question_selector
stringlengths
4
121
question_title
stringlengths
4
121
question
stringlengths
20
3.91k
answers
stringlengths
78
7.96k
kompesim per burgim te padrejte
kompesim per burgim te padrejte
pershendetje ne shator te vitit 2023 ,me eshte dhene masa e sigurimit e arrestit me burg ,per vepren penale te 88 ne bashkepunim dhe 150 te kodit Penal.Ne mars te 2024 me eshte revokuar vendimi i mases per burg,duke me lene arrest shtepie pasi ndryshoj vepra penale ne nga neni 88 ne nenin 89/1 ne bashkepunim deri ne prill te 2024 ,date ku jam gjykuar perfundimisht nga gjykata.Nga masa e sigurimit e deri ne perfundim jam gjykuar ne bashkepunim.Ceshtja per nenin 89 u pushua per shkak te amistise ,nderkohe qe nenin 150 u pushua per shkak se fakti nuk perben veper penale.Pyetja ime eshte a kam te drejte ti drejtohem gjykates per kompesim per burgim te padrejte per te pakten per pushimin e ceshtjes te nenit 150 po per pushimin e ceshtjes per nenin 89 kam te drejte nese po sa llogaritet dhe si te drejtohem . sqaroj se jam gjykuar ne bashkepunim per nenin 88 me vellain tim.Ju faleminderit.
Përshëndetje, Ju nuk mund të kërkoni kompensim përburgim të padrejtë për dënimin sipas nenit 89/1 në bashkëpunim pasi cështja për këtë vepër u pushua si shkak i amnestisë dhe jo të pafajsisë tuaj, Ndërsa për sa i përket nenit 150, po, ju lind e drejta për të përfituar kompensim sipas parashikimeve të ligjit nr.9381, datë 28.4.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” i cili thotë: “Personi, që është deklaruar i pafajshëm ose për të cilin është pushuar çështja me vendim gjykate të formës së prerë apo të prokurorit, ose është mbajtur në burg tej kohës së caktuar në vendimin e dënimit, gëzon të drejtën e kompensimit për burgimin e vuajtur.” . Kompensimi për burgim të padrejtë caktohet nga gjykata, duke mbajtur parasysh: a) të ardhurat nga paga për të punësuarit në sektorin publik ose në sektorin privat, deri një muaj para burgimit; b) fitimin e realizuar nga veprimtaritë tregtare dhe fitimprurëse gjatë tri viteve të fundit para burgimit; c) pensionet e përfituara para ose gjatë paraburgimit; ç) pagën minimale në shkallë vendi për ata që kanë qenë pa punë, të paktën një muaj para datës së burgimit; d) rrethana të tjera, të lidhura me gjendjen ekonomike e familjare të të burgosurit; dh) të ardhurat nga puna në burg. Kompensimi caktohet deri në 2 000 (dy mijë) lekë për një ditë burgim dhe 3 000 (tre mijë) lekë për një ditë paraburgim. Periudha e arrestit në shtëpi kompensohet nisur nga të njëjtat kritere sikurse burgimi, por masa e kompensimit të caktuar nuk duhet të jetë më e madhe se një e dyta e shumës së caktuar për burgimin. Kërkesa për kompensim paraqitet brenda 3 (tri) vjetëve nga data e lindjes së të drejtës në gjykatën e rrethit gjyqësor, që ka dhënë vendimin e dënimit, ose në territorin e së cilës ndodhet organi, që është ngarkuar, sipas këtij ligji, për pagesën e kompensimit për burgim të padrejtë. Faleminderit!
Takime ne burgje
Takime ne burgje
Nese dua te takoj nje familjar te burgosur cila eshte procedura qe duhet ndjekur?
Përshëndetje, Si rregull, të burgosurin kanë të drejtë ta takojnë familjarët 4 herë në muaj me kohëzgjatje 30 minuta – 1 orë dhe për takime të veçanta me bashkëshortët mund jepen 3 orë, në institucionin e vuajtjes së dënimit. Oraret e takimeve janë vendosur në bazë të programit të çdo institucioni. Zakonisht, takimet realizohen nga e hëna në të premte ora 08:30 – 15:00. Në disa institucione takimet me familjarët zhvillohen edhe gjatë ditës së shtunë nga ora 08:00 deri në orën 14:00. Për rezervime të takimeve mund të depozitoni kërkesen tuaj në adresat elektronike të publikuara në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve https://dpbsh.gov.al/jeta-ne-ievp/takimet-me-familjaret/takimet-me-familjaret/ Në përgjigje të kërkesës suaj do të njoftoheni me e-mail për orën dhe datën e saktë të takimit. Faleminderit!
Caktimi i ekspertit
Caktimi i ekspertit
Pershendetje! Bazuar ne cilat kritere te percaktuara ne ligj, behet percaktimi i eksperteve? Cfare parashikon kodi i procedures penale per percaktimin e tyre dhe nese kushtet/kriteret e percaktuara per caktimin e ekpertit jane te detyrueshme? Ne mirepritje te pergjigjes suaj.
Përshëndetje, Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale mbi ekspertin parashikojnë: Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë ndërmjet personave që janë regjistruar në librat e caktuar për këtë qëllim ose ndërmjet atyre që kanë njohuri të posaçme në degën përkatëse. Eksperti është i detyruar të kryejë detyrën e tij, me përjashtim të rasteve kur ekziston një nga shkaqet që e përjashtojnë atë nga qenia ekspert ose kur pretendon se nuk është kompetent ose nuk ka mundësi të kryejë ekspertimin dhe kërkesa e tij pranohet nga organi procedues. Nuk mund të kryejë detyrën e ekspertit: a) i mituri, ai që ka ndalim ligjor ose i është hequr zotësia juridike për të vepruar ose vuan nga një sëmundje mendore; b) ai që është pezulluar, qoftë edhe përkohësisht, nga detyrat publike ose nga ushtrimi i një profesioni; c) ai, ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi personal; ç) ai që nuk mund të pyetet dëshmitar apo të merret përkthyes ose që ka të drejtë të mos bëjë dëshmi ose përkthim. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e ekspertit në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale për përjashtimin e gjyqtarit. Kur ekziston një shkak përjashtimi, eksperti është i detyruar ta deklarojë. Deklarimi i shkakut të përjashtimit nga vetë eksperti ose kërkimi i përjashtimit nga palët mund të paraqiten derisa të mos jetë bërë caktimi i detyrës dhe, kur shkaqet kanë lindur aty për aty ose janë njohur më pas, para se eksperti të ketë dhënë mendimin e tij. Mbi deklarimin e ekspertit për përjashtim ose të kërkesës për përjashtimin e tij vendos, me urdhër, organi procedues që ka caktuar ekspertimin. Faleminderit!
A mund te terheq denoncimin?
A mund te terheq denoncimin?
Pershendetje. Kam denoncuar per dhune ne familje ne 9 Janar bashkejetuesin tim ndaj te cilit kisha nje urdher mbrojtje me afat deri ne 25 Janar. Ne date 16 Janar ne gjykate kam kerkuar rrezimin e urdherit te mbrojtjes, kerkese e cila u pranua nga gjykata. Duke qene se ende bashkejetuesi ndodhet ne mase sigurie ne burg dhe nuk kam asnje dijeni as per prokurorin e tij, as per seancat gjyqesore qe mund te kete zhvilluar, do doja te dija nese paraqitem ne komisariat dhe terheq denoncimin a ka ndonje vlere ligjore per te lehtesuar masen e tij?
Përshëndetje, Në rastin e dhunës në familje kur veprimet proceduriale kanë shkuar në prokurori edhe nëse pala e dëmtuar tërhiqet apo pajtohet, çështja penale nuk pushohet. Faleminderit!
rehabilitimi
rehabilitimi
jam denuar me vendim te formes se prere ne shtator te 2021 denim te cilin e kam kryer.Me nevojitet deshmia e penalitetit por me del i denuar ,cfare mund te beje qe te dal i paster i rehablilituar a i kam plotesuar kushtet apo afatat qe duhen ,kerkesen duhet ta bej ne gjykate apo prokurori qe deshmia te me dali e paster
Përshëndetje, Quhen të rehabilituar (rezultojnë të padënuar në dëshmi penaliteti): a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale; ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale. Nëse i plotëson këto kushte, atëherë dëshmia e penalitetit do rezultojë “i padënuar”. Në rast se dëshmia e penalitetit ju rezulton “I dënuar” në kundërshtim me parashikimin e mësipërm, drejtoni një kërkesë me shkrim për ndryshimin e statusit nga “i dënuar” në “të padënuar” pranë Drejtorisë së Burgjeve. Faleminderit!
Kredi
Kredi
A quhet kredia veper penale ? Me duhet te terheq nje vertetim nga gkykata qe nuk kam ceshrje penale por gjithashtu kam nje kredi e cila ka kaluar afatin e shlyerjes me nje vit
Përshëndetje, Pavarësisht mospërmbushjes së detyrimit të kredisë, dëshmia e penalitetit do të ju dalë “i padënuar”. Gjendja gjyqësore “i dënuar” del vetëm kur ka një vendim penal të formës së prerë ndaj jush. Faleminderit!
PROCEDURE LIGJORE
PROCEDURE LIGJORE
Ne qofte se GJykata merr vendim te formes se prere duke e denuar te pandehurin me detyri paraqitje per 4 vjet
Përshëndetje, Në një rast të tillë, bazuar dhe në nenin 234 të Kodit të Procedurës Penale, për 4 vjet, me vendimin për paraqitjen në policinë gjyqësore, gjykata urdhëron të pandehurin të paraqitet në një zyrë të caktuar të policisë gjyqësore. Gjykata cakton ditët dhe orët e paraqitjes, duke mbajtur parasysh punën dhe vendbanimin e të pandehurit. Faleminderit!
VERTETIM NGA PROKURORIA
VERTETIM NGA PROKURORIA
VERTETIM PER DESHMINE E PENALITETIT
Përshëndetje, Dëshmia e penalitetit nxirret nga portali e-albania, ndërkohë nëse ju duhet vërtetim nga prokuroria që nuk jeni në ndjekje penale, do duhet të paraqiteni pranë saj me një kopje të mjetit tuaj të identifikimit dhe të aplikoni për pajisje me vërtetim. Faleminderit.
Kur avokati I ndihmes juridike nuk eshte marre me ceshtje penale si veprohet?
Kur avokati I ndihmes juridike nuk eshte marre me ceshtje penale si veprohet?
Pershendetje, na eshte vene ne dispozicion nje avokat nga shteti por vete ai shprehet se nuk eshte marre me ceshtje pwnale dhe e ka te veshtire si duhet vepruar ne kesi rastesh pasi ceshtja eshte e veshtire dhe avokati thote jane te perfshire shume njerez?
Përshendetje, Avokati do duhet të mbaj në konsideratë vendimin nr. 231/2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për miratimin e rregullores për rregullat e garantimit të mbrojtjes së detyrueshme dhe caktimin mbi bazën e parimit të rotacionit të avokatit mbrojtës nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore në procesin penale”. Ky vendim në pikën 30 të tij ka përcaktuar se nëse avokati i caktuar për të ofruar ndihmën juridike ka pengesa në angazhimin dhe vazhdimin e mbrojtjes duhet t’i drejtohet organit porcedues dhe Dhomës Vendore të Avokatisë me një kërkesë të arsyetuar për heqjen dorë nga ky gjykim dhe zëvendësimin e tij. Faleminderit.
Dhenie vendimi
Dhenie vendimi
Pershendetje, Nqs gjykata ka rrezuar vendimin e pales paditese per dhenien e ekzekutimit te perkohshem. Cfare mjeti ka pala paditese per kete pjese? Pra gjykata pranon padine, Por rrezon pjesen e vendimit me ekzekutim perkohshem? Mund ta apeloj ne apel? Per sa kohe e shqyrton apeli kerkesen qe ta pranoj kerkesen per dhenien e vendimit me ekzekutim perkohshem?
Pershendetje Ankimi kunder vendimit per dhenie ekzekutimi te perkohshem ka afat te percaktuar 5 ditor nga momenti i shpalljes se vendimit, mos respektimi i se cilit ben qe te humbase kjo e drejte. Ne rastin konkret duhet qe te drejtoheni ne gjykaten e apelit ku te beni ankimin kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare qe nuk ka pranuar ekzekutimin e perkohshem. Kohezgjatja e shqyrtimit te ankimit varet nga disa rrethana por nisur nga vete natyra sensitive e rasteve te ekzekutimit te perkohshem, parimi eshte qe te gjykohet me prioritet nga ana e gjykates. Ju faleminderit!
Padi divorci
Padi divorci
Perspective, me ishte caktuar data e seances pare per padi divorci seanca pajtimit. Gjykatesja me tha se ka pushuar çeshtjen .nderkohe me tha se vet e mora bashkeshortin vet ta mbaj….kjo e folur nuk mu duk etike a ka zgjidhje ne kete rast?
Pershendetje. Si rregull, ne rast se Gjykata ka marre vendim per pushimin e ceshtjes ju mund te beni ankim kunder ketij vendimi ku te pretendoni dhe shkelje te ligjit procedural per shkak te mosgjykimit nga nje gjykata e paanshme, si pasoje e sjelljeve te gjyqtares te cilat jane te kunderligjshme. Megjithate kjo rruge eshte shume e gjate per shkak se Gjykimi ne Gjykaten e Apelit merr shume kohe. Ju keshillojme qe ti drejtoheni perseri Gjykates se Rrethit Gjyqesor pasi nuk ju eshte hequr e drejta per te ngritur perseri kerkese padine per zgjidhje martese. Nese haseni, sjellje te njejta te perseritura te Gjyqtareve beni kerkese per perjashtimin e gjyqtarit sipas rregullave te Kodit te Procedures Civile.
Prezenca ne sallen gjyqesore
Prezenca ne sallen gjyqesore
Pershendetje! Nese ne daten kur eshte caktuar shpallja e vendimit te ceshtjes penale, njera pale paraqitet ne seance, ndersa pala tjeter dhe as avokati i tyre nuk jane prezente, a duhet te shtyhet ajo seance apo vazhdohet? Po ashtu a perben shkelje kur ne rastin konkret ata nuk paraqiten ne seance, por ne dispozitiv figurojne prezente?
Pershendetje. Shpallja e vendimit ku Gjykata citon dispozitivin mund te behet edhe pa prezencen e paleve. Nese ne vendim rezulton qe pala ka qene prezent por ne fakt nuk ka qene prezent, atehere drejtojuni Gjykates e cila nga nxjerr vendimit me nje kerkese per korrigjim vendimi, sipas rregullave te percaktuara ne Kodin e Procedures Penale. Kjo kerkese ka afat 30 dite nga momenti i komunikimit te vendimit te arsyetuar. Nese nuk e beni kerkesen per korrigjim brenda ketij afati atehere kjo e drejte humbet.
Perfaqesimi ne gjyq penal
Perfaqesimi ne gjyq penal
Pershendetje A mundet te me perfaqesoj mbesa (vajza e motres) e cika eshte studente ne drejtesi drejte perfundimit, ne gjyq penal per kthimin e semdeve te sekuestruara apo ankim kunder vendimit te prokurorit per sekuestro deri sa te mbaroje gjyqi themelit? Apo nuk parashikohet nje gje e tille?? Faleminderit
Pershendetje. Jo nuk eshte e mundur pasi ne proces penal kerkohet avokat i licensuar dhe i regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit si person fizik i cili ushtron profesionin e avokatit. Gjykata ne cdo seance kerkon nr.license dhe nr. Nipt te avokatit.
Afatet e procesit gjyqesor
Afatet e procesit gjyqesor
Pershendetje, Ne lidhje me procesin gjyqesor penal sa jane afatet e zhvillimit te procesit gjyqesor apo mund te zgjasi pafundesisht?
Përshëndetje, Një çështje, qoftë penale apo civile, nuk mund të zgjasë pafundësisht, kjo në bazë të një parimi të rëndësishëm siç është ai i Afatit të Arsyeshëm. Parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm ka një rëndësi themelore për gjykimin e çështjeve, pasi përbën një nga elementët e procesit të rregullt ligjor të parashikuar në nenin 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ky parim bazohet në postulatin “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.” Shkalla e respektimit të këtij parimi përcakton në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e procesit gjyqësor. Procesi gjyqësor penal ka afate të caktuara për zhvillimin dhe përfundimin e tij. Duke filluar nga afatet e hetimeve, që janë tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b” të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Neni 399/2 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se në shkallën e parë, gjykimi për krimet duhet të përfundojë brenda 2 vjetësh, ndërsa për kundërvajtjet brenda 1 viti. Në apel, afatet janë 1 vit për krimet dhe 6 muaj për kundërvajtjet. Gjykata e Lartë ka të njëjtat afate. Pra, procesi nuk zgjat pafundësisht, por mund të ketë vonesa, të cilat rezultojnë në shtyrje të këtyre afateve të përmendura më sipër. Faleminderit!
Njohje vendimi
Njohje vendimi
Pershendetje, kam paraqitur kerkese ne gjykaten e Apelit Shkoder, per njohjen e vendimit te Gjykates se Torontos per divorc, gjykata e Apelit Shkoder e ka pushier ceshtjen pasi nuk arrit ne kohe te dergoj vertetimin se vendimi ka marre forme te prere, jam paraqitur perseri ne gjykaten e apelit Shkoder ku me eshte thene se kerkesa per njohje vendimi te gjykatave te huaja I ka kaluar juridiksionit te pergjithshem Tirane, si duhet te veproj per te terhequr dokumentacionin qe kam dorezuar heren e pare ne gjykaten e Apelit Shkoder per ta paraqitur ne juridiksionin e pergjithshem tirane, ato me thane dosja eshte arkivuar dhe ne dosje eshte i gjithe dokumentacioni origjinal se kam dorezuar une disponoj fotokopje. Faleminderit ne pritje te pergjigjes tuaj.
Përshëndetje, Në kuadër të hartës së re gjyqësore, çështja juaj ka kaluar për shqyrtim në Tiranë. Ky kalim, rrjedhimisht korrespondon me përcjelljen nga Gjykata e Shkodrës së dosjes tuaj gjyqësore. Sidoqoftë, nëse ju nevojitet dokumentacioni origjinal, mund të përpiloni një kërkesë/formular për kopje të akteve të dosjes gjyqësore, e cila do të përmbajë vulën e gjykatës dhe është e barazvlefshme me origjinalin. Faleminderit!
gjyq
gjyq
dua te di sa zgjat perafersisht nje ceshtje gjyqesore civile?
Përshëndetje, Afate të arsyeshme të përfundimit të hetimit, gjykimit apo ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë në gjykimin civil konsiderohen: – përfundimi i procesit të gjykimit në shkallë të parë brenda 2 (dy) viteve, – në apel brenda 2 (dy) vjetëve; dhe – në Gjykatën e Lartë, brenda 2 (dy) vjetëve. Faleminderit!
Divorci
Divorci
Mirdita Jam nje shtetase shqiptare qe jetoj ne gjermani.Ketu kam ber divorcin dhe kam dokumentin e divorcit.Ne shqipri lezultoj e martuar.Si funksionon qe te ndryshoj gjendjen civile te dal e divorcuar ? Me kan then qe duhet te depozitoj ne gjykaten e apelit dokumentin e divorcit.Nese po sa zgjat si procedure ?
Përshëndetje, Po, ju duhet të depozitoni vendimin për zgjidhjen e martesës të gjykatës gjermane. Ne bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen. Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten: a) kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri; b) vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë; c) prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri. Për sa i përket kohëzgjatjes së procedurës, në praktikën e gjykatave, seanca caktohet brenda 10 ose 15 ditëve nga momenti i depozitimit te kerkeses, por për shkak të ngarkesës dhe mungesës së gjyqtarëve, trajtimi i kerkesës mund të marrë shumë më tepër kohë. Faleminderit!
Mbiemri
Mbiemri
Ne rast se une dhe bashkeshorti kemi mbiemra te ndryshem, cilin mbiemer merr femija?
Përshëndetje, Kodi i Familjes parashikon se fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit. Faleminderit!
Divorci
Divorci
Përshëndetje, A mund t’ju pyes çfarë proçedurat duhet të ndjek për të njohur një vendim divorci të Shtetit Australian (martesë me shtetas të huaj) në gjendjen civile në Shqipëri dhe a mund të bëhet regjistrimi i fëmijëve pas divorcit nga ana e babait?
Përshëndetje, Njohja e vendimit të gjykatës së huaj, realizohet me depozitimin e kërkesës për njohje vendimi, e shoqëruar me një sërë dokumentesh. Kërkesa për t`i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj i paraqitet Gjykatës së Apelit dhe duhet t`i bashkëngjiten: – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri; – Vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. – Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, nevojitet dhe një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor se kërkuesi nuk është në proces zgjidhje martese në atë gjykatë, si dhe një çertifikatë martese. Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile. Sa për pjesën e regjistrimit të fëmijëve, mbështetur në nenin 180 të Kodit të Familjes citojmë si më poshtë: ‘Fëmija që ka lindur gjatë martesës prezumohet se ka për atë, bashkëshortin e nënës.” Pra, duke qënë se fëmijët tuaj kanë lindur gjatë martesës, do të regjistrohen në emrin e bashkëshortit që keni kryer procedurat për zgjidhjen e martesës. Faleminderit!
certifikate zgjidhje martese
certifikate zgjidhje martese
Jetoj ne Greqi dhe kam bere ndarjen ligherisht ne Shqiperi Lutem keshilloni si te veproj per te marre nje “certifikate zgjidhje martese” (ose certifikate perkatese) nga Shqiperia qe me lejon te bej martese ne Greqi me shtetas Evropian Ju flm per pergjigje paraprakisht
Përshëndetje, Ju jeni e lirë për të lidhur martesë për sa kohë jeni ligjërisht e ndarë me ish-bashkëshortin. Mjafton të pajiseni me certifikatë personale e cila do të rezultojë me statusin “e divorcuar”. Faleminderit!
Afati i kerkeses per shpallje martese
Afati i kerkeses per shpallje martese
Pershendetje, nese behet nje kerkese per shpallje martese prane zyres se gjendjes civile sa dite mund te zgjase, deri ne daten e shpalljes? Dhe nese nuk mund te paraqitet njeri nga bashkeshortet ose eshte jashte kufijve te Shqiperise dhe behet e pamundur ardhja diten e shpalljes se Marteses, a skadon kjo kerkese apo mund te shtyhet data e shpalljes, çfare ndodh dhe si funksionon ? Faleminderit !
Përshëndetje, Përpara lidhjes së martesës, bashkëshortët e ardhshëm ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme kryejnë shpalljen e martesës. Shpallja bëhet në bashkinë ose komunën e vendit ku secili nga bashkëshortët e ardhshëm ka vendbanimin ose vendqëndrimin. Për një periudhë 10 (dhjetë) ditë nga e nesërmja e shpalljes, martesa nuk mund të lidhet. Në qoftë se lidhja e martesës nuk është bërë brenda 1 viti nga shpallja, martesa nuk mund të lidhet pa u bërë shpallja e re. Për lidhjen e martesës kërkohet të jenë të pranishëm të dy bashkëshortët. Si rast përjashtimor, në qoftë se njëri nga bashkëshortët, për shkak të sëmundjes ose për ndonjë pengesë tjetër të justifikuar përpara nëpunësit të gjendjes civile, është në pamundësi për të shkuar në zyrën e gjendjes civile të komunës ose bashkisë, atëherë nëpunësi i gjendjes civile shkon në vendin ku ndodhet bashkëshorti që ka pengesë dhe lidh martesën, sipas procedurës së parashikuar. Faleminderit!
Shkurorezim ne mungese
Shkurorezim ne mungese
Pershendes, Jetoj ne Irlande dhe ish ime shoqe po ashtu. Jam Martuar ne Tirane, ne vitin 1996. Me ka ardhur nje leter nga Gjykata e Shkalles Se Pare E Juridksionit Te Pergjithshem Tirane, per thirrje kallzim per shkurorizim. Te dy palet jemi dakord, dhe sdo kem mundesi te paraqitem. Si te veproj pa hapur telashe?
Përshëndetje, Kodi i Familjes parashikon se në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët. Kur nuk paraqitet i padituri, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancën e pajtimit, duke i përsëritur njoftimin të paditurit. Nëse edhe në këtë seancë i padituri nuk paraqitet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkëshortëve nuk mund të arrihet, cakton seancën gjyqësore, duke urdhëruar thirrjen e provave të nevojshm. Duke marrë parasysh se ju nuk keni mundësi të paraqiteni personalisht, kontaktoni me një avokat që të ju përfaqësojë ju në këtë proces gjyqësor. Faleminderit!
TE DREJTE TAKIMI TE GJYSHERVE ME NIPERIT
TE DREJTE TAKIMI TE GJYSHERVE ME NIPERIT
Pershendetje! Djali ka bashkejetuar me dike dhe tani kane femije te mitur.Ceshtja eshte qe nena e femijes babane e le te takoje femijen, por gjysherit nuk ja lejon. A na njihet kjo e drejte me gjyq? Mund te kerkojme me gjyq si gjysherit e femijes qe gjykata te na njohe te drejten e takimit? Lejohet kjo gje. keni pasur raste te tilla? Po nese kerkojme ne nje gjyq njekohesisht si te drejten e takimit te babait me femijen qe ti njihet me vendim, edhe te drejten e gjysherve, do na lejohet kjo ne gjykate? Faleminderit!
Përshëndetje, Neni 219 i Kodit të Familjes parashikon: “Prindërit nuk mund të ndalojnë fëmijën të ketë marrëdhënie vetjake me gjyshërit e tij, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë shkaqe të rënda. Në rast mosmarrëveshjeje midis palëve, gjykata mund të vendosë për mënyrën e rregullimit të këtyre marrëdhënieve.” Faleminderit!
Ndryshim i vendbanimit
Ndryshim i vendbanimit
Pershendetje.Ndjese per kohen qe po ju marr.Vetem nje pyetje.Jam nje qytetare qe jetoj ne Tirane por vendbanimi im konfiguron ne vendlindje,ne Berat aty ku jeton edhe familja ime.Dua ta ndryshoj vendbaninim vetem une dhe te transferoj gjendjen civile ne Tirane,pasi dhe shtepia ku jetoj ne Tirane eshte ne emer te tim eti.A mund ta ndryshoj vendbaninim vetem une pa e nderruar vendbaninim e pjesetareve te tjere te familjes?Faleminderit
Përshëndetje, Do duhet fillimisht të procedoni me vecimin nga trungu dhe më pas mund të bëni ndryshimin e vendbanimit nëpërmjet aplikimit online. Vecimi nga trungu bëhet vetëm fizikisht, pranë gjendjes civile ku rezultoni të keni vendbanimin aktual nëpërmjet plotësimit të një formulari prej personave madhorë që rezultojnë në trungun tuaj familjar (pra anëtarët e tjerë madhorë bëjnë kërkesën për heqjen tuaj nga trungu) dhe ka një koston prej 1000 lekë. Pas kryerjes së vecimit kryeni ndryshimin e vendbanimit në rrugë elektronike (on-line), nëpërmjet paraqitjes së kërkesës në portalin qeveritar “eAlbania”, duke depozituar dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, huadhënies, përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm që provon vendbanimin. Faleminderit.
Emri mbiemri
Emri mbiemri
Ne asnje njoftim zyrtar shtypi apo i dokumentuar nuk duhet te ndryshoje numri i karaktereve te emrit dhe mbiemrit.Ku identiteti i personit ,individ eshte i rregjistruar ne rregjistrin themeltar shteteror.
Në Shqipëri, ligji për gjendjen civile përcakton qartë procedurat dhe rregullat që lidhen me identitetin dhe regjistrimin e emrave dhe mbiemrave të qytetarëve. Sipas Ligjit Nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, emri dhe mbiemri janë elementë përbërës të gjendjes civile dhe janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Çdo ndryshim në këto të dhëna duhet të bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara në ligj. Në veçanti: 1. Neni 6 i ligjit thekson se elementët përbërës të gjendjes civile, përfshirë emrin dhe mbiemrin, kanë përparësi dhe janë të detyrueshme të respektohen në çdo dokument tjetër shtetëror ose privat. 2. Neni 56 dhe Neni 57 trajtojnë regjistrimin dhe ndryshimin e emrit dhe mbiemrit. Ndryshimi i emrit dhe mbiemrit mund të bëhet vetëm në rastet e përcaktuara me ligj dhe kërkon një procedurë të caktuar. Prandaj, në çdo dokument zyrtar, nuk duhet të ndryshohet numri i karaktereve të emrit dhe mbiemrit të një personi pasi këto janë të regjistruara zyrtarisht dhe çdo ndryshim duhet të ndjekë procedurat ligjore të përcaktuara Nëse ka ndonjë ndryshim të paautorizuar apo gabim në dokumentet zyrtare, individi ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e tyre përmes kanaleve të duhura ligjore, duke përfshirë konsultimin me autoritetet përkatëse të gjendjes civile ose duke ndjekur procedurat gjyqësore nëse është e nevojshme.
Kurorzimi
Kurorzimi
Pershendetje ! Jame shtetas Kosovare por e fejuara ime eshte shtetase Shqiptare (Tirana) por deshirojm qe kurorzimin ta bejm ne Tirane por nuk dim nga procedurat dhe dokumentet e nevojshme qe na duhen, ne qoft se kishit mundur te me jepni informacione per proceduren dhe dokumentat e nevojshem per mua si shtetas Kosovar dhe per te fejuaren time shtetas Shqiptare. Ju faleminderit !
Pershendetje, Shpallja e martesës kryhet në Bashki / Njësi Administrative, ku ka vendbanimin bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi shqiptar). Pas kalimit të afatit 10 ditor nga e nesërmja e shpalljes, shtetasi shqiptar që do të lidhë martesë pajiset me dokumentin certifikatë lindje me shënimin “për lidhje martese”; Ndërkohë, nga bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi i huaj) paraqiten dokumentet për shpalljen e martesës, si me poshte vijon: Certifikatë lindje, e plotësuar me të gjithë përbërësit e gjendjes civile, që pasqyrohen në rubrikat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile; Dokument / certifikatë që vërteton se nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese (vërtetim për leje lidhje martese); Dokument ku vërtetohen të dhënat e vendbanimit në shtetin e huaj; Fotokopje e dokumentit të identifikimit. Këto dokumente gjenerohen ne Kosove nga ana juaj ose nje familjari juaj dhe dorezohen ne gjendjen civile te vendbanimit te perbashket te bashkeshorteve, ne gjendjen civile ku do te lidhet martesa.( Shqiperi) Pas kalimit te afatit kohor te shpalljes, mund te lidhni martese duke u paraqitur personalisht perpara nepunesit te gjendjes civile me dy deshmitare. Per me shume informacion lutem interesohuni prane zyres se gjendjes civile te vendbanimit. Ju faleminderit
Informacion
Informacion
Ku mund te marrim nje certifikat personale
Pershendetje, Ju duhet te aplikoni Online ne E Albania ne Seksionin Familja ime, dhe e merrin certifikane personale pa pagese elektronikisht menjehere https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=38 Ju faleminderit!
Shtetesia
Shtetesia
Pershedetje! Nje shtetas i huaj i lindur ne Shqiperi ,dhe me pasaporte shqiptare,deshiron qe te marre shtetesine edhe te vendit te tij te origjines te babait te tij i cili ka qene rezident ne Shqiperi por pa nenshtetesi shqiptare. Ne keto kushte doja te pyesja cfare duhet bere per te vertetuar qe shtetasi i huaj me nenshtetesi shqiptare eshte i njejti shtetas me ate qe do te rregjistrohet ne vendin e origjines?( Pra te rezultoje i njejti person si ne Shqiperi si me vendin e origjines)
Pershendetje. Ne lidhje me pyetjen tuaj menyra e fitimit te shtetesise te nje shteti te huaj varen nga legjislacioni i atij shteti. Kjo do te thote se duhet te interesoheni per keto peocedura ne shtetin e shtetesise se babait tuaj, ose prane konsullates se atij shteti ne Shqiperi
martese ne shtet europian me certifikat martese me 2 mbiemrat te bashkeshortit te buaj dhe zonjes nga Shqiperia
martese ne shtet europian me certifikat martese me 2 mbiemrat te bashkeshortit te buaj dhe zonjes nga Shqiperia
A mund te rregjistrohet ne Shqiperi nje martese e kryer ne nje shtet europian me nje shtetas te huaj , ku eshte preferuar nga zonja mbajtja e te dy mbiemrave ne certifikaten e marteses??
Përshëndetje, Sipas legjislacionit shqiptar, nuk lejohet përdorimi i dy mbiemrave nga bashkëshortët. Kodi i Familjes në nenin 51 të tij parashikon se: “Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet”. Faleminderit!
Ndryshim / Korigjim emri
Ndryshim / Korigjim emri
Ju lutem suportin tuaj per te korigjuar emrin e femijes se regjistruar gabim.
Përshëndetje, Referuar Udhëzimit nr.481, datë 05.09.2013 për “Procedurat e korigjimit të emrit/mbiemrit si korigjim material”: Shtetasit mund të kërkojnë që t’i bëjnë përmirësime rubrikave të emrit/ mbiemrit. Këto përmirësime lidhen me saktësimin e shkronjave të veçanta që kanë të bëjnë me rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Për këto raste shtetasit paraqesin në zyrën e gjendjes civile kërkesën për përmirësimin e emrit si dhe çdo dokument tjetër që disponojnë, apo që provon shqiptimin ndryshe nga shkrimi, të një shkronje të veçantë të emrit/ mbiemrit. Paraqituni pranë zyrës së gjendjes civile dhe kërkoni ndreqjen e gabimit të ndodhur, duke e shoqëruar më një kopje të aktit të lindjes. Zgjidhja ligjore është parashikuar në mënyrë administrative pranë Zyrës së gjëndjes civile, nëse kjo zyrë nuk korigjon mbiemrin tuaj, ju mund t’i drejtoheni gjykatës. Faleminderit!
Vertetim i njejti person
Vertetim i njejti person
Pershendetje! Kush institucionin leshon vertetime qe x person sipas certifikates familjare 1.08.1991 ,ose ID ,ose certifikates se vdekjes eshte i njejti person me personin qe eshte trajtuar me tapi (AMTP). (marim 1 rast kur mbiemri psh musaj-musa ose emri).
Përshëndetje, Drejtohuni Bashkisë së vendbanimit tuaj për tju pajisur me vërtetim që jeni i njëjti person. Faleminderit!
Ndryshimi mbiemrit ne martes
Ndryshimi mbiemrit ne martes
Pershendetje jam e martuar prej 6 vitesh por kam mbajtur mbiemrin e vajzeris kur kam bere celibrilimin per arsye se skam skam pasur koh te ktheja dekumentat passaport patent etj a mund ta mar tani mbiemrin e burrit ?
Përshëndetje, Neni 57 i Ligjit 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile” parashikon se: Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në këtë ligj. Emri e mbiemri i personit madhor mund të ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij. Subjektet e përcaktuara në këtë ligj mund të kërkojnë ndryshimin për rastet e papërshtatshmërisë. Pra, duhet të bësh kërkesë për ndryshimin mbiemri sipas procedurës që kërkon ky ligj dhe ku të provoni se mbiemri juaj është i papërshtatshëm, dhe se është në interesin tuaj më të mirë të merrni mbiemrin e bashkëshortit. Kërkesa kryhet pranë nënpunësit të gjendjes civile. Mënyrë tjetër për ta ndryshuar mbiemrin është nëse zgjidhni dhe lidhni përsëri martesën dhe merrni mbiemrin e bashkëshortit tuaj. Në çdo rast tjetër të ndryshëm sa më sipër mbiemri nuk mund të ndryshohet. Faleminderit!
Ndryshimi i emrit
Ndryshimi i emrit
Pershendetje, qe ne vitin 2016 kur kam qene nen moshe jemi interesuar me prinderit per ndryshimin e emrit dhe na eshte thene qe ligji eshte hequr prej vitesh. U interesova dhe ne vitin 2022 kur mbusha moshe madhore per te bere ndryshim total te emrit (emri eshte turk por nuk ben pjese ne listen e emrave turk qe kane te drejte ndryshimi) Nuk ndiqem penalisht dhe nuk kam marre urdher debimi nga shtete te tjera. Tani po shikoj qe kerkesa per nderrim emri behet brenda nje viti nga momenti qe mbush moshen madhore. Si me duhet te veproj ne kete rast? A ka ndonje mundesi per ta nderruar?
Përshëndetje, Ju mund të drejtoni një kërkesë për ndryshimin e emrit. Kërkesa bëhet nga vetë personi personalisht dhe paraqitet nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit për gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa per ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie, duke argumentuar se ky emër është pengesë në jetën tuaj. Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme: a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore; b) vërtetimin nga prokuroria se nuk jeni në ndjekje penale; c) vërtetimin nga gjykata se nuk jeni në proces gjyqësor; ç) kopjen e letërnjoftimit; d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare; dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj jush ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër; e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes. Në rast së kërkesa juaj refuzohet nga gjendja civile, ju mund t’i drejtoheni gjykatës. Kjo është rruga që mund të ndiqni për të ndërruar emrin. Faleminderit!
pagesen e taksave vendore
pagesen e taksave vendore
Pershendetje . Kam marr nje ambient banimi me qera dhe doja te dija kush duhet ti paguaje taksat vendore qe jane tek fatura ujit (si psh taksa ndeteses) qiramarresi apo qiradhenesi?
Pershendetje, Taksa e nderteses paguhet nga pronari i prones jo nga perdoruesi i prones (qiramarresi). . Ne kushtet kur taksa e prones paguhet si pjese perberese e fatures se ujit (fature e cila paguhet nga ana juaj), ju duhet te kerkoni tek qiradhenesi qe tju ktheje shumen e paguar nga vetem per pjesen e takses se nderteses. Menyren e kthimit te kesaj shume e zgjidhni ne marreveshje me qiradhenesin.Ju faleminderit!
Fitimi i pronesise per shtepite e ndertuara para viteve 1991.
Fitimi i pronesise per shtepite e ndertuara para viteve 1991.
Pershendetje, jetoj prej 60 vitesh ne nje banese shtepi private me oborr, te ndertuar ne vitin 1964. Nuk kam dokument pronesie, por vetem nje leje ndertimi te vitit 1964 te dhene ne emer te vellait tim. Kam aplikuar ne ASHK per fitimin e titullit te pronesise te objektit pa titull pronesie me truall funksional/oborrit ne perdorim, ne reference te Vkm nr. 827, datë 30.09.2020. Nga ASHK kerkohet dok qe verteton kalimin e pronesise nga vellai tek une (pasi leja e ndertimit eshte dhene ne emer te tij), edhe pse une kam 60 vite qe jetoj ne ate banese dhe banesa nuk ka konflikte pronesie sepse vellai ka marre pjesen e vet takuese. Gjithashtu kerkohet plansheta e viteve 1981-1991, e azhornuar ne vitin 1993, marre nga Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit, i cili shprehet se zona e kerkuar eshte e parilevuar. Aktualisht kam vetem 1 plan rilevimi te bere nga topograf privat. Cfare dokumenti mund te me ndihmoje per te vertetuar qe jam banor i kesaj prone prej 60 vitesh dhe per te fituar titullin e pronesise, pasi pronat jane te paregjistruara. Faleminderit per kohen dhe pergjigjen tuaj.
Pershendetje. Referuar ligjit 118/2018 “Per kadastren” Ne nenin 30 te tij parashikon se Individët, familjet dhe personat juridikë privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me: a) dokumentin e pronësisë; b) dokumentacionin hartografik për pasurinë, i cili miratohet nga ASHK-ja; c) deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet. Nëse deklarata noteriale nuk mund të sigurohet, apo ka mosmarrëveshje për kufirin e pasurive, ai përcaktohet nga ASHK-ja. Palët e interesuara kanë të drejtën e ankimit gjyqësor ndaj aktit të ASHK-së që përcakton kufirin. Pra nese ASHK refuzon kerkesen tuaj per regjistrimin e prones sepse ju nuk siguroni dot aktin noterial me vellain tuaj per kalimin e pronesise, atehere kunder vendimit te refuzimit qe ju jep ASHK drejtohuni gjykates
prona e perbashket
prona e perbashket
Pershendetje, jemi 12 bashkepronar ne nje truall dhe kemi rene dakord me nje firme ndertimi per zhvillim te kesaj prone dhe ndertim pallati. nga 12 bashkepronaret vetem 1 bashkepronar qe ka 1/12 e pjeses nuk bie dakord dhe nuk do te firmosi marreveshjen e sipermarjes. A kemi te drejte ne 11 nga 12 bashkepronaret te firmosim per ndertim pallati pa pelqimin e tij dhe ti japim pjesen qe i takon? apo jemi te bllokuar te mbajtur peng nga ky bashkepronar? faleminderit per pergjigjen
Përshëndetje, Do t’ju këshillonim që çështja të zgjidhej me marrëveshje, duke rënë dakord të gjithë bashkëpronarët. Nëse diçka e tillë nuk mund të arrihet, atëherë mund të drejtoheni në rrugë gjyqësore për pjestim të pasurisë ku secili prej pronarëve do të përfitojë pjesën takuese që i përket. Mund të parashtroni gjatë seancës gjyqësore pretendimin në lidhje me interesin e shumicës së bashkëpronarëve. Faleminderit!
Prone
Prone
Në rast se si bashkëpronarë të një prone nuk arrijmë dot të biem dakord mes nesh, a kam të drejtë t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar zgjidhje?
Përshëndetje, Nëse nuk keni mundur të arrini në një marrëveshje, mund të paraqisni një kërkesë në gjykatë për pjestim të sendit duke thirrur në gjyq të gjithë bashkëpronarët. Pjesëtimi i sendit të përbashkët bëhet me ndarjen e tij në natyrë sipas pjesëve që kanë bashkëpronarët, në qoftë se kjo ndarje është e mundshme dhe nuk dëmton qëllimin përkatës të sendit. Kur sendi i përbashkët nuk mund të ndahet në natyrë gjykata urdhëron që ai të shitet në ankand dhe vlefta e tij të ndahet ndërmjet bashkëpronarëve, sipas pjesëve përkatëse, duke llogaritur edhe shumat që ata duhet t’i paguajnë njëri-tjetrit për shkak të marrëdhënies së bashkëpronësisë. Kur sendi që nuk mund të ndahet në natyrë, është shtëpi banimi, gjykata ia lë në pjesë, në kushtet e sipërtreguara, atij nga bashkëpronarët që banon në atë shtëpi ose ka nevojë më shumë se të tjerët për atë sipërfaqe banimi. Faleminderit!
Apartament
Apartament
Me vellain kemi nje apartament ne bashkepronesi po une dua ta shes. Ai pretendon ta bleje, kam te drejte tja shes dikujt tjeter apo vetem atij?
Përshëndetje, Ju keni të drejtë t’ia shisni pjesën tuaj të apartamentit, por përpara se t’ia shisni dikujt tjetër, ju duhet të njoftoni vëllain tuaj që është bashkëpronar dhe t’i jepni mundësinë të blejë pjesën tuaj. Kodi civil parashikon se: “Bashkëpronari, para se t’ia shesë pjesën e vet në sendin e paluajtshëm një personi që nuk është bashkëpronar, detyrohet të njoftojë me shkrim bashkëpronarët e tjerë nëse dëshirojnë të blejnë pjesën me të njëjtat kushte që do t’ia shesë personit të tretë. Në rast se këta nuk përgjigjen brenda 3 (tre) muajve se dëshirojnë të blejnë pjesën, bashkëpronari është i lirë të shesë pjesën e tij në persona të tretë. Ai duhet t’ua bëjë të njohur bashkëpronarëve të tjerë bashkëpronarin e ri.” Faleminderit!
Detyrimet e paleve
Detyrimet e paleve
Përshëndetje, aplikimet per certifikate pronesie dhe regjistrim te kontrates se shitjes, L1 dhe KP1 i paguan shitësi apo blerësi?
Përshëndetje, Shpenzimet e kontratës së shitjes, si dhe shpenzime të tjera të lidhura me të, janë përgjegjësi e blerësit, përveçse në rastet kur në marrëveshje parashikohet ndryshe. Pra, nëse nuk ka një marrëveshje ku të keni përcaktuar se kush nga palët ngarkohet me këto detyrime, shpenzimet mbulohen nga blerësi për veprimet e përmendura. Faleminderit!
Bashkepronesi!
Bashkepronesi!
Pershendetje. Bashkeshorti im sapo ka mare 1 apartament me akt dhurimi nga prindrit e tij. A mund tme perfshije dhe mua ne bashkepronesi? a paguajme tarifen 15%?
Përshëndetje Jo, norma e tatimit prej 15% nuk paguhet sipas parashikimeve të reja në Ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili në nenin 60 pika 7 parashikon se përjashtohen nga tatimi: “Dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla”. Për sa i përket pjesës së përfshirjes suaj në bashkëpronësi, i takon pronarit të ri (bashkëshortit tuaj) të ju përfshijë në të. Faleminderit!
si procedohet per paisjen me certifikat pronesie
si procedohet per paisjen me certifikat pronesie
kam numrin e pasuris kam numrin e vendimit daten e shpalljes kush jane hapat e paisjes me certifikat pronesie behet fjale per apartament ne pallat te braktisur nga ndertuesi
Përshëndetje, Duhet të bëni një aplikim në portalin e-albania përmes shërbimit “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrative”, ku duhet të ngarkoni në sistem vendimin gjyqësor përfundimtar të formës së prerë. Faleminderit!
Tarifa e bashkepronesise ne pallat
Tarifa e bashkepronesise ne pallat
Pershendetje! Deri tani ne banoret e shkalles, kemi patur te njejten tarife per mirembajtjen e ambienteve ne bashkepronesi. Tani, kryesia e asamblese ka marre nje vendim qe apartamentet qe jane dhene me qira nga pronaret, po per qellime banimi, te kene nje tarife me te larte per mirembajtjen e ambienteve ne bashkepronesi. Dhe kjo tarife eshte miratiar prej tyre ne masen 250% me e larte se tarifa e banoreve te tjere. Ju lutem, do te doja te dija nese eshte ligjore kjo kerkese e tyre per tarifimin me te larte te pronareve qe kane dhene shtepine me qira, po per qellime banimi? Faleminderit!
Përshëndetje, Udhëzimi nr. 27, datë 20.12.2010 “Për llogaritjen e tarifës së administrimit për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi” parashikon se: “Asambleja e bashkëpronarëve për llogaritjen e tarifës së administrimit për çdo bashkëpronar, bazohet në kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi dhe merr në konsideratë masën e përdorimit të elementeve të veçanta të bashkëpronësisë nga pronarët e çdo njësie individuale. Me masë përdorimi, kuptohet frekuenca e përdorimit të pajisjeve dhe e objekteve të instaluara në godinë. Kështu, bashkëpronarët e kateve përdhe, që nuk përdorin ashensorin, mund të përjashtohen nga kjo pagesë. Për njësitë që përdoren për shërbime, në varësi të aktivitetit të tyre, asambleja mund të miratojë një tarifë më të lartë. Për familjet që nuk banojnë për një kohë më të gjatë se 6 muaj në banesë, mund të reduktojë tarifën e administrimit dhe të mirëmbajtjes.” Pra, sipas udhëzimit, parashikohen disa raste kur Asambleja miraton tarifë më të lartë ose më të ulët në bazë të kritereve të ndryshme. Në rastin tuaj, kur prona juaj rezulton të përdoret vetëm për banim nuk supozohet të caktohet një tarifë më e lartë përvec se, nëse kjo tarifë vjen si pasojë e ndonjë arsye tjetër të justifikuar nga Asambleja e bashkëpronarëve. Do të ju këshillonim të bisedonit me Administratorin ku të parashtroni pretendimet tuaj në lidhje me sa më sipër, në mënyrë që të arrinit në një zgjidhje. Faleminderit!
Regjistrimi kontrate dhurimi
Regjistrimi kontrate dhurimi
Pershendetje me eshte dhuruar nje prone e kam bere aplikimin ne e-Albania per regjistrimin e kontrates se dhurimit bashke me aplikimet leshim certifikate pronesie, kopje kartele pasurise dhe kopje harte kadastrale qe 26 dhjetor dhe deri me sot asnje pergjigje nga e-Albania. Si ka mundesi qe afati ishte 8 dite nga konfirmimi pageses dhe akoma asnje dokument nuk me eshte derguar nga ASHK. Faleminderit.
Përshëndetje, Drejtohuni me një ankesë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në adresën e email-it: [email protected] dhe të paraqisni shqetësimin tuaj lidhur me vonesën e regjistrimit të kontratës së dhurimit. Për çdo pyetje tjetër, mos hezitoni të na shkruani sërish. Faleminderit!