetje, Nese ju nuk keni bere rivleresim pasurie do tatoheni me 15% ne rast te shitjes se prones, ne rast se ju keni kryer rivleresim vlera e shitjes eshte e percaktuar ne kartelen e pasurise se paluajtshme. Per te marre informacion mbi pasurine tuaj, vleren e saj ju mund te paraqisni kerkese prane ASHK, ne linkun si me poshte vijon: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9477 Shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të, janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe.( shpenzimet noteriale), mbeshtetur ne nenin 708 te Kodit Civil. Faleminderit!
Tatimi mbi qirate
Tatimi mbi qirate
Nese nje konsull eshte qiramarres ne shqiperi dhe do paguaje tatimin mbi burim, sa eshte tatimi? Ne cfare ligji mund ta gjejme ju lutem? A perjashtohet nga tatimi per shkak te privilegjeve?
Përshëndetje, Ligji që i jep përgjigje pyetjes suaj është Ligji nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të ardhurat”. Tatimi në burim është 15% mbi të ardhurat dhe pagesat, Neni 59 i këtij ligji. Në rastin konkret, është një subjekt që sipas ligjit është i përjashtuar nga tatimi në burim. Kjo është rrjedhojë e: 1. Neni 12, pika 4/d e këtij ligji që parashikon se të ardhurat e fituara nga punësimi nuk do të konsiderohen si të tilla: Të ardhurat që rrjedhin nga pagat dhe kompensimet për marrëdhëniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose të ngjashëm të vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventat apo marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, pranuar ose nënshkruara nga Republika e Shqipërisë apo Këshilli i Ministrave, gëzojnë statusin diplomatik. Neni 58, pika 3/a e po këtij ligji: Të ardhurat e mëposhtme nuk janë subjekt i mbajtjes së tatimit në burim: a) të ardhurat e paguara personave të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat; Duke qenë se ky funksion është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat sipas nenit 12, rrjedhimisht përjashtohet dhe nga tatimi i mbajtur në burim. Faleminderit JuristiOnline
Taksa mbi ndërtesat
Taksa mbi ndërtesat
Përshëndetje, une kam një apartament në Durrës, a jam i detyruar të paguaj taksa mbi ndërtesat?
Përshëndetje, Po, apartamente banimi është njëra nga kategoritë që do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa banimi”. Për më tepër informacion mund t’i referoheni linkut https://financa.gov.al/taksa-mbi-ndertesat/ ose VKM-së nr. 132/2018, e ndryshuar “PËR METODOLOGJINË PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS SË TAKSUESHME TË PASURISË SË PALUAJTSHME “NDËRTESA”, E BAZËS SË TAKSËS PËR KATEGORI SPECIFIKE, NATYRËN DHE PRIORITETIN E INFORMACIONIT DHE TË DHËNAVE PËR PËRCAKTIMIN E BAZËS SË TAKSËS, SI DHE TË KRITEREVE DHE RREGULLAVE PËR VLERËSIMIN ALTERNATIV TË DETYRIMIT TË TAKSËS” Faleminderit.
Te ardhurat
Te ardhurat
Përshëndetje, Nëse fitoj të ardhura si freelancer duke punuar online , a mjafton deklarimi vjetor i DIVA ne tatime per te taksuar keto te ardhura ?
Përshëndetje, Jo nuk mjafton, si rregull ju duhet të regjistroheni në tatime me Niptin tuaj dhe të lëshoni fatura për cdo sherbim që kryeni. Faleminderit.
Tatim mbi dypunesimin
Tatim mbi dypunesimin
Pershendetje, Jam i punesuar me kohe te plote tek X kompani edhe kam nje oferte per te nisur nje pune te dyte me kohe te pjesshme. Doja te dija neqoftese tatimi mbi dypunesimin eshte njelloj edhe pse nje prej tyre eshte me kohe te pjesshme.
Përshëndetje, Logaritja e tatimit të dypunësimit varet nga të ardhurat që ju siguroni mbi baza vjetore, për aq kohë sa zgjat dypunësimi, pavarësisht nëse punësimi juaj është me kohë të plotë apo të pjesshme. Faleminderit.
afati i pageses se taksave dhe tarifave vendore
afati i pageses se taksave dhe tarifave vendore
Pershendetje, Referuar paketes fiskale te shume bashkive rezulton se pergjithesisht taksat dhe tarifat vendore te biznesit paguhen 6 mujorin e pare te vitit. A ka kjo nje baze ligjore apo vendosen sipas keshillit bashkiak?
Përshëndetje, Këshilli bashkiak ka kompetencën të miratojë dhe të vendosë tarifat dhe taksat vendore brenda kufijve të përcaktuar nga ligji. Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, këshilli bashkiak përcakton nivelet dhe periudhat e pagesës së këtyre taksave dhe tarifave. Në përgjithësi, periudha e pagesës së taksave dhe tarifave vendore për bizneset është përcaktuar nga vendimet e këshillave bashkiakë të cilat zakonisht ndjekin udhëzimet e përcaktuara në ligjin për sistemin e taksave vendore dhe ligjin për vetëqeverisjen vendore. Në shumë bashki, pagesa e taksave dhe tarifave vendore ndodh në dy këste, me këstin e parë që paguhet në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe këstin e dytë në gjashtëmujorin e dytë.
Biznes i ri
Biznes i ri
Pershendetje, kam hapur nje biznes dhe doja te merrja informacione per ngarkimet qe duhet te bej ne e-albania per pagesa te ndryshme sic jane: siguracione apo taksa, dhe ne menyren se si ta aplikoj ne portal. A mund ti bej vet keto ngarkime pa punesuar nje ekonomist?
Pershendetje, Ekonomisti nuk eshte i detyrueshem per t’u punesuar ne nje biznes nese zoteroni njohurite per procedurat deh aspekte te tjere qe lidhen me taksa, tatimet, detyrime te tjera, afatet e deklarimeve etj. Per procedurat qe ndiqen nga e-albania mund te gjeni aty pershkrim te detajuar te menyres se kryerjes se atyre ne Platforme. Gjithashtu, do duhet te hapni nje llogari ne e-filing dhe te beni deklarimet/dorezimet e deklarateve aty. Ne lidhje me perdorimin e kesaj te fundit gjeni informacion ne website e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Faleminderit,
dhurim prone motra motres
dhurim prone motra motres
Ime moter ka blere nje apartament ne emer te saj personal ne shqiperi para 2 vitesh, ontrata eshte ne emer te saj. Ajo jeton ne Angli me femijet (te dy minorene) dhe burrin. Po mendon qe kete prone te ma dhuroje mua , une jetoj ne Shqiperi. Cfare duhet te beje ajo per kontraten e dhurimit? A duhet te jete prezent ne noterin shqiptar dhe bashkeshorti i saj? A ka takse per dhurimin qe i duhet paguar shtetit shqiptar dhe sa eshte? Ju falenderoj shume
Përshëndetje, Neni 764 i Kodit Civil parashikon se: ‘Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm.’ Ndaj ju duhet të paraqiteni përpara një noteri bashkë me motrën tuaj si pronare e vetme e pasurisë objekt kontratë dhurimi. Prania e bashkeshortit të saj është e panevojshme për sa kohë prona rezulton të jetë vetëm në emrin e motrës suaj. Për sa i përket pjesës së pagimit të një takse, Ligji nr. 29/2023 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ në nenin 60 pika 7 parashikon se përjashtohen nga tatami: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla. Faleminderit
Dhurim pasurie
Dhurim pasurie
Pershendetje Mund qe nje person qe ka mbushur 80 vjec te beje kontrate dhurimi? Ka kufizim moshe per te bere dhurim ose testament?
Pershendetje. Nuk ka asnje kufizim moshe, per sa kohe personi zoteron zotesi te plote per te vepruar, si dhe zoteron aftesite e nevojshme mendore per te qene i vetedijshem mbi veprimin juridik qe po kryen.
Kujdestaria e personave me aftesi te kufizuar
Kujdestaria e personave me aftesi te kufizuar
Pershendetje, ne qershor te 2024 motra ime pesoj nje trompoz dhe si rrjedhoj ngeli komplet e paralizuar. Qe nga ai moment e gjer me sot une jam kujdesur per te dhe ajo eshte zhvendosur ne shtepin time, jam i interesuar qe te njihem dhe ligjerisht si kujdestar i saj nga institucionet shteterore, si duhet te veproj?
Përshëndetje, Sipas nenit 382 të Kodit të Procedurës Civile, heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar mund të bëhet me kërkesë të bashkëshortit, të familjarëve të afërt, prokurorit, ose personave që kanë interes të ligjshëm në këtë çështje. Pra, ju jeni të legjitimuar të drejtoheni në gjykatë me një kërkesë për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar, në këtë rast për motrën tuaj. Gjykata, kur merr vendimin për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar, cakton gjithashtu kujdestarin për personin përkatës. Kërkesa duhet të përmbajë faktin në të cilin bazohet dhe provat e nevojshme. Kjo kërkesë duhet të paraqitet në gjykatën e vendit ku ka banimin personi për të cilin kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar. Faleminderit!
Urdhër ekzekutimi për kontratë sipërmarrjeje
Urdhër ekzekutimi për kontratë sipërmarrjeje
Përshëndetje, Si pronar trualli, kam nënshkruar nje kontrate sipermarrjeje me nje investitor. Kontrata nuk eshte permbushur nga investitori dhe nuk kam marre ne dorezim apartamentin sipas kontrates. Ne kontrate jane specifikuar kamata ne lek per cdo muaj vonese nga mosdorezimi i apartamentit nga ana e investitorit. Nepermjet kesaj kontrate (para noterit, firmosur nga noteri dhe nga dy palet) mund te dorezoj nje padi ne gjykate per kthim ne urdher ekzekutimi? Qellimi kryesor eshte demshperblimi i shumes total per muajt vonese sic parashikohet ne kontrate. Faleminderit!
Përshëndetje, Po, ju mund t’i drejtoheni gjykatës me një padi ku të kërkoni përmbushjen e kontratës së sipërmarrjes, pra dorëzimin e apartamentit si dhe detyrimin për të paguar kamatëvonesat në bazë të interesave të bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë, duke filluar nga data kur duhej të ju dorëzohej sendi objekt kontrate deri në ditën e përmbushjes së detyrimit. Faleminderit!
Dhurimi i pronesise
Dhurimi i pronesise
Pershendetje doja tju pyesja ne lidhje me aktin e dhurimit. Cfare dokumentash kerkohen. Konkretisht babi deshiron te dhuroj nje prone truall ne emrin e goces. A ka tatim dhe cilat jan kostot e vetme nga akti i dhurimit?
Përshëndetje, Ju duhet të paraqiteni përpara një noteri bashkë me babain tuaj si pronar i pasurisë objekt kontratë dhurimi, të pajisur me Certifikatë pronësie, Certifikatë familjare dhe Mjet identifikimi. Ligji nr. 29/2023 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ në nenin 60 pika 7 parashikon se përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla; për këtë arsye ju përjashtoheni nga pagesa e normës së tatimit prej 15%. Shpenzimet e vetme që keni janë ato noteriale. Faleminderit!
Bashkepronesi
Bashkepronesi
Pershendetje Nese dua ti dhuroj bashkeshortes gjysmen e prones qe me kane dhuruar prindrit a duhet te paguaj 15% takse
Përshëndetje Jo, norma e tatimit prej 15% nuk paguhet sipas parashikimeve të reja në Ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili në nenin 60 pika 7 parashikon se përjashtohen nga tatimi: “Dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, ku përfshihet bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë. Faleminderit!
pronesia e tarraces se pallatit
pronesia e tarraces se pallatit
pershendetje, jemi disa banore te nje pallati ne tirane dhe kemi nje problematik me ndertuesin e pallatit i cili jeton po ne kete pallat. Ne duam te vendosim antene ne tarrac por pronari i pallatit pretendon se tarraca eshte ne pronesi te tij. Pyetja jone eshte a hyn dhe siperfaqja e tarraces ne ambientet e perbashkta apo tarraca eshte prone eksluzive e ndertuesit te pallatit? flm
Përshëndetje, Neni 209 i Kodit Civil i cili parashikon Objektet e përbashkëta të ndërtesave, shprehet: ‘Në katet ose njësitë e ndara të kateve të një ndërtese që ndodhen në pronësi të veçantë të pronarëve të ndryshëm, janë në bashkëpronësi të detyrueshme të tyre, gjersa në aktin e pronësisë nuk është caktuar ndryshe, këto objekte: a) trualli mbi të cilin është ngritur ndërtesa, themelet, muret kryesore, muret ndarëse të brendshme, shkallët, hollet, çatia ose taraca, oxhaqet, si edhe të gjitha ato objekte të ndërtesës, që kanë karakter të tillë dhe shërbejnë për përdorim të përbashkët’. Pra, dhe taraca është për përdorim të përbashkët, për sa kohë që në kontratën e shitjes nuk është përcaktuar ndryshe. Faleminderit!
Bashkepronesi ne martese
Bashkepronesi ne martese
Pershendetje Bashkeshorti ka mare 1 prone te dhuruar dhe tashme po presim te dale hipoteka me emrin e tij. Kur ta mare hipoteken, gjysmen e prones do tma dhuroje mua. A ka nevoje qe pas firmosjes times dhe te atij per aktdhurim hipoteka te ridale serisht me emrat e te dyve?
Përshëndetje, Pas aktit të dhurimit, ju do të duhet të kryeni regjistrimin e këtij akti nëpërmjet shërbimit “Aplikim për regjistrim të kontratës së dhurimit” në portalin e-albania. Pas dërgimit të aplikimit drejt Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), prona do të procesohet dhe regjistrohet në emër të të dyve. Faleminderit!
Dhurim prone me kushte
Dhurim prone me kushte
Pershendetje, A mundet pala dhuruese te vej paraprakisht kushte qe deshiron ta dhuron pronen me kusht qe prona mos te shitet?
Përshëndetje. Me anë të kontratës së dhurimit, dhuruesi kalon pronësinë e tij nga vetja e tij tek pranuesi i dhurimit. Më pas, pranuesi i dhurimit ka të drejtën të disponojë sendin si të dojë. Kushti që prona e dhuruar nuk mund të shitet është i pavlefshëm. Faleminderit!
Detyrimi i pageses se siguracionit te detyrueshem, hipotekes, kontratave te ujit dhe energjise elektrike
Detyrimi i pageses se siguracionit te detyrueshem, hipotekes, kontratave te ujit dhe energjise elektrike
Pershendetje, jam ne procesin e blerjes se nje apartamenti te ri, te sapondertuar. Sipas firmes pervec detyrimit te vleres ne kontraten e prenotimit duhet te paguaj edhe 30’000 lek te reja per kontraten e ujesjellesit, 30’000 lek te reja per kontraten e energjise elektrike dhe 1% te vleres se blerjes per siguracionin e detyrueshem. Dhe ne momentin qe do behet kontrata perfundimtare do paguhet edhe 1000 lek/m2 per hipoteken. Te kujt janë keto detyrime per ti paguar te bleresit apo pronarit te firmes?
Përshëndetje, Sipas nenit 708 të Kodit Civil, shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të, janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe. Që do të thotë, nëse shitësi nuk i ka marrë përsipër këto detyrime shprehimisht në kontratën e shitjes, këto detyrime duhet të shlyhen nga blerësi si lloji i detyrimeve që lidhen drejtpërdrejt me sendin objekt kontrate. Faleminderit.
Ndërrim pronësie
Ndërrim pronësie
Dua të ndërroj pronësinë e automjetit dhe ta kaloj nga emri im në emrin e bashkëjetese. A duhet një akt dhurimi te noteri? A duhet deklaruar ndonjë shumë si shitje mgjs është në vlerën 0?
Pershendetje, Kontratat për rastet e dhurimit të mjetit, hartohen pranë një zyre noterie.Për rastet e dhurimit, të dyja palët paraqiten pranë noterit dhe kryejnë procedurat përkatëse dhe me kontratën ose aktin noterial, paraqiten pranë DRSHTRR, për të vijuar me ndërrimin e pronësisë së mjetit. Faleminderit!
Ndihme ligjore
Ndihme ligjore
Pershendetje.Nje personi i kam dhene hua nje shume lekesh.Ky veprim eshte hartuar ne formatin WORD, ne formen e nje kontrate.Ne te jane pershkruar te gjitha gjeneralitetet e huamarresit , qellimin .shumen , kohezgjatjen si dhe daten e kthimit te parave se bashku me perfitimin qe rrjedh , e cila eshte firmosur nga te dy palet.Kane kaluar kohe dhe personi ne fjale, nuk me pergjigjet financiarisht.Pyetja ime eshte :Si duhet te sillem ligjerisht per te zgjidhur situaten..A ka fuqi ligjore kontrata e hartuar. Faleminderit
Përshëndetje, Po, kontrata që keni hartuar ka fuqi ligjore. Do duhet t’i drejtoheni gjykatës me kërkesëpadi për kthimin e menjëhershëm të shumës. Faleminderit.
kontrata huase
kontrata huase
Miremengjesi . Kam lidhure nje kontrate huaje , me interese 3% qe nga viti 2016 , por deri tani nuk me kan thene interesin e kontrates , mund ti drejtohem gjykates me nje kerkese padi , apo te kaloje afati 10 vjecare . Faleminderit
Pershendetje, Ne rastin konkret kontrata do duhet te intereprtohet ne teresine e parashikimeve te saj. Se pari, ne menyre alternative, nese keni parashikuar kthim te shumes me keste dhe keto keste, gjate ketyre viteve nuk ju jane kthyer mund te kerkoni nga Gjykata pagimin e kesteve dhe interesave perkatese nga momenti i lidhjes se kontrates deri ne momentin e ngritjes se padise. Se dyti, nese ne kontrate keni te parashikuar kthimin e shumes total ne perfundim te afatit te saj, por pagesen e interesave vjetore periodikisht, legjitimoheni te kerkoni ne Gjykate pagesen e interesave, por per kthimin e shumes do duhet te perfundoje afati 10 vjecar. Faleminderit
Kontrate Sipermarje
Kontrate Sipermarje
Kam Nje kontrate sipermarje per 2 apartamente dhe i kam kryer likujdimin me shkembim prone toke dhe nje pjese ne leke. Kam mbi 10 vjet qe kemi bere kontraten dhe firma nuk me kalon pronesin e apartamenteve pothuajse i gjth pallati kane mare çertifikatat e pronesise. A duhet ta padis firmen per mos zbatimin e kontrates se sipermarjes pasi duhet ta kisha marre çertifikaten qe para 7 vitesh ?
Përshëndetje, Po, në një situatë të tillë kur nuk është realizuar ekzekutimi i detyrimeve kontraktore mund t’i drejtoheni Gjykatës për përmbushjen e detyrimit, kalimin e pronësisë si dhe detyrimin e ASHK-së për të bërë regjistrimin e pasurisë në emrin tuaj. Ju këshillojmë gjithashtu që t’i referoheni kontrasës së sipërmarrjes për të ndërtuar sic duhet cdo kërkim gjyqësor. Nëse jeni të interesuar për ndjekjen e cështjes suaj nga Avokatët e Juristi Online mund të na drejtoheni për më tepër informacion në adresën tonë të email-it: [email protected] Faleminderit.
Kontrate Huaje
Kontrate Huaje
Me kontrate huaje tek noteri i kam dhene borxh nepermjet llogarise bankare nje te afermi shumen prej 30,000 Eur ne Gusht 2013 pa interes dhe me afat kthimi pas 5 vjetesh. Kane kaluar me shume se 5 vjet nga afati perfundimtar i kthimit te huase dhe ende nuk me eshte kthyer asgje nga shuma prej 30,000 Euro. A ka afat parashkrimi per kete detyrim dhe nese po sa eshte dhe kur fillon ky afat? Faleminderit.
Përshëndetje, Po, ka afat parashkrimi dhe është afat 10 vjecar i cili llogaritet që nga momenti i lindjes të së drejtës për të kërkuar përmbushjen e detyrimit, pra me mbarimin e afatit të përcaktuar në kontratë, prej asaj date nis llogaritja e afatit 10 vjecar. Faleminderit.
Kontrate Huaje
Kontrate Huaje
Me kontrate huaje tek noteri i kam dhene borxh nepermjet llogarise bankare nje te afermi shumen prej 30,000 Eur ne Gusht 2013 pa interes dhe me afat kthimi pas 5 vjetesh. Kane kaluar me shume se 5 vjet nga afati perfundimtar i kthimit te huase dhe ende nuk me eshte kthyer asgje nga shuma prej 30,000 Euro. A ka afat parashkrimi per kete detyrim dhe nese po sa eshte dhe kur fillon ky afat? Faleminderit.
Përshëndetje, Po, ka afat parashkrimi dhe është afat 10 vjecar i cili llogaritet që nga momenti i lindjes të së drejtës për të kërkuar përmbushjen e detyrimit, pra me mbarimin e afatit të përcaktuar në kontratë, prej asaj date nis llogaritja e afatit 10 vjecar. Faleminderit.
Përpjestim pronësie.
Përpjestim pronësie.
Kam blerë dhe investuar në një biznes 1/2 me 1/2.Përsoni 1/2 ka NIP në emër të vet sepse un jetoja jasht.Tani që u ktheva,nuk pranon të bëhemi Shpk edhe pse investuam50%me50%.Unë kërkova ta ndajë,ai prap nuk pranon.Dua ta ndaj dhe të bëj diqka për vete.
Pershendetje. Per te zgjidhur kete situate, fillimisht duhet e disponosh provat e nevojshme qe provojne investimin tuaj ne shoqerine ne te cilen personi me te cilin keni investuar e ka themeluar shoqerine vetem ne emrin e tij. Ju duhet domosdoshmerisht te dispononi dokumentacion te llojit (mandat pagese,ose deklarate noteriale per njohje detyrimi, ose marreveshje bashkepunimi apo transferte bankare, apo veprime te tjera bankare ne funksion te investimit ne biznes, ose apo transferte me ane te Agjencive te transfertave te parave etj). Nese keni nje marreveshje te shkruar po jo perpara noterit, aterhere duhet te provoni me deshmitare qe midis jush ka ekzistuar nje marredhenie biznesi. Nese arrini te dispononi keto prova dhe te tjera rishtazi, drejtojini nje shkrese personit (ortakut Tuaj) ku ti kujtoni atij te gjitha rrethanat e faktit dhe menyren dhe metodat qe keni perdorur per investimin ne biznesin e perbashket per te cilen ju pretendoni se e keni investuar nga pasuria juaj dhe jeni ortak me 1/2 pjese. Kerkoni fillimisht nga ai njohjen e detyrimit te investimit qe keni bere. Ndodhur ne kushtet kur subjekti ne fjale nuk pranon qe t’ju perfshije ne biznes ,kerkoni nga ai kthimin e shumave te parave te investuara nga ju. Jepini mundesine ortakut tuaj dhe juve fillimisht qe te zgjidhni mosmarreveshjen me negocim kur te kerkoni dhe nje mbledhje me ortakun Tuaj. Nese pas ketij afati nuk kthen asnje pergjigje, njoftoje se do t’i drejtoheni Gjykates se Rrethit Gjyqesor te juridiksionit te pergjithshem ku do te kerkoni kthimin e shumes se investimit dhe marrjen e mases se sigruimit te padises, duke bllokuar te gjitha asetet e shoqerise. Eshte e rekomandueshme qe shkresa t’i drejtohet bashkelidhur me dokumente shoqeruese qe provojne ekzistenen e detyrimit. Ju faleminderit!
Prishje kontrate qiraje ne menyre te njeanshme
Prishje kontrate qiraje ne menyre te njeanshme
Pershendetje, ne vitin e pandemise 2021 kam dhene me qera apartamentin tim me afat 5 vjecar, por duke qene kohe krize pandemie cmimi i qerase u dha shume i ulet. Tani duke qene se situata ka ndryshuar, a mund te kerkoj rinegocim cmimi ose te prish kontranten para afatit? Ne kontrate sqaroj se per prishjen e njeanshme te kontrates nuk ka penalitete te percaktuara, por vetem nje afat njoftimi dymujor. Pyetja ime eshte ne rast se une njoftoj qiramarresin qe kam ndermend te prish kontraten e qerase dhe e njoftoj dy muaj para sic eshte percaktuar ne kontrate, a rrezikoj qe ai te me padise ne gjykat dhe te kerkoj dem financiar nga mua edhe pse ne kontrat nuk jane specifikuar penalitete? Faleminderit
Pershendetje. Ju keni te drejte te rinegocioni cmimin e kontrates sipas kushteve te afatit te njoftimit qe keni rene dakort ne kontrate. Nuk ka asnje argument ligjor kunder jush qe t’ju pengoje ne keto veprime
Kontrate Qeraje
Kontrate Qeraje
Pershendetje. Kam nje kontrate qeraje per 5 vite per perdorim biznesi. Afati i kontrates ka muaj qe ka mbaruar, por duke qenese objekti i dhene me qera eshte praktikisht i 1 pronari pasi ai ka bere investimin por nderkohe ne dokumentacione per te drejte firme jane dhe disa pjestare te tjere te cilet ne kete moment nuk dakortesojne per te firmosur shtyrjen e afatit. Kjo perben nje problem per mua pasi me penalizon si nga ana ligjore dhe fiskale. A mund tme ndihmoni mendim per ceshtjen
Pershendetje. Drejtohuni me nje shkrese pronareve, ku t’i kerkoni takim per rinovimin e kontates se qirase. Nese nuk paraqiten ne diten qe ju caktoni atehere permendini demin ekonomik qe i shkakton biznesit tuaj dhe fitimin e munguar. Nese nuk lidhet kontrata brenda nje afati te caktuar kohor (qe e percaktoni ju) atehere paralajmerojini se do i drejtoheni gjykates ku te kerkoni shperblimin e demit dhe fitimin e munguar per shqetesimin qe ju kane krijuar si rrjedhoje e mosmarreveshjeve mes tyre.
Kuptimi ‘kopje e njehsuar me origjinalin’?
Kuptimi ‘kopje e njehsuar me origjinalin’?
Pershendetje, Nje institucionin i administrates publike, ne nje thirrje te tij, kerkon si pjese dokumentacioni nje kopje te njehsuar me origjinalin te diplomes dhe ose kopje te njehsuar te librezes se punes? A jane keto kopje te noterizuara qe merren tek nje noter?
Pershendetje, Ju duhet te paraqiteni prane nje zyre noteriale me dokumentacion si: – Diplome origjinale, – Libreze pune. Zyra noteriale do te kryej noterizimin duke vertetuar qe diploma dhe libreza e punes eshte e njejte me origjinalin. Me pas dokumentin e noterizuar (vertetuar me origjinalin) duhet ta depozitoni prane Institucionit te Administrates Publike. Faleminderit!
Vula apustile
Vula apustile
Sa eshte vlefshmeria e vules apustile?
Pershendetje. Konventa e Hages “Mbi heqjen e kerkeses per legalizim te dokumenteve zyrtare te huaja” e vitit 1961, nuk permban kufizime ne afatin e vlefshmerise se dokumenteve te cilat jane pajisur me vule Apostille. Ne rastin e Shqiperise eshte legjislacioni kombetar ai qe e percakton kete gje, rast pas rasti. Ne rastin tuaj duhet te verifikoni vlefshmerine e dokumenteve prane autoriteteve te huaja, pasi vulen Apostille ju do e vendosni pikerisht per ta paraqitur prane tyre. Faleminderit
Cfare thote ligji per shfaqjen e apartamentit per kliente nderkohe qe eshte i zene?
Cfare thote ligji per shfaqjen e apartamentit per kliente nderkohe qe eshte i zene?
Pershendetje. Kur nje apartament eshte i zene nga nje klient ekzistues, dhe pronari deshiron t’ia tregoje apartamentin nje klienti te mundshem, cfare parashikon ligji? Sa kohe perpara duhet njoftuar?
Përshëndetje, Qiradhënësi në përputhje me sendin e dhënë me qera detyrohet t’iu garantojë gëzimin e qetë gjatë periudhës së qirasë, ai duhet t’ju njoftojë mbi veprimet që do të ndërrmarrë për tjetërsimin e sendit si dhe garantimin për gëzimin e qetë të sendit brenda afatit të parashikuar në kontratë eshe pas tjetërsimit të tij. Nëse sendi shitet tek një palë tjetër dhe kjo palë ka marrë përsipër detyrimin për të respektuar afatin e qirasë ndaj shitësit të sendit, ai detyrohet për respektimin e qerasë brenda afatit të shprehur në kontratë. Nëse përfituesi i sendit (pronari i ri) nuk e respekton afatin e kontratës së qirasë sepse kontrata e qirasë nuk kishte një datë të saktë përpara kalimit të pronësisë, qiradhënësi detyrohet t’iu shpërblejë dëmin. – Në të gjitha rastet e tjera nëse qiradhënësi prish kontratën e qirasë përpara afatit të përcaktuar në kontratë ose nuk ju garanton gëzimin e qetë të qirasë atëherë ju keni të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës për dëmshpërblim, për zgjidhjen e kontratës përpara afatit si dhe mos garantimin e gëzimit të qetë të sendit të marrë me qira. Faleminderit!
A perfiton strehim gardistet e emeruar nga qytete te tjera?
A perfiton strehim gardistet e emeruar nga qytete te tjera?
Pershendetje! Bashkeshorti im punon ne “Garden e Rrepublikes se Shqiperise” Funksioni i thjesht gardist.Ne jemi trasferuar familjarisht nga qyteti i Vlores pas emerimit te tij ne Tirane.Familja eshte prej 4 personash dhe jetojme me qira e paguar nga ne.
Pershendetje, Ju informoje se ne Ligjin Nr. 33/2021 “PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” ne nenin 51 percaktohet se: 1. Kur punonjësi i nivelit të mesëm e të lartë emërohet ose transferohet në detyrë jashtë vendbanimit të përhershëm, kur nuk i sigurohet nga Garda mjedisi për akomodim, ai kompensohet për shpenzimet e strehimit. 2. Masa ditore e përfitimit dhe procedura e kompensimit për strehim përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra nga sa me siper ky kompesimi jepet vetem per punonjesit e nivelit te mesem dhe te larte dhe nga sa ju referoni bashkeshorti juaj eshte punonjes i nivelit baze pra nuk mund te perfitoje nga ky kompesim dhe kjo ne parim lidhet me marredhënien juridike te punes, pasi ne kete rast ka lidhur nje kontrate pune dhe ka pranuar me vullnet të lire vendin dhe llojin e punes. Ju faleminderit!
Njohja e diplomes jashte shtetit
Njohja e diplomes jashte shtetit
Pershendetje, Kam mbaruar master per Gjeografi. Jetoj ne Gjermani. Cfare procedure ndiqet per njohjen e diplomes ne Gjermani? Faleminderit
Pershendetje, Per te perdorur diplomat e leshuara nga Republika e Shqiperise ju duhet te kryeni njehesimin e diplomes prane Institucionit Arsimor dhe me pas legalizim dhe apostilim prane Ministrise se Puneve te Jashtme. Në bazë Konventes së Hages, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) Paraqitja e dokumenteve për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimeve postare. https://punetejashtme.gov.al/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/ Per njohjen e diplomes ne Shtetin Gjerman ju duhet te kontaktoni me autoritetet pergjegjese per njohjen e tyre, juristi online ofron keshillim ligjor vetem per legjislacionin ne Republiken e Shqiperise. Faleminderit!
Vule Apostille
Vule Apostille
Pershendetje te nderuar! Kam nevoje per informacion. Ajo cka doja te dija eshte: A mund te postoj dokumenta direkt nga gjermania drejt “Ministrise per Punet e jashtme dhe Europen” ne Tirane, me qellim paisjen me vule apostille? Apo e vetmja menyre eshte te postohen nga posta shqiptare ne Shqiperi? Ju faleminderit!
Pershendetje, Ju informojme se ne baze te VKM nr. 134, datë 07.03.2003, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës. Atoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MPJ, Drejtoria Konsullore. Dokumentet paraqiten vetëm pranë zyrave të agjentëve postarë, të kontraktuar nga MPJ; Posta Shqiptare, TNT Express dhe AC Shipping LTD. Certifikohen dokumente origjinale ose kopje të njehsuara me origjinalin. https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/apostillimi_i_dokumenteve.pdf Ju faleminderit! Përshendetje, Dokumentet paraqiten vetem pranë zyrave të agjentëve postarë te kontraktuar nga MPJ, te cilet janë: -Posta Shqiptare -TNT ( Express Albania sh.p.k) -AC (Albanian Courier sh.p.k ) Për informacion me te detajuar mund të aksesoni ne http://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/legalizimi_i_dokumenteve_shqiptare.pdf Faleminderit!
Ditet e festave zyrtare
Ditet e festave zyrtare
Pershendetje, desha te di ne rastin kur punonjesi eshte me raport mjeksor por gjate ketyre diteve të raportit i bie nje dite pushimi zyrtar, si duhet shenuar dhe llogaritur ajo dite, si Leje apo Raport? Faleminderit shume!
Pershendetje, Ne baze te nenit 86 te Kodit te Punes, ku punemarresi gezon te drejten e pages ne ditet e fesatave zyrtare, vleresoje se kur gjate diteve te raportit mjekesore bie nje dite pushim zyrtare, ajo dite duhet shenuar si feste zyrtare dhe do te paguhet ne masen 100%, ndersa ditet e tjera te raportit do te paguhen ne masen 70% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi. Ju faleminderit!
Model Kerkes padi
Model Kerkes padi
Pershendetje! Ju lutem me ndihmoni me nje draft , kerksese padie per rastin e zgjatjes se gjykimit tej afatit te aresyeshem ne Gjykaten e Larte? Faleminderit.
Pershendetje Platforma e juristit online eshte konceptuar ne ofrimin e ndihmes juridike paresore, ne kuader te informimit dhe keshillimit ligjor. Faleminderit
Denoncim
Denoncim
Përshëndetje! Ku mund të kryej denoncim në lidhje me shqetësimet që vijnë nga një klerik? Si mund të procedohet penalisht per akuzimet dhe shqetesimet ndaj njerezve? Cilat jane bazat ligjore?
Pershendetje, Eshte e paqarte se cilat jane veperimet apo shqetesimet konkrete qe kleriku ka kryer ndaj jush, per te dhene nje sqarim te sakte ligjor se nese keto veprime perbejne ose jo veper penale, e nese perbejne veper penale, cila eshte vepra penale konkrete. Nderkohe, ne cdo rast, ju mund te drejtoheni prane organit te Policise per te bere kallezimin penal perkates, me pas do te jete organi i akuzes qe do te shohi nese shqetesimet konkrete perbejne ose jo veper penale. Faleminderit!
Qarkullimi me leje drejtimi te pezulluar
Qarkullimi me leje drejtimi te pezulluar
Pershendetje,cfare problemi ka nese afati i pezullimit te lejes se drejtimit ka mbaruar por nuk e kemi terhequr patenten
Pershendetje. Kodi Rrugor e ka te percaktuar qartesisht qe leja e drejtimit eshte e detyrueshme qe te mbahet ne cdo rast me vete gjate drejtimit te mjetit. Ne rast se ju ndaloheni nga ana e policise rrugore ne drejtim te mjetit pa leje drejtimi ne makine, atehere policia ka te drejte t’ju gjobise, dhe te marre masa plotesuese administrative.
Sekuestrim prone
Sekuestrim prone
Pershendetje, Kam pasur nje kredi te ish-Banka Popullore ku garanci kam lene nje kat te nje objekti qe kam ne emrin tim. Prona eshte vleresuar per nje vlere prej 75 milione leke te vjetra dhe kam marre 50 milione te vjetra kredi. Kam lare 10 milione leke dhe me pas nderpreva pagesat per arsye ekonomike. Kredite e keqija me vone kaluan te kompania permbarimore STAR(MCA) me te cilet kam lidhur disa kontrata ku bej pagesa te rregullta prej disa vjetesh me nje vlere totale prej 20 milione lekesh te vjetra kundrejt nje garancie e dhene nga kompania permbarimore ne te cilen me thuhej se prona nuk do te sekuestrohej. Para disa kohesh me paraqitet nje person me pretendimin se ka kryer procedurat e duhura per blerjen e kesaj prone nga OTP Bank (ish- Banka popullore). Kane kaluar diku te 3 vjet nga kjo kohe dhe personi ne fjale akoma nuk ka arritur ta pervetsoj pronen ne ceshtje dokumentacioni me hipoteken. Mora nje dokument te e-Albania (Kartela e pronesise) per pronen ne fjale dhe mu tha se nuk mund te merrja informacione per kete prone pasi nuk isha pronar i saj. Tani doja te dija ku mund te drejtohesha per qartesimin e kesaj situate pasi nga nje ane vazhdoj te kryej pagesa per kredite e keqija dhe nga ana tjeter marr vesh se prona sekuestrohet.
Pershendetje Per Informacion te detajuar drejtoju ish-Bankes Popullore (OTP Bank aktualisht) duke kerku informacion dhe kopje te kontrates tende te kredise, si ish-klient i bankes. Kerkesen drejtoja Departamentit Ligjor ne Zyrat Qendrore te OTP Bank.! Faleminderit
A me pengon kredia ne permbarim per te futur letrat ne Greqi?
A me pengon kredia ne permbarim per te futur letrat ne Greqi?
Pershendetje, Kam nje kredi ne Shqiperi dhe eshte ne permbarim (proces ekzekutimi) prej 2 vitesh. Kam bere disa pagesa, por nuk mund ta paguaj me pas gjobave te shtuara. Aktualisht jetoj ne Greqi dhe doja te te dija nese kjo kredi e pashlyer me pengon ne procedurat e marrjes se lejes se qendrimit ne shtetin grek? A mundem une te terheq dokumenta ne zyrat e Shqiperise, nese rezultoj debitor per kete kredi? A do kem pengesa ne kete drejtim? Do e vleresoja nese do te me ndihmonit me nje informacion. Faleminderit,
Pershendetje Ju bejme me dije se pavaresisht detyrimit permbarimore qe ju keni, ju nuk keni asnje pengese ligjore per te marre dokumenta ne institucionet shqiptare por ne rast se ju nevojitet nje vertetim likujditeti ose i quajtur ndryshe vertetim i detyrimeve permbarimore, ju do te rezultoni debitor, por kjo nuk ju pengon ju per te marre sherbime (dokumente) nga institucionet e shtetit shqiptare. Ne lidhje me pyetjen nese kjo debi ju pengon ne lidhje me leje qendrimin ne shtetin grek, ju bejme me dije se ne nuk mund tiu pergjigjemi ne lidhje me procedurat dhe parashikimet ligjore te nje shteti tjeter pervese infromacionit qe ofrojme mbi legjislacionin dhe autoritet shqiptare. faleminderit
Kredi
Kredi
Pershendetje, Kam vellain qe ka marr nje kredi para 6 vjetesh me vlere 500 mije lek te vjetra dhe sot i jane bere rreth 3 milion lek te vjetra per te paguar. Nje permbarues privat i ka bllokuar llogarine e rroges, nderkohe qe banka nuk e ka lajmeruar  fare qe llogaria do bllokohet. Shkoj te banka per informacion dhe nuk me  jep asnje informacion. Me jep vetem emrin e permbaruesit dhe numrin e telefonit qe te bej ndonje marrveshje. Permbaruesi nuk me pergjigjet ne tel dhe as nuk me tregon adresen ku eshte, nderkohe qe kamata vetem sa vjen e shtohet. Shkoj te banka perkatese dhe me thote qe ta gjeje permbaruesin ne google. Dmth banka bllokon llogarine, bllokon leket dhe me thote gjeje permbaruesin ne google. Nuk me jep asnje shkrese zyrtare, asnje informacionin mbi arsyet e mbylljes se llogarise. Ju lutem, si mund te veproj ne nje situate te tille? A ka te drejte banka te me jape nje kopje te shkreses se permbaruesit? Ku mund te marr informacion mbi vendin e ushtrimit te aktivitetit te ketij permbaruesi privat? Faleminderit,
Pershendetje nga sa ju sqaroni, ju nuk keni dijeni ne forme shkresore per veprimet permbarimore. Nese permbaruesi nuk ka zbatuar procesduren e ekzekutimit vullnetar perpara atij te detyrueshem, ju sugjerojme t’i drejtoheni Gjykates me Kerkes Padi a) Sigurim Padie b) Kundershtimin e veprimeve permbarimore. Sepse ligji per Sherbimin Permbarimor dhe Kodi i Procedures Civile parashikon/sanksionon shprehimisht, se: debitori duhet te jet ne dijeni te veprimeve permbarimore. Faleminderit
Permbarimi
Permbarimi
Pershendetje, Kam marr dy kredi ne dy nga institucionet financiare qe operojne ne vend. Si pasoje e mospageses se detyrimeve, ceshtja ka kaluar ne permbarim. Doja te dija nese permbaruesi mund te bllokoje leket qe mund te me dergojne me wester union ose money gram? Ju faleminderit,
Pershendetje, Permbaruesi vendos sekuestro mbi pasutite e luajtshme dhe te paluajtshme, dergesat postare wester union, money gram nuk mund te bllokohen nga ana e permbaruesit. Faleminderit!
Kamatvonesat si llogariten
Kamatvonesat si llogariten
Pershendetje.Une pasi Kam paguar demin e caktuar nga gjykata per nderprerje punimesh te nje objekti,sipas shkreses se permbarimit per ekzekutim vullnetar. Problemin e kam me kamatvonesat : detyrimin ti paguaj demin perllogaritur deri ne 19/09/2016, duke i shtuar kesaj shume ,vleren e kamatave tregtare mesatare ditore,ne shumen 4071 leke ne dite deri ne ekzekutimin e ketij vendimi. Vendimi i dates 14/02/2017 ka marr forme te prere ne apel dt 18/04/2018. Vendim per urdhrin e ekzekutimit date 20/06/2018. Si llogariten kamatvonesat nga kush date fillojne sa dite pushimi hiqen. Pas vendimit te apelit nuk ka pasur asnje mase ndalese. Pallati eshte ndertuar dhe shitur, pra si llogariten ne menyre te sake kamatvonesat.
Pershendetje Bazuar ne parashikimet e Kodit Civil, debitori qe paguan detyrimin ne vonese, detyrohet te paguaje edhe kamatevonesat deri ne daten e ekzekutimit te detyrimit. Ditet ne vonese llogariten si dite kalendarike (jo pune) prandaj ditete e pushimit zyrtar nuk zbriten nga perllogaritja. Faleminderit
kredi
kredi
prsh kam mar 2 kredi ne kto institucionet si jute dhe kredo dhe me kane kaluar ne permbarim,doja te dija a ka problem nese me dergojne lek me weter union ose money gram a mund te mi mbajn leket
Pershendetje, Permbaruesi vendos sekuestro mbi pasutite e luajtshme dhe te paluajtshme, ju mund t’iu dergojne para nepermjet dergesave postare wester union, money gram te cilat nuk do te preken pasi nuk mund te bllokohen nga ana e permbaruesit. Faleminderit!
Kredi ne zyrat e permbarimit
Kredi ne zyrat e permbarimit
Pershendetje, A ekziston mundesia qe te me pengohet udhetimi 4 ditor i planifikuar per jashte shtetit per shkak se kam nje kredi te pashlyer, ne procedure ekzekutimi prane nje zyre permbarimore? Ju faleminderit,
Pershendetje, Permbaruesi vendos sekuestro mbi pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme. Objekt bllokimi jane edhe mjetet monetare ne formen e depozitës ose kredive të debitorit në banka. Ne cdo rast, levizja juaj jashte vendit nuk mund te jete objekt ndalimi nga ana e permbaruesit, por mund te afektohet si pasoje e bllokimit te mjeteve monetare ne banka.
Përmbarimi
Përmbarimi
Kam nje çeshtje ne Permbarimin Tirane. Drejtori i permbarimit po me sorrollat per 6 muaj pa asnje arsye dhe duke shkelur cdo rregull ligj e procedure. Dua te me tregoni ku te ankohem dhe me jepni nje kontakt se nuk jetoj ne Shqiperi. Kam cdo prove dhe fakt per ta provuar por nuk di ku te ankohem. Me kontaktoni me email ju lutem. Faleminderit
Pershendetje, Ne lidhje me problematiken tuaj, nese pretendoni shkelje ne veprimtarine e permbaruesit shteteror, ju duhet t’i drejtoheni Ministrise se Drejtesise. Aty mund te depozitoni nje ankese me shkrim (me ane te postes), duke bashkengjitur vendimin e gjykates, cdo dokumentacion te veprimtarise se permbaruesit, si dhe cdo prove tjeter qe ju mbeshtesni pretendimet tuaja. Nese behet fjale per zyre permbarimore private, se bashku me ankesen drejtuar Ministrise se Drejtesise, ju mund t’i drejtoheni edhe Dhomes Kombetare te Permbaruesve Gjyqesore Private. Nese jeni i pakenaqur nga sherbimi permbarimor qe ju eshte ofruar deri tani, ju mund te kerkoni terheqjen e dosjes nga zyra perkatese dhe ta kaloni te nje permbarues tjeter nga sherbimi perbarimor privat. Faleminderit!
Kredi
Kredi
Përshëndetje, kam një kredi që më ka kaluar në përmbarim dhe në pamundësi për ta bërë pagesën të gjithën doja të dija çfarë masash mund të merren nëse nuk kam gjë kolateral përveç pagesës që marr dhe doja të shtoja që në person të dytë si garant ka dal vëllai, por dhe ai nuk është se ka ndonjë pasuri përveçse rrogës dhe ai po ashtu. Ju lutem çfarë masash mund të merren, doja të dija kanë të drejtë të ndërhyjnë në ndonjë pronë që është në emer të prinderit sepse aktualisht jetojmë të gjithë bashkë.
Përshëndetje, Nëse ju jeni debitor kundrejt një subjekti të caktuar, në bazë të Kodit Civil ju mbani pergjegjesi me pasurine tuaj të tashme dhe te ardhme, pra edhe nese ju nuk keni para per momentin, detyrimi do te mbetet. Me konkretisht, kontratat bankare te huase perbejne titull ekzekutiv dhe si te tilla, kreditori, pra Banka ka te drejte qe te kerkoje leshimin e urdherit te ekzekutimit ne gjykate. Ky eshte nje gjykim i cili zhvillohet pa pranine e paleve dhe madje ju si debitor nuk merrni dijeni fare. Me pas ceshtja shkon prane Zyres permbarimore shteterore ose private, per ekzekutimin e detyrueshem. Persa kohe ju keni dhe dorëzanës,i cili është një familjar i juaji, atëherë ekzekutimi detyrimit do preki edhe pasurinë e tij.Dorëzania është një veprim juridik me të cilën një person (dorëzanësi), detyrohet t’I sigurojë kreditorit ekzekutimin e detyrimit të një personi të tretë (debitori kryesor). Në rastin konkret, bazuar në rrethanat që ju keni referuar dorëzanësi është përsëri në paaftësi paguese. Atëherë përmbarimi fillimisht do të bllokojë llogaritë tuaja bankare, dhe do të vendose sekuestrimin në pasurite tuaja të luajtshme dhe të paluajtshme që janë të regjistruara. Nese ju aktualisht nuk keni te holla ne banke, apo pasuri të tjera por vetëm rrogën detyrimi do të përmushet në vazhdimësi nga rroga juaj, duke llogatitur të ardhurat e nevojshme për jetesë dhe pjesa tjetër do të mbahet për llogari të kreditorit. Gjithashtu ekzekutimi i detyrueshem është një procedure që rregullohet nga ligji dhe nuk eshte ne diskrecionin e kreditorit, apo te permbarimit. Nese konstatoni veprime ne kundershtim me dispozitat e K.Pr.Civile, mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per kundershtim te veprimeve permbarimore. Theksoj se persona të tretë qofshin edhe prindërit tuaj, të cilët nuk janë përfshirë si dorëzanës apo nuk kanë dalë garant për detyrimin nuk mund të preket pasuria e tyre. Ju faleminderit!
A jam i detyruar ta përpjesëtoj pasurinë që më është lënë me testament nga i cili përjashtohet trashëgimtar i çdo rradhe?
A jam i detyruar ta përpjesëtoj pasurinë që më është lënë me testament nga i cili përjashtohet trashëgimtar i çdo rradhe?
Përshëndetje! Kam qenë bashkëpronar me babain në një pasuri që ai e ka fituar prej martesës së dytë me mamanë time të ndjerë. Babai ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo martesë ka një vajzë e cila aktualisht është e martuar dhe ka 4 fëmijë (të ditëlindjeve 1994, 1996, 1998 & 2007). Dua të di që unë, si ekzekutor i testamentit a jam i detyruar ta përpjesëtoj pasurinë që më është trashëguar me të drejta të plota, dhe nëse çështja kalon për gjykim sa gjasa kam që ta trashëgoj pronën të plotë? Ju faleminderit paraprakisht!
Pershendetje. Rasti qe ju parashtroni i referohet institutit te se drejtes i quajtur si “rezerva ligjore”. Rezerva ligjore kufizon vullnetin e trashegimlenesit me synimin për të mbrojtur interesat e kategorive të caktuara të trashëgimtarëve ligjorë, ku përfshihen fëmijët e mitur të testatorit, ose të paslindurit e tjerë të mitur pa kufizim. Ne rastin tuaj, nese ne momentin e celjes se trashegimise testamentare, rezulton se babai ka trashegimtare ligjore te mitur, te cilet do e kishin trasheguar ne mungese te nje testamenti, atehere per pjesen qe prek te drejten e tyre, testamenti eshte pjeserisht i pavlefshem. Pra ligji parashikon qe i mituri qe perfiton mbrojtje te rezerves ligjore, ka te drejte te trashegoje ne ate mase qe do te kishte trasheguar nese nuk do te kishte nje testament. Pjesa tjeter e testamentit, mbetet e vlefshme. Noteri nuk ka te drejte qe te konstatoje pavlefshmerine e nje veprimi juridik, qofte edhe testamenti. Eshte gjykata i vetmi autoritet i cili e ka kete kompetence. Faleminderit!
Dua te pyes nese ka te celura deshmi trashegimie per Xhajat dhe Hallen
Dua te pyes nese ka te celura deshmi trashegimie per Xhajat dhe Hallen
Pershendetje, Kam nje prone te trasheguar nga gjyshi qe eshte e njohur per kompesim nga ATP, por dy xhaja dhe nje halle nuk jetojne me, dhe femijet sjane te interesuar per pronen me siper, nderkohe qe ligji sme lejon te vijoj per kompesim pa bere pjestimin e pjeseve ndaj duhet te verifikoj nese ka deshmi trashegimie per keta dhe nese ska te vijoj me celjen. 1. A mundem ta verifikoj kete gje diku? 2. A mundem une te bej deshmite ligjore per keta duke qene nipi dhe me intereson per vijim e ceshtjes. 3. Per trashegimtaret e ketyre i nxjerr dot noteri certifikatat nga regjistrat e vjeter apo duhet te shkoj une neper lagje dhe ti nxjerr? Ne aktin e trashegimise se gjyshit, une jam nipi Shkelqim Gostivari, ndersa personat qe nuk jetojne dhe qe skemi info mbi deshmine e trashegimise jane: Ibrahim Gostivari , Fatmiri Gostivari dhe Perihan Celo
Pershendetje. Ligji percakton se leshimi i deshmise se trashegimise behet prane noterit te njesise vendore ku i ndjeri ka pasur gjendjen civile, per verifikim nese eshte celur deshmi trashegimie duhet te interesoheni prane zyrave noteriale. Dëshmia e trashëgimisë redaktohet dhe leshohet në numër të barabartë me trashëgimtarët e përcaktuar në të, ndërsa kopjet e tjera të redaktuara ruhen nga noteri dhe mund të tërhiqen nga trashëgimtarët e tjerë, sipas kërkesës së tyre. Kerkesa per leshimi i deshmise se trashegimise kryhet nga trashegimtaret e trashegimlenesit.Noteri mban origjinalin e dëshmisë së trashëgimisë dhe i lëshon kërkuesit ose çdo personi, që ka një interes të ligjshëm, një ose disa kopje të dëshmisë së trashëgimisë, të njësuara me origjinalin. Dokumentat e nevojshme per celjen e deshmise se trashegemise jane: – Certifikat vdekjeje e se ndjeres; – Certifikate martese e se ndjeres; – Certifikata te trungut familjare nder vite, sipas regjistrave themeltare te gjendjes civile per vitet ’50-74; ’74-2009; 2009-2021; etj – Certifikate familjare e nenes (1 dite para vdekjes); – Fotokopje e ID-se (leternjoftimit) se trashegimtareve; Certifikatat duhet te depozitohen prane zyres noteriale nga ana juaj. Per me shume ju mund te informoheni prane zyres se noterise ku do paraqiteni per celjen (leshimin) e deshmise se trashegimise. Pas celjes se trashegimise ligjore ose testamentare eshte e nevojshme qe ky akt te regjistrohet ne Drejtorine vendore te ASHK-se (Agjensia Shteterore e Kadastres), ku ndodhet prona (apartamenti) e rregjistruar ne emer te nenes suaj (trashegimlenenes). Me marrjen e certifikates se pronesise se pasurise ne emer te te gjithe trashegimtareve ligjore, ku jane te percaktuara edhe pjeset takuese te pronesise per sejcilin trashegimtar (pronar), atehere mund te behet pjestimi (ndarja) e pasurise ne menyre vullnetare me marreveshje noteriale midis jush tek noteri. Ne rast mosdakortesimi per pjesetimin e pasurise ne menyre vullnetare (me marreveshje midis jush), atehere ju mund t’i drejtoheni gjykates. Faleminderit!
Trashegimnia
Trashegimnia
Cfare dokumenti duhet dorezuar Hipotekes per te kaluar prona e pa luajtshme nga emri itrashegimleneshittek emrat e tjere te trashegimtaret
Përshëndetje, Së pari, do duhet që të jetë bërë celja e trashëgimisë dhe të jenë identifikuar trashëgimtarët. Së dyti, për shërbimin që kërkoni do duhet të aplikoni nëpërmjet e-albania (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9467) ose në zyrat noteriale dhe të bashkëngjisni në aplikim dëshminë e trashëgimisë dhe dokumentat e pronësisë për pronat që ka patur në pronësi i ndjeri. Faleminderit.
Perfitimi i pronesise
Perfitimi i pronesise
Pershendetje! Babai im sapo ka nderruar jete dhe ne jemi 4 motra.Shtepia ka qene ne emer te prinderve dhe me sa di nuk ka testament.Motra e vogel pretendon te kaloje shtepine ne emrin e saj. Si funksionon ligji ne kete rast?
Përshëndetje, Do duhet të paraqiteni në një zyrë noterie që të procedoni me celjen e trashëgimisë. Dëshmia e trashëgimisë (pra që tregon secilët janë trashëgimtarët dhe pjesët përkatëse) sëbashku me dokumentat e pronësisë për pronat që ka patur i ndjeri do të bashkëngjiten në aplikimin i cili bëhet nga e-albania ose në zyrën e noterisë që keni bërë celjen e trashëgimisë. Faleminderit.
Ndarja e pronesise
Ndarja e pronesise
Pershendetje! Une vij nga nje familje nga e cila babi im ka qene martuar dhe ka dy femije nga ajo martese, bashkeshoetja e pare ka nderruar jete shume vite me pare. Me pas, pas disa viteve babi eshte martuar perseri me mamane time ku kemi lindur une dhe vellai me i vogel. Babi ka nderruar jete ne vitin 2017 dhe nuk ka lene testament. Te lutem dua te di vetem si ndahet pasuria midis nesh ku bashkepronare jemi, 2 vellezerit nga martesa e pare e babi, mami im dhe une me vllain nga martesa e dyte e babit. Faleminderit!
Përshëndetje, Cilësia e trashëgimtarit dhe pjesët takuese përkatëse caktohen në dëshminë e trashëgimisë, të lëshuar nga noteri, pas paraqitjes së certifikatës së vdekjes së trashëgimlënësit. Qe nga momenti i ndërrimit jetë të babait tuaj dhe deri më sot normalisht që dëshmia e trashëgimisë do duhet të ishte lëshuar, pasi i nënshtrohet afateve. Përsa i përket pjesëve, fëmijët dhe bashkëshorti/ja pasjetuese trashëgojnë në pjesë të barabarta dhe këtu i referohemi edhe fëmijëve nga martesa e parë. Ish bashkëshortja nuk do të jetë përfituese. Faleminderit.
Prona
Prona
Mamaja dhe babai kane nje pasuri te perbashket e krijuar gjate marteses.regjistrimi eshte i bere ne emrin e mamase ku ka lene nje testament si pronare e vetme tek i biri. Pyetja eshte: babai munt te marri leshimin e trashgimis ligjore,dhe ne qofte se po ,sa perqint e pasuris i takon? a eshte rezarva ligjore per personat me aftesi te kufizuara ndaj moshes se tij 88 vjec?
Përshëndetje, Në momentin që trashëgimlënësi ka lënë një testament, do të aplikohet trashëgimia testamentare dhe parashikimet që trashëgimlënësi ka përcaktuar në testament, me përjashtim të rasteve kur cënohet pjesa e rezervës ligjore. Përsa i përket disponimit testamentar, nëse pasuri e krijuar ka qenë pjesë e bashkësisë ligjore mamaja juaj do të mund të dispononte vetëm pjesën e saj në testament e cila i bie të jetë ½ e pronës. Rezerva ligjore aplikohet për personat e paaftë për punë dhe të miturit. Në rastin tuaj, duke qenë se babai juaj është me aftësi të kufizuara nuk mund të cënohet pjesa e tij takues e cila i rezervohet nga rezerva ligjore dhe është në masën e ½ së pasurisë trashëgimore nëse trashëgimtar ligjor jeni vetëm ju dhe babai juaj. Nëse keni vëllezër motra, sipas trashëgimisë ligjore përfitoni në mënyrë të barabrartë (psh 1/3 nëse jeni 3 trashëgimtarë ligjorë, ¼ nëse jeni 4 trashëgimtarë ligjorë etj). Sipas këtij rregullimi rezerva ligjore e babit tuaj do të jetë ½ (ose 1/3, ¼ sipas rregullit të mësipërm) dhe pjesa tjetër ju takon e gjitha juve. Faleminderit.
Celja e testamentit
Celja e testamentit
Kur celet testamenti per trashegimi pasurie pas vdekjes se atij qe e ka lene? Cfare dokumentesh duhen?
Pershendetje, Çelja e dëshmisë së trashëgimisë ligjore ose testamentare kryhet pranë një zyre noteriale dhe nuk ka një afat të caktuar për çeljen e dëshmisë së trashëgimisë. Percaktohet vetëm afati për regjistrim të pasurive të paluajtshme pranë ASHK-se përkatëse brenda 30 ditëve nga momenti i çeljes së tij. Dokumentacioni i nevojshem eshte: Certifikate vdekje; Certifikate e trungut familjar e vitit 2010; Certifikatat personale te te gjithe trashegimtareve; Certifikate e trungut familjar viti 2000; Certifikate trung familjar periudha 1950-1974; Certifikate trung familjar e vitit 1974. Faleminderit.
Trungu familjar
Trungu familjar
Pershendetje!Mami dhe babi jan martuar ne vitin 2001 dhe mbas disa vitesh prinderit e tyre kane blere pasuri te paluajtshme te cilat jane rregjistruar ne emrin e tyre sigurisht.Problemi qendron se prinderit e mij kembengulin se nuk kane te drejte trashegimije per ato pasuri pasi mami ka qen e martuar ne ato koh dhe pretendojne se me martesen ata largohen nga trungu familjar.I pyeta nese kane bere ndonje kerkese specifike ne gjendjen civileper ndarjen nga trungu familjar por thone qe jo.Po kerkoja legjislacionet a athre viteve dhe e gjeta veten pak ne medyshje.Si mendoni rreth kesaj ceshtje ju lutem?
Përshëndetje, E drejta e trashëgimtarit për të përfituar nga trashëgimlënësi nuk lidhet me statusin nëse trashëgimtari është apo jo në një trung familjar me trashëgimlënësin. Dispozitat e Kodit Civil për trashëgimin përcaktojnë radhët e trashëgimtarëve kur bëhet fjalë për trashëgiminë ligjore dhe në radhë të parë përfshihen fëmijët dhe bashkëshorti/ja pasjetues. Në lidhje me fëmijët këta të fundit do të trashëgojnë pasurinë dhe nëse janë të martuar dhe pasuria trashëgohet individualisht dhe nuk përbën pasuri martesore. Fëmijët do të trashëgojnë nëse në testament nuk është disponuar ndryshe si dhe nëse nuk janë shpallur të padenjë. Faleminderit.
Ndarja e prones
Ndarja e prones
Nje i aferm me ka lene pronen ne testament pas vdekjes , Nuk ka femije por bashkeshorti i cili ka ndrruar jet me pare ka pasur femije te tij . Femijet ka qene ne moshe madhore nuk kane jetuar kurre me ciftin dhe as kane qene ne certifikate familjare te ciftit. Kush e perfiton pronen?
Pershendetje, Fillimisht do te shikohet se si eshte fituar pasuria te cilen i afermi juaj e ka lene me testament dhe kur eshte fituar. Nese pasuria e lene me testament eshte fituar para marteses atehere ajo eshte pasuri individuale e tij. Ai mund ta lere me testament trashegimtareve te tij sipas rradheve te trashegimise referuar rregullave te kodit civil. Kodi Civil i RSh ne nenin 360 përcakton si trashëgimtare ligjore : “fëmijët, fëmijët e fëmijve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas rradhës të caktuar në këtë Kod” Nese ju i cili jeni i afermi i perkisni asaj rradhe atehere testamenti eshte i vlefshem. Nese prona eshte fituar gjate marteses. Ajo eshte prone e perbashket e dy bashkeshorteve. Ne momentin qe bashkeshorti vdes, hyn me zevendesim trashegimtaret e tij. Pra hyjne ne trashegim ne rradhe te pare femijet e bashkeshortit qe ka nderruar jete. Ne kete rast testamenti eshte i pavlefshem sepse nuk lejohet sipas kodit tone civil te kalohet ne nje rradhe tjeter kur rradha e pare ka trashegimtare. Ju faleminderit!
Trashegimia
Trashegimia
Pershendetje, Ne certifikaten e pronesise jam une, bashkeshorti dhe vjerra ime me pjese te barabarta secili. Vjerra ime ka nderuar jete ne vitin 2021 dhe bashkeshorti im sapo ka nderuar jete. (nuk ishte dakort te bente celjen e trashegimise pas vdekjes se nenes). Kam nje djale te bashkeshortit 22 vjec. Jetojme bashke. Ne rast te celjes se trashegimise 2 here (per vjerren dhe bashkeshortin) si behet ndarrja e pasurise? Deshira ime e mire eshte qe pas vdekjes time t’ia le pjesen time djalit se kam qene pjese e jetes se tij dhe jam kujdesur qe nga mosha 6 vjec dhe kemi marredhenie te mira. Por jetes nuk i dihet dhe kam nje merak (ne te ardhme kur te martohet) )se mos me kerkon pjesen dhe do qe te shes shtepine nderkohe qe une dua te jetoj aty se ndihem me e qete dhe njoh mire ambjentin ku jetoj. Si eshte procedura ne rast te kerkeses me marrje pjese? Duhet me patjeter te shitet? Faleminderit
Pershendetje. Ne rastin e vdekjes se vjerres suaj. Trashegimtar ligjor jane femijet e saj ne rastin bashkeshorti juaj dhe femijet te tjere nese ka dhe vjerri nese eshte gjall. Nese nuk ka atehere trashegimtar eshte vet bashkeshorti juaj i ndjere i cili trashegon teresisht pjesen e nenes se tij. Dhe behet pronar ne shtepi me 2/3 pjese. Kur vdes bashkeshorti juaj pjesa e tij kalon tek ju dhe tek djali i tij. Ju ju takon sipas kodit civil 1/3 ndersa 1/3 i takon djalit te tij. Ne teresi ne shtepine ku jeton pronare jeni ju me 2/3 pjese dhe djali i bashkeshortit tuaj me 1/3 pjese takuese.
kerkese
kerkese
A njihen vitet e punes ne ish kooperativa per pages ne vjetersine e punes kur je ne mardhenie pune ne administraten shteterore ?
Përshëndetje, Po, njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore kjo referuar legjislacionit në fuqi që ka trajtuar këtë cështje dhe specifikisht: 1. Ligji nr. 169/2020, datë 23.12.2020 “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore”; 2. Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 432, datë 15,7,2021 “Për miratimin e listës së ishkooperativave bujqësore për të cilat nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë”; 3. Rregullore nr. 1 datë 28/09/2021 e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Faleminderit.
Leje e lindjes
Leje e lindjes
Pershendetje! Une momentalisht jam e punesuar ne nje institucion arsimor shteteror me kontrate dhe jam shtatzane. Kontraten e kam deri ne 14 Qershor 2024. Nderkohe lejen e lindjes duhet ta marr fund Korriku. Kam qene e punesuar dhe e siguruar me pare per rreth 5 vite, me nderprerje. A mund te perfitoj lejen e lindjes ne keto kushte?
Përshëndetje, Përfitimin nga Sigurimet Shoqërore për rastin e barrëlindjes mund ta përfitoni vetëm nëse jeni e siguruar në momentin kur ju lind e drejta e përfitmit. Faleminderit.
Kamatvonesat dhe gjobat e sigurimeve shoqerore
Kamatvonesat dhe gjobat e sigurimeve shoqerore
Per sigurimet shoqerore te papaguara a ka limit kohor qe kamatvonesat dhe gjobat mos te rriten me ne vlere apo ajo vazhdon deri ne pagese (nese ka 10 vite te pa paguar kamata eshte per 10 vite apo ka nje limit)
Përshëndetje, Sipas ligjit, në rastet kur sigurimet shoqërore nuk paguhet në afat, tatimpaguesi është i detyruar të paguajë kamatëvonesë për periudhën e vonimit deri në datën e pagesës së detyrimeve. Në këtë kontekst, nuk ka një limit kohor të caktuar për rritjen e kamatëvonesës. Pra, çdo ditë e shtyrjes së pagesës së detyrimeve shton shumën e kamatëvonesës përkatëse. Duke qenë se kamatvonesat dhe gjobat kanë si bazë ligjore ligjin “Per procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, organeve tatimore ju parashkruhet e drejta per te proceduar me zbatimin e masave shtrenguese brends 5 viteve nga data kur detyrimi tatimor i papaguar do duhej te ishte paguar. Faleminderit!
Puna dhe Barrelindja
Puna dhe Barrelindja
pershendetje, isha e interesuar te dija, ne momentin qe je me raport nga barrelindja mund te punosh online nga shtepia,thjesht suport dhe komunikim me pale te treta kur eshte e nevojshme. por jo me perfitim monetar nga punedhenesi, , perfitimi vazhdon te jete nga sigurimet shoqerore,
Përshëndetje, Ligji për sigurimet shoqërore përcakton një periudhë të detyrueshme për mbulimin e sigurimeve shoqërore në lidhje me raportin nga lindja. Kjo do të thotë se, sipas këtij ligji, ju do të mbuloheni nga skema e sigurimeve shoqërore . Në të njëjtën kohë, puna online nga shtëpia, pa përfitim monetar nga punëdhënësi, por duke përdorur sigurimet shoqërore si burim i përfitimeve, është një opsion që përfshin vullnetin dhe marrëveshjen mes punonjësit dhe punëdhënësit. Kjo është një çështje që lidhet me politikat dhe praktikat e punësimit të kompanisë ose institucionit tuaj si dhe me dëshirën tuaj për të vazhduar detyrat tuaj. Faleminderit!
Shpërblimi për lindje fëmije
Shpërblimi për lindje fëmije
Pershendetje, Mund te me ndihmoni me nje interpretim ne lidhje me nenin 29 i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. 1.Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmijë që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes se fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar. Pyetje: a mundet prindrit te vendosin ne dakortesi kush aplikon? Supozojme qe te dy jane ne marrdhenie pune por vendosin ne dakordesi qe aplikimi te kryhet nga babai. Cfare dokumentash duhen dorezuar dhe drejt kujt institucioni? 2.Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 përqind të pagës minimale mujore. Pyetje: me page minimale kuptojme 50% te pages minimale te prindrit qe ka aplikuar? A mund te konsiderojme totalisht ta parregullt nqs kompania e aplikon mbi pagen minimale ne Republiken e Shqiperise?
Përshëndetje, Aplikimi për përfitimin e shpërblimit bëhet elektronikisht nëpërmjet portalit e-albania në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=10059 ku je tregohet dhe dokumentacioni i nevojshëm. Shpërblimi është në masën 50 % të pagës minimale mujore në shkallë vend. Pra nuk është gabim i kompanisë dhe as keqinterpretim i ligjit prej saj, pasi ligji është i qartë dhe nuk referon pagën me të cilën trajtohet aplikuesi. Përsa i përket personit përfitues, masa e përfitimit mbetet e njëjtë nëse të dy prindërit e fëmijës janë të siguruar, pra nuk bën diferencë se kush mund/duhet të aplikojë. Përparësi në përfitim i jepet nënës dhe shpërblimin e merr ajo. Vetëm përjashtimisht, nëse nëna nuk është e siguruar mund të aplikojë i ati i fëmijës dhe do të jetë ai përfituesi . Faleminderit.
Sigurimet shoqerore
Sigurimet shoqerore
A paguhen sigurimet shoqerore nga punedhenesi gjate lejes se lindjes
Përshëndetje, Po, gjatë lejes së lindjes, sigurimet shoqërore vazhdojnë të paguhen nga punëdhënësi. Sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”: Personat e punësuar dhe punëdhënësit e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për sëmundje, barrëlindje dhe pensione, në një shumë që varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi që paguhet për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për sëmundje, barrëlindje dhe pensione do të jetë: a) për punëdhënësit 13,8 për qind e shumës bruto të listëpagesave; b) për personin e punësuar 9.5 për qind e pagesës së tij totale (bruto). Faleminderit!
a duhet te paguaj siguracione si person fizik edhe pse i paguaj si punemarres ne nje vend tjeter
a duhet te paguaj siguracione si person fizik edhe pse i paguaj si punemarres ne nje vend tjeter
a duhet te paguaj siguracione si person fizik edhe pse i paguaj si punemarres ne nje vend tjeter
Përshëndetje, Po, në rast se ju kryeni një veprimtari si person fizik, atëherë ju do të paguani sigurimet shoqërore si i vetpunësuar. Faleminderit!
Perfitim leje lindje
Perfitim leje lindje
Pershendetje doja te informohesha paraprakisht nese e perfitohet lejea e lindjes , kam qene e siguruar per periudhen 2022(korrik-Tetor) dhe periudhen nentor 2023-korrik 2024. nderohe kam nisur pune kete muaj janar 2025 dhe do jem ne vazhdim . Pra jane 12 muaj pune por me nderprerje. A mund ta perfitohet ne keto kushte lejen e Lindjes ?
Përshëndetje, Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.” Përsa i përket pyetjes suaj, ligji nuk ka të përcaktuar shprehimisht që sigurimet duhet të jenë 12 muajt e fundit pa ndërprerje dhe nisur nga kjo, vleresojmë se mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje) për të përfituar lejen e lindjes. Faleminderit!
Leja e lindjes
Leja e lindjes
Nese kthehem ne pune pas 6 muajsh nga lindja, punoj 2 muaj, a mund te perfitoj perseri leje e lindjes. Flm
Përshëndetje, Kodi i Punës parashikon se: Pas periudhës 63 ditore të paslindjes, gruaja vendos vetë nëse dëshiron të punojë ose të përfitojë nga sigurimet shoqërore. Nëse gruaja vendos, me dëshirën e saj, të punojë pas periudhës 63 ditore të paslindjes, në marrëveshje me punëdhënësin, për ushqyerjen e fëmijës ka të drejtë që, deri sa fëmija të mbushë 1 vjeç, të zgjedhë: a) një pushim të paguar, prej 2 orësh, brenda kohëzgjatjes normale të punës; ose b) kohëzgjatje pune, të reduktuar me 2 orë, me pagë të njëjtë, sikur të kishte punuar për kohëzgjatjen normale ditore të punës. Faleminderit!
Sa vjetersi me duhen per kemp te plote?
Sa vjetersi me duhen per kemp te plote?
Pershendetje jam 42vjec dhe kam 15 vite pune,ju lutem per kemp te plote sa vite duhen?
Përshëndetje, Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Ju jeni 42 vjeç, kështu që diferenca mes moshës suaj dhe moshës 20 vjeç është 22 vjet; 3/4 e kësaj diference është 16.5 vjet. Për të përfituar pensionin e invaliditetit të plotë, duhet të keni të paktën 16.5 vjet sigurim shoqëror. Kjo do të thotë që, nëse keni 15 vjet punë, ju duhet një vit tjetër dhe pak më shumë, për të arritur periudhën minimale të kërkuar. Gjithashtu, duhet të keni të paktën 12 muaj sigurim në pesë vitet e fundit. Faleminderit!
vjetesimi i pumes
vjetesimi i pumes
Pershendetje, punoj ne nje ndermarrje biznes privat. Une qe po te shkruaj kam 28 vite ne kete ndermarrje. A e perfitoj dhe sa te lutem mbi vjetersine e punes. Pra une marr 42.000 leke, sa me takon shtesa nese po te lutem. Me respekt nga Shkodra.
Përshëndetje, Shtesa për vjetërsi në punë sipas VKM nr.325, datë 31.05.2023, vlen vetëm për nënpunësit civil dhe nënpunësit e institucioneve të tjera shtetërore. Në rastin tuaj, ju punoni prej 28 vitesh në një ndërmarrje private ndaj nuk mund të aplikohet kjo vkm, megjithatë, vjetërsia në punë përbën një nga kriteret objektive të përcaktuara në Kodin e Punës e cila ndikon në rrogën e punëmarrësit. Ndaj mund të diskutoni me punëdhënësin tuaj për të përfituar një pagesë më të lartë. Faleminderit!
Ndryshimi i pozicionit te punes.
Ndryshimi i pozicionit te punes.
Per cilat arsye mund ti ndryshohet pozicioni nje kryemesuesi ne pozicionin mesues kur ai pozicion nuk mbyllet si vend pune por i jepet dikujt tjetri? Dhe Cila eshte rruga ligjore qe duhet te ndjeke drejtuesi i Institucionit Arsimor per ti komunikuar kryemesuesit kete vendim?
Përshëndetje, Arsyet për ndryshimin e pozicionit të punës nga punëdhënësi ndaj punëmarrësve të tij mund të jenë të ndryshme, por këto arsye nuk ndikojnë në mënyrën e komunikimit të tyre. Sipas Kodit të Punës ndryshimi i kushteve të punës duhet të bëhet me marrëveshje mes palëve, si dhe çdo ndryshim i kontratës apo kushteve të punës duhet të bëhet me shkrim. Faleminderit!
Për lejen e zakonshme ose Lejen vjetore
Për lejen e zakonshme ose Lejen vjetore
Kam filluar punë në një institucion penal (burg) si punonjës policie, më datë 22 gusht 2024 dhe normalisht në dhjetor të po këtij viti bëj 4 muaj e 8 ditë punë. Si rregull bazuar edhe në kodin e punës Neni 92 pika 3: ” Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. Periudhat e paaftësisë së përkohshme në punë, konsiderohen si kohë pune.” Si rregull, leja, nëse më takon, sa ditë më takon? Theksoj se leja është 30 ditë kalendarike
Përshëndetje, Sipas nenit 92 të Kodit të Punës kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. Leja vjetore e punës është 28 ditë kalendarike ose 4 javë pushim. Për rreth 4 muaj punë që ju keni, mund të përfitoni 8 ditë pushim. Faleminderit!
Numri maksimal i oreve shtese ne muaj
Numri maksimal i oreve shtese ne muaj
Pershendetje, Mund te me saktesoni sa eshte numri maksimal i oreve shtese ne muaj ne varesi te muajit sepse ka muaj qe jane me 22 dhe 23 dite pune. A perfshihen ne kete llogaritjet dhe oret e punuara ne dite festash zyrtare zyrtare? psh; muaji tetor ka 23 dite pune (23 dite * 8 ore = 184 ore) si dhe 4 te shtuna (4 dite * 8 ore = 32 ore) pra ne total 216 ore ne muaj Oret e te shtunave na paguhen si ore shtese A eshte normale kjo?
Përshëndetje, Neni 90 i Kodit të Punës parashikon se Numri maksimal i orëve shtesë përcaktohet në kontratën kolektive ose kontratën individuale të punës. Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit. Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë kompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe një shtesë jo më pak se 25 për qind të saj, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive. Orët shtesë të punës të kryera gjatë pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50 për qind më të madhe se orët shtesë të bëra ose paga normale, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive. Faleminderit!
pushim nga puna
pushim nga puna
si jeni, nje pyetje: a ka te drejte punedhenesi te me pushoje nga puna pa lajmerim?
Përshëndetje, Jo, sipas Kodit të Punës, çdo punëdhënës është i detyruar të respektojë procedurat dhe afatet ligjore si dhe duhet të ketë shkaqe të arsyeshme për të zgjidhur marrëdhënien e punës, përveç rasteve të rënda kur ndërprerja është me efekt të menjëhershëm. Nëse pushimi është bërë në mënyrë të padrejtë, mund të ngrini padi kundër punëdhënësit, në gjykatën kompetente, brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës. Në rastin kur motivi i pajustifikuar është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi. Faleminderit!
Diskriminim ne pune
Diskriminim ne pune
Kam vënë re se në vendin e punës time trajtohem ndryshe dhe në mënyrë të pafavorshme krahasuar me kolegët e mi për shkak të gjinisë sime. Më është refuzuar mundësia për ngritje ne detyre dhe kam marrë kritika të padrejta, ndërkohë që kolegët e tjerë të cilët kanë të njëjtin nivel kualifikimi trajtohen ndryshe. A mund të konsiderohet kjo si diskriminim dhe çfarë hapash mund të ndjek për ta adresuar këtë situatë?
Përshëndetje, Ligji “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” parashikon se: Çdo person ose grup personash, të cilët mendojnë se janë diskriminuar, për një nga shkaqet e përcaktuara në Nenin 1 të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, mund t’i drejtohen, në mënyrë të pavarur nga njëri – tjetri: – a) Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, b) Gjykatës, me anë të një kërkesë-padie. Paraqitja e një padie pranë gjykatës, për një sjellje diskriminuese të pretenduar, mund të bëhet jo më vonë se 5 vjet nga dita kur ka ndodhur kjo sjellje dhe jo më vonë se 3 vjet nga dita e marrjes dijeni të saj. Në qoftë se ju mendoni se trajtimi i pabarabartë në punë vjen për shkak të gjinisë mund të konsideroni të ndiqni një nga rrugët e përmendura më sipër. Faleminderit!
Leja mbas lejes se lindjes.
Leja mbas lejes se lindjes.
Përshëndetje, Në muajin Janar 2024 kam qenë në marrëdhënie pune. Me 1 Shkurt 2024 kam marrë paralindjen dhe me 9 Shkurt kam lindur. Më 9 Tetor jam rikthyer në punë. A më takon leje vjetore për vitin 2024? Ju faleminderit.
Përshëndetje, Në bazë të VKM nr. 568/2021 e cili ka parashikuar rregullim përkatës të rasteve si i juaji, në pikën 6, të Kategorisë III-Pushimet parashikon se: “Në rastet kur i punësuari, brenda vitit kalendarik, ka kryer lejen e barrëlindjes, kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar llogaritet në përpjesëtim të drejtë me kohëzgjatjen efektive të punës pa përfshirë periudhën e kësaj lejeje.” Pra, edhe pse ju keni përfituar lejen e barrëlindjes, nëse keni leje të paezauruar vjetore mund të kërkoni ta merrni në propocion me ditët që keni punuar në vitin 2024, Faleminderit!
Kodi i punes
Kodi i punes
Pershendetje, Kam nje femije nen 1 vjec dhe e ushqej me gji. Nderkohe kam marre nje oferte pune si infermiere ne poliklinike. A me lejohet qe gjate orarit te punes te shkoj te ushqej femijen me gji? (Sepse e kam afer shtepine me punen)
Përshëndetje, Bazuar në VKM Nr. 634, datë 15.7.2015 “Për miratimin e rregullores “për prezantimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë të grave shtatzëna dhe nënave të reja”, punëmarrëset, në kuptim të nenit 2 të kësaj rregulloreje, kanë të drejtë të bëjnë pushim të paguar, jo më pak se 30 minuta çdo tri orë pune të vazhdueshme gjatë ditës. Si një punëmarrëse që ka fëmijë në gji derisa fëmija të arrijë moshën 1 vjeç, ju keni të drejtë të ushqeni fëmijën. Faleminderit!
Leja e lindjes
Leja e lindjes
Pershendetje, doja te ju pyesja nese une kam 2 vite sigurime brenda 2 viteve te fundit pra 2023-2024; 2024; 2025. A e perfitoj dot lejen e lindjes nese kontrata e punes me mbaron 3 muaj para lindjes dhe mbetem pa sigurime pra pa pune apo duhet me patjeter te paguaj sigurime vullnetare deri ne momentin qe lind?
Përshëndetje, Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.” Në lidhje me rastin tuaj, jemi të mendimit se për sa kohë ju plotësoni kushtin e parashikuar më sipër, pra jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje pune), përfitoni lejen e lindjes. Faleminderit!
Zgjidhje e kontrates se punes pa afat te caktuar
Zgjidhje e kontrates se punes pa afat te caktuar
Pershendetje! Ne 1 dhjetor 2021 kam filluar pune ne nje kompani software (pune nga shtepia). Me 1 prill 2025, menaxherja me njifton nw google meet qe ne fund te prillit do largohem nga puna per shkak se pozicioni ku un punoj do shkrihet dalengadale, por ti do jesh e para qe do largohesh pasi ke rrogen me te larte dhe nuk kemi buxhet. Patjeter qe do i kerkoj nje njoftim zyrtar por pyetja ime eshte: 1. A eshte ne perputhje me ligjin aryeja e largimit dhe afati nuk eshte respektuar nga punedhenesi 2. A perfitoj pagesen e lejes vjetore te 2025 3. A perfitoj vjetersi pune
Përshëndetje, Nga sa keni parashtruar, ju informojmë se jeni përpara zgjidhjes së pajustifikuar të marrëdhënies së punës. Për sa i përket afatit, punëdhënësi juaj nuk e ka respektuar afatin e njoftimit i cili duhet të ishtë 2 muaj sipas parashikimit në nenin 143/1 të Kodit të Punës. Gjithashtu, përsa keni treguar, nuk është respektuar as procedura e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, parashikuar në nenin 144 të Kodit. Po, ju ruani të drejtën e shpërblimit për pushimet e pamarra. Duke u bazuar në faktin se marrëdhënia juaj e punës ka zgjatur 3 vjet e rreth 4 muaj (periudha nga 1 dhjetori 2021-1 prill 2025), ju lind e drejta të përfitoni shpërblim për vjetërsi sipas nenit 145 të Kodit të Punës, i cili është të paktën sa paga e një 15- ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Faleminderit!
Info mbi prokuren per femijen
Info mbi prokuren per femijen
Përshëndetje. Dua te udhetoj ne Gjermani vetem me djalin tim 4 vjec, per tek bashkeshortja qe punon atje. Disa te njohur me kane derguar nje prokure te gatshme qe kane udhetuar me te. Por doja te dija nese eshte e vlefshme, mos me del ndonje problem gjate rruges. Faleminderit.
Përshëndetje, Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit. Në të gjitha rastet, deklarata noteriale që lëshohet për të miturit e pashoqëruar, përmban elementët e mëposhtëm: a) deklarimin e prindit që autorizon udhëtimin me prindin tjetër, apo personin që e shoqëron, me kusht për të mos e braktisur të miturin në vendet e destinacionit; b) emrin, mbiemrin dhe datëlindjen e të miturit, si dhe numrin e dokumentit të udhëtimit; c) deklarimin nga prindi i të miturit të destinacionit të saktë të udhëtimit, deklarimin që nuk do të braktisë fëmijën, adresën e saktë të destinacionit ku do të shkojë, afatin e qëndrimit (datën e nisjes dhe datën e kthimit); d) deklarimin e adresës së saktë, gjeneralitetet dhe numrin e telefonit të pritësit, nëse udhëton për tek të afërmit; e) deklarimin për përgjegjësinë penale të prindit ose të kujdestarit, në rastet e braktisjes së të miturit; f) përcaktimin e periudhës së vlefshmërisë së deklaratës noteriale. Faleminderit.
Ekspuls ne Greqi
Ekspuls ne Greqi
Kam mar nje Ekspuls ne greqi per 4 vite. Kete Ekspuls e kam mar me date 24.6.2020. Ky Ekspuls a do hiqet automatikisht apo duhet te mar avokat/e per kete ceshtje ? Ju faleminderit.
Pershendetje, Pas mbarimit te afatit Ekspulsi nuk fshihet autoamtikisht, por do duhet te paraqisni kerkesen per fshirje te ekspulsit prane autoritetit qe mund te kete vendosur ekspulsin ose Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit. Nese jeni te interesuar per kete sherbim mund te ju asistojne avokatet e JuristiOnline. Per me teper informacion mund te na kontaktoni ne adresen e email-it: [email protected]. Faleminderit.
Levizje jashte vendit
Levizje jashte vendit
Pershendetje. Me duhet te leviz jashte shtetit per nje periudhe 3 javore per t bere nje interviste ne shkolle por e kam te pamundur te me shoqerojne prinderit. Atje me pret motra. Jam 17 vjec per 1 muaj bej 18. Lejohet?
Përshëndetje, Në rast se ju do të udhëtoni para moshës 18 vjecare, pavarësisht se për sa kohë e mbushni moshën, lejohet në shoqërinë e një personi madhor i cili duhet të jetë i pajisur me një deklaratë noteriale nga të dy prindërit tuaj. Nëse lëvizni në shoqërinë e njërit prej prindërve, deklarat duhet të lëshohet prej prindit tjetër i cili nuk ju shoqëron Në rast se do të udhëtoni pas moshës 18 vjeçare mund të udhëtoni i pashoqëruar dhe pa dokumentacionin e lartpërmendur. Faleminderit!
Ekspuls? Cfare duhet te bej?
Ekspuls? Cfare duhet te bej?
Jam deportuar nga anglia dhe nuk mund te leviz ne zonen shengen per 3 vjet. Kam marr dokument me email nga italia qe nuk kam ndalim/ekspuls? A eshte ne rregull, cfare duhet te bej? A mund te kaloj me kete po ta paraqes ne kufi ne durres? Faleminderit!
Përshëndetje, Do t’ju këshillonim të interesoheshit pranë autoriteteve përgjegjëse në Angli ose pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për tu informuar mbi deportimin tuaj nga Anglia dhe situatën tuaj të tanishme në lidhje më lëvizjen e lirë në zonën Shengen Faleminderit!
ekspuls
ekspuls
Pershendetje une kam marre ekspuls definitiv per territorin francez dhe bera verifikimin me avokat por nuk isha i rregjistruar ne sistemin sis II Nuk e di nese ndalesa nuk ka hyre ende ne sistem apo e kam vetem per francen sepse nuk jam i rregjistruar ne sistemin sis Faleminderit nese mund te me jepni nje pergjigje.
Përshëndetje, Për të marrë informacion në lidhje me ndalimin e lëvizjes (ekspulsit) dhe periudhën e ndalimit, është e nevojshme të kontaktoni autoritetet përkatëse franceze, ose pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, për tu informuar mbi situatën tuaj dhe lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Faleminderit!
Verifikim per Exspuls ne vendet Shenge
Verifikim per Exspuls ne vendet Shenge
Jam depertuar nga zvicra,dua te bej nje verifikim nqs me kane vendosur Ekspuls.Ne pashaporte nuk me kane vendosur gje.
Përshëndetje, Interesohuni pranë autoriteteve përgjegjëse në Zvicër ose pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për tu informuar mbi deportimin dhe situatën tuaj të tanishme në lidhje më lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Faleminderit!
Viza
Viza
Dua te marr 1 vize pune per ne itali si duhet te veproj? Duhet thjesht te paraqitem tek zyra e vizave ne ambasaden italiane apo duhet te marr ndonje leje a dokument ose rezervim per te shkuar atje? Portali prenotam.it a si e kishte nuk eshte funksional Faleminderit
Përshëndetje, Ju këshillojmë që fillimisht të vizitoni faqen zyrtare të Ambasadës Italiane për të marrë informacion më të detajuar mbi kërkesat që keni. Për çdo pyetje ose paqartësi, mund të kontaktoni numrat e mëposhtëm: 00355 4 2275958 / 953 / 961, të cilët janë aktivë nga ora 14:30 deri në 16:30, ose të shkruani në adresat e-emailit: [email protected]; [email protected], ku gjithashtu mund të kërkoni një orar për t’u paraqitur në ambasadë. Dokumentacioni i kërkuar mund të ndryshojë në varësi të arsyeve për të cilat kërkoni vizën. Zakonisht, për aplikimin për vizë pune kërkohen këto dokumenta: • Formulari i aplikimit për vizë, i cili mund të shkarkohet nga faqja e Ambasadës Italiane; • Pashaportë e vlefshme; • Dy fotografi; • Certifikatë personale; Dokumentet e mësipërm duhet të përkthehen në italisht dhe të jenë të apostiluara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Faleminderit!
kryqi H ne pashaport
kryqi H ne pashaport
cfar problemi esht ky kryq
Përshëndetje, Germa “H” tregon se shteti ka vendosur kthimin tuaj në kufi pasi emri juaj figuron ende në Sistemin Informativ Shengen, për shkak të një ekspulsi të vendosur nga një shtet tjetër. Në këtë situatë, është e nevojshme të paraqisni një kërkesë drejtuar shtetit që ka vendosur ekspulsin, për të kërkuar fshirjen e të dhënave nga sistemi. Vetëm pasi të merrni një përgjigje pozitive nga shteti përkatës, që konfirmon se ekspulsi juaj është fshirë, do të mund të kaloni përsëri në çdo kufi Shengen. Faleminderit!
autorizim
autorizim
Jam 16 vjeq me duhet te udhetoj jasht vendit vetem me autorizim te babit tim
Përshëndetje, Udhëzimi Nr. 640, datë 20.12.2019, “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi”, në pikën 2 të tij përcakton: “ Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit” Duke qënë se jeni ende e mitur, ju nevojitet dhe autorizimi i nënës tuaj. Faleminderit!
Prokure te posacme per femije
Prokure te posacme per femije
A mund te perdor nje prokure te posacme per lejimin e kalimit te kufirit te femijes, ne te cilen nuk eshte percaktuar destinacioni dhe afati qendrimit?
Përshëndetje, Bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 640, datë 20.12.2019 “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi”, në elementet që duhet të përmbajë deklarata noteriale që lëshohet për të miturit, përfshihet dhe: c) deklarimi nga prindi i të miturit të destinacionit të saktë të udhëtimit, deklarimin që nuk do të braktisë fëmijën, adresën e saktë të destinacionit ku do të shkojë, afatin e qëndrimit (datën e nisjes dhe datën e kthimit). Do të ju këshillonim të hartonit një deklaratë që përmban të gjitha kushtet e parashikuara në Udhëzimin nr. 640. Faleminderit!
arresti ne shtepi
arresti ne shtepi
jam nje djale.kam bere 10 muaj ne paraburgim dhe kam dal ne arest shtepie per vepren penale te narkotikeve ku kam qendruar 17 muaj.ne shakll te pare u denova 4 vjet nderkoh qe isha ne arrest shtepie.pasi ceshtja shkoj ne apel nuk e di pse por ka derguar avokati.apeli la ne fuqi vendimin e shkalles se pare.dua te di edhe sa denim kam per te bere dhe a me kthejn ne burg? faleminderit
Pershendetje. Gjate gjykimit te ceshtjes suaj nese keni bere 10 muaj paraburgim gjate gjykimit te ceshjtes si rregull 1 dite paraburgim eshte e barasvlefshme me 1,5 dite burgim. Pra sipas kesaj llogaritje ju keni bere afersisht 450 dite burg ose me perafersi 15 muaj burg duke i shtuar edhe 7 muaj nga arresti i shtepise ju keni kryer 22 muaj burg. Sipas te dhenave nese supozojme qe vendimi i formes se prere te gjykates se apelit eshte marre ne muajin e 17 qe ndaj jush ka vepruar masa e sigurise arrest shtepie, atehere ju ju mbetet te kryeni edhe 22 muaj burg afersisht. Kur keni me pak se 2 vite burg per te kryer, avokati mund te kerkoje per ju zevendesimin e deminit me burgim ne nje alternative tjeter denimi, e cila do te thote qe ta vuani denimin ne nje forme tjeter si pershembull, kohen qe ju ka mbetur te mases se denimit me burg ta kompensoni ne qendim ne shtepi, apo gjysme liri, realizimi i nje pune ne komunitet etj..
Konsulence juridike!
Konsulence juridike!
Pershendetje! Faleminderit per ndihmen! Nese Gjykata e Shkallles se Pare ka marre nje vendim fajesie per te pandehurin me nje mase me te lehte nga ajo qe kane kerkuar trashegimtaret ligjor te viktimes,a mundet keta te fundit te ushtrojne te drejten e apelimit per te ndryshuar masen e denimit apo te bejne kerkese per rishikimin e ceshtjes.Nese po,cfare rruge duhet te ndjekin? Pune te mbare!
Përshëndetje, Në këtë rast është prokurori subjekti i cili mund të ushtrojë të drejtën e apelimit. Për sa i përket procedurës, afati për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit është 10 ditë duke filluar nga e nesërmja e shpalljes së vendimit ose njoftimit të vendimit. Ankimi paraqitet në sekretarinë e Gjykatës që ka dhënë vendimin e ankimuar. Faleminderit!
Hapja e ceshtjes
Hapja e ceshtjes
Pershendetje kur prorokuria mbyll nje denonxim te cuar nga policia a kemi te drejt ta apelojmë kerkes tjeter per ta hapur serish
Përshëndetje, Po, ju mund të bëni ankim ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjes penale brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit. Ankimi u njoftohet menjëherë prokurorit dhe palëve të tjera. Faleminderit!